Dezinformimi si armë në luftën energjetike

Гасна инфраструктура. Фото: © Rosemary Oakeshott (cc-by-sa/2.0)

 

Çdo luftë zhvillohet në shumë fronte. Në lidhje me luftën në Ukrainë, më e tmerrshmja është ajo që ndodh në terren ku çdo ditë humben jetë, shkatërrohen objekte civile dhe tragjedia dhe pakuptimësia e luftës lë plagë të thella në shpirtrat e njerëzve çdo ditë. Luftë po bëhet edhe në fushën e diplomacisë, por ajo që po ndodh për herë të parë dhe do të shënohet në kronikat historike të shekullit 21, është se në këtë epokë jemi dëshmitarë të një lufte me apo për energjinë

Shkruan: Zoran Bojarovski

Vetëm tani po bëhet e qartë se sa i fortë është ndikimi rus, veçanërisht në Evropë, kur dekada më parë ajo “e lëvizi” ekonominë dhe përparimin evropian me energjinë e lirë – gazin natyror. Çdo tubacion i ri (Nord Stream 1, Nord Stream 2, Soyuz, Bratsvo, Northern Light, South Stream, Transgas…), ishte si një infuzion i ri në qarkullimin e gjakut të Evropës.

Foto: Harta e gassjellësve nga Rusija për në Evropë. Аutorë: Samuel Bailey, Wikipedia

Kur më 6 shtator të këtij viti Gazprom shpërndau gjerësisht videon në të cilën në kuadrin e parë rubineti mbyllet dhe shigjeta e matësit të gazit bie në zero, askush nuk kishte asnjë rezervë se ishim dëshmitarë të luftës energjetike.

Ishte një nga pikat kulmore të luftës propagandistike kur tashmë u zbardhën të gjitha dyshimet se gazi dhe nafta u bënë municion për dezinformimin.

Lufta për energjinë – Rasti i Maqedonisë

Në pritje të dimrit të gjatë e “të ftohtë”, që as politikanët e vendit nuk e fshehin se na pret, Maqedonia nuk është një vëzhgues i heshtur, por sa efektive do të jenë masat dhe politikat e ndërmarra për zbutjen e ndikimit, mbetet e pasigurt, sepse ka shumë pyetje të hapura, dhe të pyetje të reja imponohen çdo ditë që kalon.

Ndërkohë, paralelisht me luftën ekonomike për sigurimin e gazit për një periudhë më të gjatë apo “për alternativat tjera të naftës dhe qymyrit”, shteti nuk duhet të anashkalojë në asnjë mënyrë luftën për të parandaluar dezinformimin. Qëllimi i tyre parësor është minimi dhe destabilizimi i plotë i publikut në masat dhe politikat e Qeverisë dhe institucioneve kompetente për sigurimin e kushteve të nevojshme për tejkalimin e kërcënimeve nga kriza energjetike.

Si shumë herë më parë, opozita më e madhe politike në Maqedoni, në vend që të solidarizohej dhe të merrte pjesë me përgjegjësi në përpjekjet për tejkalim, mori qëndrim kritikues vetëm për të fituar pikë politike nga kriza.

Pikërisht kjo parti, në mesin e janarit të këtij viti, më pak se tridhjetë ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe kur u bë e qartë se gazi rus po bëhej armë në atë luftë, doli me një deklaratë në të cilën pretendonte se :

Nëse qeveria e Zaevit dhe piunit Kovaçevski do të bënte përpjekje për të ofruar gaz të lirë në tregun ndërkombëtar si të gjitha qeveritë e rajonit dhe botës, kompanitë dhe qytetarët maqedonas tani nuk do ta paguanin gazin më të shtrenjtë. Qytetarët tani paguajnë më shumë për gazin, sepse qeveria nuk ka siguruar çmime të ulëta të gazit, siç kanë bërë qeveritë e shteteve të tjera.

Kundërspini i Vërtetmatësit, “Kundërspin: Çmimet e larta të gazit të importit nuk kanë lidhje me aftësitë negociuese të qeverisë”, zbardj dezinformimin e vendosur në këtë deklaratë, “sepse edhe pse zyrtarisht dhe ligjërisht qeveria negocion çmimin e gazit me rusët, megjithatë roli i saj dhe ndikimi në çmim, për shkak të arsyeve të mësipërme, është shumë i ulët. Më shumë bëhet fjalë për një përpjekje për të ndikuar palën ruse në situatën gjeopolitike në rajon, se sa për negociata reale ekonomike përmes të cilave pala maqedonase do të kishte njëfarë ndikimi në çmim”.

Menjëherë pas kësaj, vrulli i dezinformimit u intensifikua me fillimin e luftës dhe përparimin fillestar të forcave pushtuese ruse në territorin e Ukrainës, kur Rusia, në përgjigje të sanksioneve ekonomike dhe politike kundër Moskës, vendosi të ndërpresë furnizimin me gaz për disa vende evropiane, përfshirë Bullgarinë.

Menjëherë pas kësaj pasuan më shumë dezinformata apo gjysmë të vërteta, siç ishte lajmi i portalit Infomax më 20 mars me titullin “Maqedonisë do të mbetet pa gaz?”. “Furnizimi i vënë në rrezik, Bullgaria heq dorë nga gazi rus.”

Ajo që është tipike për këtë lloj dezinformimi është se përveç titullit, përmbajtja e informacionit nuk ka të bëjë fare me Maqedoninë, por me Bullgarinë dhe gjendjen e saj në të cilën do të ballafaqpjet nëse i ndërpritet gazi nga Rusia, dhe për reagimin ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me këtë çështje.

Manipulimi i lajmit të strukturuar në këtë mënyrë është edhe më i dukshëm nëse dihet se deklarata e perifrazuar e presidentit serb nuk transmetohet me saktësi dhe në këtë mënyrë çon në një përfundim të gabuar sepse në komentin origjinal Presidenti Vuçiq tregon se ndërprerja e gazit për Bullgarinë nuk pengon transitin e gazit për vendet e tjera që kanë një marrëveshje me Gazprom.

Dhe me të vërtetë është ashtu. Maqedonia e Veriut është një dëshmi për këtë, sepse edhe pse Kremlini e ndaloi dërgimin e gazit në Bullgari, i cili përmes rrjetit të shpërndarjes që na vjen përmes këtij vendi nuk u ndërpre dhe deri më sot nuk është ndërprerë, megjithëse mori pjesë edhe televizioni Alfa në shpërndarjen e dezinformatave për këtë temë me reportazhin televiziv me titull “Rusia i ndal ventilët e gazit për Bullgarinë, Maqedonia tani për tani ka gaz, por pyetja është deri kur”.

Lufta në Ukrainë do të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Gjelbër

Shpjegimi ilustrues i kryetarit të Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski, tregon se si çmimet e gazit dhe së bashku me dezinformatat janë bërë armë në luftën e Putinit dhe ndikimin e Rusisë.

Kostoja e prodhimit të një mijë metër kub gaz për Gazprom në vitin 2020 ishte rreth 40 dollarë amerikanë. Unë nuk besoj se kostot e tyre janë rritur në vitin 2021 ose këtë vit. Këtu shtojmë koston maksimale të transportit, çmimi arrin deri në 100 dollarë për 1000 metër kub gaz siberian. Në fund të gushtit të këtij viti, çmimi i gazit të Gazprom arriti në 2900 dollarë për mijë metër kub. Kështu financohet lufta në Ukrainë, thotë Bislimvski nga KRE në një bisedë për nevojat për këtë analizë.

Lidhur me këtë do të mbahet mend edhe deklarata e ish-ministrit të Mjedisit në Qeverinë e Bullgarisë, Julian Popov, i cili tha se “kur negocion me Gazprom, në fakt po negocion me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë”.

Edhe Mitko Andreevski, një nga konsulentët më me përvojë të energjisë në Maqedoni, është i mendimit se Evropa po shqyrton disa skenarë dhe do të gjejë një mënyrë për t’u përballur me këtë kërcënim.

A do të ketë dëme? Po! A do t’ia dalim? Do të menaxhohet, sepse të mos harrojmë se BE-ja me Agjendën e Gjelbër e ka planifikuar dhe gradualisht po e zbaton strategjinë për uljen e varësisë nga gazi natyror dhe përjashtimin e plotë të përdorimit të tij deri në vitin 2050, thekson Andreevski.

Bislimovski nga KRE thekson strategjinë afatgjatë të Evropës, gjegjësisht BE-së për të hequr qafe plotësisht varësinë energjetike nga Rusia me investime serioze në burimet e rinovueshme të energjisë, turbinat e erës dhe fotovoltaikët, dhe nëse ka ndonjë gjë të dobishme nga kjo situatë jashtëzakonisht krize , është përshpejtimi i zbatimit të Aghendës së Gjelbër.

Tani ka një tendencë në rritje në investimin në bateri për të ruajtur energjinë elektrike të prodhuar nga fotovoltaikët dhe era. Kështu krijohen rezervat që mund të shfrytëzohen kur nevojiten, sqaron kryetari i KRE-së Bislimovski.

Ndër skenarët afatgjatë për dalje nga kriza që përmend Andreevski janë përfitimet shtesë për investime në ndërtimin e kapaciteteve të reja nga burimet e ripërtëritshme për energji elektrike dhe terminale për LNG, gjegjësisht gaz të lëngshëm. Gjermania po i ndërton tashmë, ndërsa në rajonin e Greqisë, përveç Aleksandropolisit, është paralajmëruar një tjetër në Volos.

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.