Dezinformatë është se ka befasi në këmbimoret në vend

Foto: Printscreen Portalb

Ulja apo rritja e lehtë e vlerës së valutave për një ditë, dy ditë apo një javë nuk është aspak çudi, siç pretendohet rrejshëm në postimin në Facebook dhe në artikullin mediatik. I njëjti është “grep” për tërheqjen e klikimeve dhe paraqet dezinformatë.

 

Dezinformatë është titulli se “ka surprizë tjetër në zyrat e këmbimoreve në Maqedoni”, siç sugjeron postimi në Facebook në të cilin shpërndahet artikulli mediatik.

Nëse hapni tekstin e publikuar në portal, ku titulli i plotë i informacionit thotë: “SËRISH SURPRIZË NË KËMBIMORET NË MAQEDONI: Ja lista e kursit të këmbimit sot në mëngjes!”, do të shihni se nuk bëhet fjalë për asnjëfarë surprize.

Këtë e vërteton edhe lista e kursit të këmbimit (7 tetor) e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, sipas së cilës kursi mesatar i euros është 61.4950, që është pak më pak se vlera e datës 6 tetor, kur është publikuar teksti që e recensojmë dhe kur kursi mesatar i këmbimit ishte 61.4970.

Ndryshim i parëndësishëm është edhe vlera mesatare e dollarit, e cila më 7 tetor arriti në 62.3682 denarë, për dallim nga 6 tetori kur ishte 62.0242 denarë, që sigurisht nuk është befasi.

Bota prej muajsh po ndjek rritjen e dollarit, por ai ka edhe lëvizje rënëse, sepse tregu i valutës është i paqëndrueshëm dhe i shkaktuar nga lufta në Ukrainë, e cila solli si pasojë krizën energjetike dhe rrjedhimisht krizën ekonomike, e cila shkakton ndryshime në vlerat e valutave të shportës në tregun financiar.

Bankat qendrore, si për shembull, Japonia dhe Koreja e Jugut dalin me masa të ndryshme që ndikojnë në vlerën e valutave, si dhe ndërhyrje të OPEC-ut duke ulur prodhimin e naftës, gjë që gjithashtu ndikon në vlerën e valutave.

Edhe Banka Kombëtare e Maqedonia së V zbaton politika për të kontrolluar dhe qetësuar pritjet inflacioniste, ndër të tjera, për të ruajtur stabilitetin e kursit të denarit.

Nga të gjitha më sipër, ky recension konfirmon se rënia apo rritja e parëndësishme e vlerës së valutave për një ditë, dy ditë, apo një javë, nuk është befasi dhe se titulli “PERSËRI BEFASI NË KËMBIMORET NË MAQEDONI: Ja lista e kursit të këmbimit sot në mëngjes!”, është “grep” për tërheqjen e klikimeve, domethënë paraqet dezinformatë.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.