Diskreditim i kandidatëve për deputet pa i kontaktuar ato

 

Shkruan: Vesna Kollovska

Po recenzojmë tekst me titull: „Каndidatja për deputete, Biljana Proeska nga radhët e VMRO-së në Krushevë e dënuar!“, me të cilin qorrazi përcillet diçka që paraprakisht ka qenë e shkruar në rrjetet sociale, pa i respektuar standardet gazetareske dhe pa i vërtetuar faktet.

Në këtë rast kjo faqe përcjell një koment të një përdoruesi të rrjetit social Twitter.

„Vallë këto na qenkan ato njerëz të ndershëm dhe të pastër të Mickoskit, njerëzit e rinj me të cilët ai ofron rilindje? Kandidatja për deputete, Biljana Proeska nga radhët e VMRO-së në Krushevë e dënuar!!! Një kriminele e dëshmuar! Kush do le të urojë” (burimi Twiter).

Si shtesë e tuitit është bashkëngjitur aktgjykimi i Gjykatës themelore në Prilep nga viti 2015, sipas të cilit kandidatja për deputet nga radhët e koalicionit „Për rilindjen e Maqedonisë“, Biljana Proeska është dënuar me 3 muaj burg ose një vjet me kusht për veprën „Falsifikim të dokumenteve“.

Autori i tekstit, i cili vetëm e ka përcjellë atë që është shkruar në Twitter, nuk e ka kontrolluar Kodin zgjedhor, me të cilin janë rregulluar kushtet për zgjedhjen e deputetit. Në nenin 3, paragrafin 3 të Kodit zgjedhor (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 72/2020 nga data 21.03.2020) thuhet:

„Kandidati për deputet, anëtar këshilli ose kryetar komune nuk mund të jetë personi i cili : – është i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë me burgim pa kusht prej mbi 6 muaj, vuajtjen e të cilit ende nuk e ka filluar dhe – gjendet në vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer (neni 7, paragrafi 3).

Në rastin me Proeskën, dënimi i shqiptuar, edhe sikur të ishte aktiv, nuk është pengesë për kandidaturën e saj, e cila ka kaluar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve,  që ex officio (sipas detyrës zyrtare) kontrollon nëse kandidatët e propozuar në listat e deputetëve i plotësojnë kushtet ligjore.

Vërtetmatësi e kontaktoi kandidaten për deputete Biljana Proeska, e cila tha se fakti që kandidatura e saj ka kaluar në KSHZ, paraqet një demant të asaj që është shkruar. Ajo, pranë redaksisë tonë, dërgoi një çertifikatë për evidencë penale nga Gjykata themelore në Prilep, me të cilën vërtetohet se Proeska  „ nuk ka aktakuzë në fuqi, e as nuk është i është shqiptuar aktgjykim dënues i formës jo të prerë“.

 

(Teksti në dokument:

Gjykata themeore Prilep, si gjykatë kompetente duke vepruar me kërkesë të BIljana Proeska me banim në Krushevë, e mbi bazë të të dhënave nga evidenca penale, në pajtim me nenin 295 dhe nenin 94 të Rregullores të gjykatës, e lëshon këtë:

ÇERTIFIKATË PËR EVIDENCË PENALE

 Se për Biljana Proeskën, nga baba Zhivko dhe nëna Vesellka me NUAQ … e lindur më… në Prilep, shteti Republika e Maqedonisë së Veriut, me vendbanim në…, Komuna e Prilepit, nuk ka aktakuzë në fuqi, e as nuk është i është shqiptuar aktgjykim dënues i formës jo të prerë pranë kësaj gjykate.

Kjo çertifikatë i jepet parashtruesit të kërkesës për dokumente për udhëtim dhe nuk mund të përdoret për qëllim tjetër. Taksa sipas nenit 2 dhe numrit tarifor 25 të Ligjit për taksa gjyqësore, në vlerë prej 320,00 denarësh e paguar.)

 

Gazetari, sidomos gjatë periudhës parazgjedhore ka për detyrë t’i respektojë standardet themelore gazetareske, si dhe t’i kontaktojë të dyja palët dhe t’i hulumtojë dhe verifikojë faktet. Përshkruajtja e shkrimeve nga rrjetet sociale është bërë një praktikë e theksuar, sidomos në periudhën e fushatës parazgjedhore, kryesisht në mediet sociale, por nëse këto pretendime nuk verifikohen, ato shpesh herë mbeten dezinformata dhe manipulime.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис и National Endowment for Democracy или нивните партнери.

Your email address will not be published.