Dezinformim për investimet e huaja dhe investimet kapitale

 

Partia më e madhe opozitare në Kuvendin e RMV-së lëshoi komunikatë/deklaratë e cila ka shumë dezinformata, mes të cilave i ndamë:

Investitorët gjerman në vend vërtetuan se LSDM në këto dy vite asgjë nuk ka punuar, asgjë përveç që i ka shitur interesat shtetëror. Ato vetëm se vërtetuan edhe tenderat kriminale dhe të paqëndrueshme të kartelit të Qeverisë si dhe pasigurinë ligjore të cilën e krijon LSDM në shtet…

Pamundësia e shtetit shfaq edhe realizimin e investimeve kapitale e cila është më e ulëta deri tani. Për dy muajt e parë ato arrijnë 3,53 përqind gjë që na tregon se edhe këtë vit si edhe vitin e kaluar nuk do të arrijnë të realizojnë gjysmën e investimeve kapitale të cilat vet i projektojnë…

[Burime: VMRO-DPMNE – Komunikata data: 29.03.2019]

 

ARSYETIM:

Partia më serioze opozitare politike në vend, VMRO-DPMNE, dha komunikatë/deklaratë, me pretendimet të cilët kryesisht janë dezinformata, gjegjësisht të pavërteta, para së gjithash, rreth investimeve të huaja në vend, më saktë, të atyre gjermane, dhe më pas edhe për parametrat tjerë ekonomik, mes të cilëve edhe ato për investime kapitale.

Në komunikatë/deklaratë ka edhe të dhëna të tjera problematike dhe të pavërteta. Për shembull, thuhet se “borxhi publik për herë të parë në historinë e shtetit ka kaluar 5 miliard euro dhe kalon kufirin psikologjik prej 50%”. Së pari, borxhi publik para shumë kohësh kaloi 5 miliard euro që në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Ashtë që nuk është lajmë. Por, me një nivel të tillë të borxhit publik, ai nuk arrin 50% të BPV-së, por vitin e kaluar lëvizte në mes 47,4% dhe 48,5% të PBV-së. Të dhënat për lëvizjen e borxhit publik të vitit, më saktë në dy muajt e fundit të vitit, akoma nuk janë publikuar, ndërsa meritën për këtë e ka edhe VMRO-DPMNE, e cila dinamikën e publikimit të ngjarjes së gjendjes me borxhin publik e ndryshoi një herë në muaj çdo tre muaj përderisa ishte në qeveri. Andaj, sipas të dhënave të disponueshme, ai arrin 48,5% që do të thotë se pretendimi se borxhi publik ka kaluar kufirin psikologjik prej 50% është plotësisht dezinformatë. Të mos flasim për faktin se borxhi publik në këtë nivel është nën 50% akoma është që nga koha e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, më konkretisht prej vitit 2016. Ai vit, borxhi publik ishte edhe në nivel më të lartë prej 48,8% para se të bie në vitin 2017 në 47,8%, siç tregon grafikoni më poshtë i Ministrisë së Financave. Që punët të jenë më keq, këto të dhëna manipuluese dhe të pavërteta përsëriten nga ana e partisë, për të cilën dëshmon deklarata e dytë e VMRO-DPMNE-së disa orë pas të parës, me çka krijohet fotografia e gabuar për opinionin e gjerë dhe për votuesit në vend.

Për pretendimin e parë rreth investuesve në vend, partia dezinformon, duke u nisur para së gjithash prej perspektivës me të cilën e shef anketën në internet të cilën investuesit e arritën në mes vete. Dhe ajo perspektivë është, de fakto, gotën shohim gjysmë të zbrazët, dhe jo si gjysmë të mbushur.

Andaj, duke nisur para së gjithash prej variantit – gjysmë e zbrazët, të cilën e plasojnë edhe disa mediume, me titullin “zero absolute”, partia fokusohet në zero absolute dhe konstaton se “investuesit gjerman në vend konstatuan se LSDM nuk punoi asgjë përveç se i ka shitur interesat shtetëror”. Mediumet i kanë shfaqur edhe numrat tjerë në anketë. Partia jo.

Por, për këtë, i njëjti përfaqësues i investitorëve gjerman i cili u citua nga mediume, mbi të cilat edhe VMRO-DPMNE tha deklaratën e pavërtetë të cilën po e vlerësojmë, dha deklaratë tjetër dhe të dhëna tjera pas takimit të Qeverisë së RMV-së me ekipin ekonomik:

Pothuajse 78% e kompanive gjermane kanë deklaruar gatishmërinë që përsëri të investojnë në Maqedoninë Veriore, ky është nivel i lartë dhe për tu mbajtur është e nevojshme që të punohet edhe më tepër dhe me më përkushtim – deklarata Patrik Martens, drejtori i delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoninë Veriore.

Në anketën e treguar në tërësi u thanë edhe disa tregues pozitiv, dhe u sqaruan edhe shume arsye të tjera për pjesën negative, gjë që mund të shihen në detaje deklaratat dhe numrat e prezantuar në vegzën e Qeverisë.

Dezinformata e dytë të cilën e vlerësojmë ka të bëj me investimet kapitale. Edhe një prej lëndëve që nuk është çështje diskutimi për askënd në tregim, as për Qeverinë, as për opinionin profesional – është fakti se realizimi i investimeve kapitale është i dobët – VMRO-DPMNE në deklaratën e vet përsëri lejon dezinformatën:

Për dy muajt e parë arrijnë 3,53% gjë që na tregon se edhe këtë vit si dhe vitin e kaluar nuk do të arrijnë realizojnë as gjysmë e investimeve kapitale të cilët vet i projektojnë…

Realizimi i investimeve kapitale në shtet është problem prej dekadave, dhe nuk është prej mbrëmë…Edhe pse investimet kapitale të projektuara mbi 400 milion euro nuk u realizuan në tërësi, është fakt se realizimi i tyre është mbi 67 përqind, gjë që është më tepër se 50 përqind sesa pretendon VMRO-DPMNE. Është fakt se për këtë ka informacione më tepër vende, por është mjaftueshëm vetëm të hapen vegzat e Ministrisë së Financave, ku ka edhe llogari përfundimtare “Realizimi i Buxhetit të Qeverisë së përgjithshme për vitin 2018”, me të dhënat për realizim, me çka do të shihet se realizimi i të hyrave kapitale ka arritur saktësisht 268,9 milion euro.

Për shkak të argumenteve të shprehura, vlerësojmë se paragrafet e deklaratës/komunikatës së VMRO-DPMNE, të cilën e cituam më lartë, është e pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Оцени: Тео Блажевски

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.