Djaloshi që vdiq në vitin 2017 “u shpall” si viktima më e re e virusit korona në Britaninë e Madhe

Fotografia e djalit për të cilin pretendohet se është viktima më e re e virusit korona në Britaninë e Madhe, këto ditë po bën xhiro nëpër mediume dhe rrjete sociale. Por, fotografia është e rrejshme, gjë që shumë lehtë mund të verifikohet me një kërkim në internet.

Sipas lajmit me 1.04.2020 të cilin e dha africansalive.com bëhet fjalë për 13 vjeçarin Ismail Mohammed Abdulvahab nga Londra. Ai ka ndërruar jetë në spitalin “Kings college hospital” pa pasur asnjë persona afër, duke pasur parasysh nivelin e lartë të infeksionit të virusit korona.

 

Веста со истата фотографија ја пренесе и msn.com.

Fotografia e djalit u shpërnda edhe në Facebook edhe në Twitter.

 

Megjithatë, fotografia e djalit është e rrejshme. Më saktë, në të nuk thuhet si viktima më e re e virusit korona në Britaninë e Madhe, Ismaili, por bëhet fjalë për një djalë nga Irlanda, Conor Wilmot i cili në vitin 2017 ka kryer vetëvrasje duke ndjekur një lojë online.

Me reagimin për shpërndarjen e fotografisë të Conor u lajmëruar edhe familja e tij. Motra e tij më e madhe, Melanie Wilmot, apelon që ta lënë të qetë vëllanë e saj dhe çdo kush që do të has në fotografinë e tij me përmbajtje të rrejshme të paraqitet tek organet kompetente.

 

Fotografinë e djaloshit për të cilin pretendohet se është viktima më e re e virusit korona në Britaninë e Madhe, si të rrejshme e vlerësoi edhe shërbimi për verifikimin e fakteve Associated press, si dhe shërbimi për verifikimin e fakteve republicworld.com. Ata po ashtu erdhën në përfundim se djaloshit nga fotografia është në të vërtetë Conor Wilmot i cili ka ndërruar jetë në vitin 2017, dhe jo në vitin 2020 nga virusi korona.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.