Dita e fitores mbi fashizmin festohet edhe në Shkup

Партизански грибишта, Скопје. Фото: Влада на РСМ/веб (архива)

Dita e Fitores mbi Fashizmin festohet dhe përkujtohet në Shkup (dhe në të gjitha qytetet e tjera të vendit), por edhe si Dita e Evropës, kurse më 8 maj Dita e Fitores festohet edhe në Londër, Paris, Bruksel… pra në mbarë BE-në.

Shkruar nga: Teofil Blazevski

Profesoresha Biljana Vankovska u dërgoi një përgjigje këshilluese autoriteteve maqedonase që të shpejtojnë dhe të blejnë një biletë për në Moskë për të shënuar Ditën e Fitores mbi Fashizmin, pas deklaratës së Komisioneres së BE-së për Zgjerim Marta Kos lidhur me Maqedoninë:

Po të isha në pushtet, pas kësaj deklarate të sllovenees Kos, komisionerit për (mos)zgjerimin e BE-së (meqë ra fjala, e lexova të gjithë deklaratën), do të blija një biletë për në Moskë. Le të festojmë Ditën e Fitores mbi Fashizmin! BE-ja është edhe e arratisur edhe e humbur. (burimi – statusi i Vankovskës në FB).

Ky qëndrim publik i profesorit meriton një shpjegim të vogël lidhur me realitetin dominues brenda dhe përreth vendit, i cili në disa segmente të rëndësishme është si më poshtë:

Me fjalë të tjera, si qytetarët ashtu edhe qeveria janë (ende) kryesisht të orientuar me qasjee pro-evropiane dhe properëndimore, pavarësisht nga gjithë pasiguria që sjell e ardhmja për shkak të ndryshimeve të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht pas ndryshimit të politikave të “lojtarëve” më të mëdhenj ndërkombëtarë.

Së fundi, edhe pse askush nuk mund të mohojë kontributin e ish-Bashkimit Sovjetik në fitoren mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore, askush nuk mund t’i mohojë viktimat e të gjitha vendeve të tjera që luftuan kundër fashizmit, si në Perëndim dhe Lindje, ashtu edhe në Jug e në Veri, duke përfshirë viktimat e Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të tjerë që luftuan kundër fashizmit dhe për krijimin e një shteti maqedonas. Prandaj, Dita e Fitores mbi Fashizmin festohet dhe përkujtohet në Shkup (edhe në të gjitha qytetet e tjera të vendit), por edhe si Dita e Evropës, kurse më 8 maj Dita e Fitores festohet edhe në Londër, Paris, Bruksel…dmth në mbarë BE-në.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.