Dhuna politike rezultat i keqpërdorimit të Rregullores që të pengohet transferimi i qetë i pushtetit

Definicione të çuditshme për atë se çka është dhuna. Foto: VMRO-DPMNE/ueb-faqja.

Është plotësisht jokonsekuente që VMRO-DPMNE të akuzojë dikë për dhunë politikë, kur kjo parti zbaton një lloj të tillë dhune në Kuvend (por edhe përmes presidentit Ivanov), vetëm e vetëm që të mos lejojë transferimin e qeverisë atij i cili ka shumicën parlamentare, dhe sipas pjesës më ta madhe të ekspertëve dhe deputetëve në Kuvend, shkel edhe Kushtetutën edhe Rregulloren.

Partia presidenti i të cilës është Nikolla Gruevski, pas bisedimeve të tij të hënën (01.05.2017) me funksionarin e larte amerikan Brajan Hojt Ji dha kumtesë në të cilën ka elemente të pavërteta dhe jokonsekuente. 

Për VMRO-DPMNE-në dhuna politike mbi Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren nga ana e LSDM-së shkaktoi acarim, ndërsa provokim shtesë ishte edhe këndimi i himnit shqiptar në Kuvendin maqedonas. Me këtë përfundojë edhe zgjedhja jo e ligjshme e kryetarit të Kuvendit jashtë të gjitha procedurave, por tashmë zyrtarisht seanca ka përfunduar, pa shënim, pa stenogram, pa të drejtë të fjalës së deputetëve, jashtë Rregullores për punë, ligjeve dhe Kushtetutës

 

ARSYETIM:

Funksionari Amerikan Hojt Ji udhëtoi në Maqedoni me qëllim që të ndihmojë ne gjetjen e paqes dhe zgjidhjes politike të krizës e cila arriti kulmin me dhunën në Kuvend nga grupi i mbështetësve të qëndrimeve të VMRO-DPMNE-së dhe ai bisedoi edhe me liderin e kësaj partie Nikolla Gruevskin, me çka partia kumtoi/dha deklaratë dhe qëndrim, se arsyeja për incidentin ka qenë “dhunë politike e LSDM-së mbi Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren…”

Në të gjithë kumtesën ka mjaftë pjesë që janë të pavërteta, por shikuar edhe nga logjika formale-ligjore, është jokonsekuente. Arsyeja thelbësore se përse është e pavërtetë dhe jokonsekuente, për opinionin e gjerë dhe ndërkombëtar tashmë dihet – refuzimi i kalimit të qetë të qeverisë, ndërsa hetimi do të vërtetojë se kush dhe si ka porositur dhe ka nxitur dhunën mbi deputetët, kush dhe si i ka hapur dyert e Kuvendit dhe përse policia, gjegjësisht përgjegjësit e saj kanë shmangur reagimin – me qëllim ose nga vlerësimi i keq profesional.

Por, VMRO-DPMNE, respektivisht lideri i saj Nikolla Gruevski, kur deklaron këtë, në radhë të parë bëhet fjalë edhe për jokonsekuencë.

Arsyet qëndrojnë pikërisht në Kushtetutën, ligjet dhe Rregullore, të cilat sipas mendimit te partive të tjera në Kuvend, përveç VMRO-DPMNE-së, më pas edhe nga më shumë ekspert ligjor dhe nga pjesa më e madhe e opinionit vendas dhe ndërkombëtar, shfrytëzohen nga ana e Gruevskit dhe presidentit Ivanov, që të mos ketë transferim të qeverisë.

Sepse shumë herë janë përsëritur qëndrimet e ekspertëve dhe politikanëve se në cilën mënyrë Ivanov shkel Kushtetutën dhe nuk ia mundëson mandatin liderit të grupit të partive politike të cilat kanë shumicë parlamentare, por do të ndalemi në Rregulloren e Kuvendit. Ekzistojnë dy mendime diametralisht kundërthënëse.

Njërin e përfaqëson VMRO-DPMNE. Ata thirren ne Rregulloren për punën në Kuvend, më saktë me atë se kush udhëheq seancën dhe se nuk ka qenë e mundur që të kalohet në pikën tjetër të rendit ditor nëse nuk janë kryer të gjithë diskutimet, dhe ai është zgjedhja e kryetarit te Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Argumenti më i madh i tyre është neni 80, paragrafi 2, në të cilin thuhet se “Dëgjimi zgjat derisa sa nuk përfundon lista e deputetëve të cilët janë paraqitur për të marr fjalën”. 

Deputetët e shumicës parlamentare, përsëri, thirren në dispozitat e nenit 78, paragrafi 2, i cili thotë se “Përgjatë seancës, me propozim të kryetarit të Kuvendit, propozuesit ose deputetit të cilët mbështetën më së paku nga dhjetë deputet, Kuvendi pa dëgjim vendos pas secilit propozim për ndryshim të orarit të dëgjimit sipas pikave të rendit ditorë, gjegjësisht që të udhëhiqet dëgjimi i vetëm sipas pikave të rendit ditorë që janë të lidhura mes vete”. 

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, përgjatë 20 vazhdimeve në seancën konstituive filluar para një muaji e gjysmë, me paraqitjen e dhjetëra diskutimeve në pikën e zgjedhjes së Komisionit, bëjnë filibastering klasik, gjegjësisht pengojnë punën e Kuvendit. Ata edhe lajmërojnë se seanca do të zgjatë deri kur të kryhen të gjithë diskutimet, ndërsa për njëzet vazhdime efektive të seancës, me diskutim përfunduan katër-pesë diskutues, që në perspektiv do të thotë pengesë prej shumë muajve. Në këtë mënyrë nuk lejohet transferimi i qeverisë, gjatë të cilit dispozitat e Rregullores interpretohen vetëm në interes politik të VMRO-DPMNE-së.

Prej këtu edhe e drejta e shumicës parlamentare që të shfrytëzojë arsyetimet e veta dhe argumentimet për Rregulloren e punë në Kuvend, dhe gjatë kësaj mund që të vendosim edhe arsyetimin e deputetit Goran Misovski, si i fundit pas dhunës ditën e enjte, por edhe interpretimet siç janë qëndrimi, për shembull i Venko Gligorovit, por edhe i Stojan Andonovit dhe shumë personave të tjerë të cilët mundin që të prezantojnë qëndrime kompetente për këtë çështje

Andaj, duke pasur parasysh atë që u tha më lartë, është plotësisht jokonsekuente që VMRO-DPMNE të akuzojë dikë për dhunë politike,kur vet ajo parti zbaton një tip të këtillë dhune në Kuvend (por edhe përmes presidentit Ivanov), vetëm që të mos të lejoj transferimin e qeverisë atij i cili e ka shumicën parlamentare, dhe sipas shumicës ekspertët dhe deputetët në Kuvendin, thyejnë edhe Kushtetutën edhe Rregulloren. Prej këtu, qëndrimi i kundërt i thënë sipas interpretimit të VMRO-DPMNE-së për dhunën e cila ndodhi në Parlament, padyshim se është jokonsekuent.

BURIME :

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.