Dhuna nëpër parlamente

Dhuna nëpër parlamente anembanë botës, edhe pse rrallë, është njëra nga mënyrat nëpërmjet të të cilave pushteti dhe opozita “i qërojnë hesapet” për idealet dhe pabarazitë e tyre.

Парламент

Duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit në parlamentin e Maqedonisë, shkurtimisht do t’i përmendim vendet, në të cilat, deri tani parlamenti ka qenë vend për përleshje fizike ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Parlamenti i Ukrainës është një nga vendet ku dhuna e këtillë është gjithnjë e më e pranishme. Ngjarja e fundit e këtillë pahijshme ndodhi paradokohësh, më 13.12.2012, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth zgjedhjes së kryetarit të parlamentit. Dhuna nuk mungon as në parlamentet e Afganistanit, Indisë, Greqisë, Koresë, Pakistanit, Tajlandit, Izraelit, Somalisë dhe Jordanit. Është me rëndësi të theksohet se asnjëra nga vendet e zhvilluara të Evropës prej të cilave Maqedonia mëson për atë se ç’është demokracia dhe si ndërtohet shoqëri demokratike, nuk praktikon qërim të këtillë të dhunshëm të hesapeve në parlamentet e tyre.

Me kërkesë të një lexueseje, u përpoqëm të bëjmë edhe analizë për atë se në cilat demokraci sot deputetët e opozitës janë larguar me dhunë nga parlamenti. Është interesante që gjatë hulumtimit hasëm vetëm në një rast kur depuetët e opozitës me dhunë janë larguar nga parlamenti. Në fakt, në ishullin Shën Vinsent në Detin e Karibeve, dy deputetë të opozitës janë larguar me dhunë nga parlamenti dhe janë lënduar. Deputetët janë larguar nga parlamenti për shkak të debatit për tërheqjen e një pjese të legjislacionit kontroverz që do t’i lironte politikanët nga përgjegjësia për deklaratat e dhëna gjatë fushatave zgjedhore.

Në qoftë se dini edhe për ndonjë rast të këtillë, lirisht përbashkojeni me ne.

Bonus: Perspektiva historike

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.