Dezinformatat për vaksinat kundër Kovid-19 nuk “mbajnë ujë”, të dhënat për efikasitetin e tyre janë optimiste (INFOGRAFIK)

rofili John Ilir Vasili përmes statusit të tij në Facebook jep shembullin konkret të keqinterpretimit të një studimi kredibil dhe përkthimi i tij në atë formë si i konvenon autorit të statusit, përderisa ai ironizon me efikasitetin e vaksinave kundër Kovid-19, të dhënat në shtetet të cilat kanë vaksinuar një pjesë të madhe të popullatës janë shumë optimiste. Në Izrael, është vërtetuar se personat e vaksinuar mbi moshën 60 vjeç kanë imunitet më të fortë se të pavaksinuarit e moshës 40 vjeç. 40 vjeç. Edhe të dhënat e fundit në RMV tregojnë se vaksinat mbrojnë, shkruan Portalb.mk.

Personi me emrin John Ilir Vasili në “Fejsbuk” keqpërdor studimin e Qendrës për Kontroll të Sëmundjeve në Massachusetts duke potencuar se ky studim sipas tij thotë se të vaksinuarit kundër Kovid-19 infektohen më lehtë se sa të pavaksinuarit.

“Gjetja e fundit e CDC ne Massachusetts:
– Te vaksinuarit jane perhapes te virusit.
– 75% (tre në kater) e atyre qe jane infektuar kane qene te vaksinuarit. Me pak fjale, ata qe jane vaksinuar me shpresën se do mbroheshin nga armiku i padukshëm, jo vetëm që nuk janë te mbrojtur, por perkundrazi infektohen me kollaj se te tjerët. Dhe me e keqja jane shpërndarës te virusit dhe infektojnë te tjeret” shkruan ky profil në “Fejsbuk”.

Megjithatë, të dhënat të cilat i siguroi Portalb.mk nga Instituti për Shëndet Publik janë optimiste dhe tregojnë se vaksinat mbrojnë sidomos nga vdekja, pasi që në valën e 4 të pandemisë në RMV, ata që kanë pësuar janë kryesisht të pavaksinuarit.

Në periudhën nga 6 deri më 26 gusht, në vend janë infektuar 17.020 qytetarë. Nga të cilët, 17% apo 2.924 ishin të vaksinuar ndërkaq 83 për qind, të pavaksinuar.

Vdekshmëria te të pavaksinuarit është gjithashtu shumë më e lartë, thotë analiza e Institutit për Shëndet Publik. Në periudhën e gjatë tre javëve të fundit, kanë ndërruar jetë 276 person nga Kovid-19 nga të cilët 246 nuk kanë qenë të vaksinuar kurse vetëm 30 apo 10%, kanë pranuar vaksinë. Megjithatë, këta të fundit kanë pasur shumë sëmundje tjera shoqëruese.

Portalb.mk përgatiti infografik për këtë:

Edhe në Izrael vdekshmëria te të pavaksinuarit është shumë më e lartë se sa te të vaksinuarit

Të dhënat bazohen në një analizë të Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit dhe SandiegoGov gjatë periudhës qershor-gusht, është e dukshme se prej variantit “delta” të virusit korona kryesisht kanë pësuar të pavaksinuarit.

Mosha 60+ vjeç, të pavaksinuarit po vdesin 4.3 herë më tepër se të vaksinuarit

Mosha 40-60 vjeç, të pavaksinuarit po vdesin 12.5 herë më tepër se të vaksinuarit

Tek të vaksinuarit nën moshën 40 vjeç praktikisht nuk ka vdekje

Personat e vaksinuar mbi moshën 60 vjeç kanë imunitet më të fortë ndaj SARS-COV-2 se të pavaksinuarit e grupmoshës 40-60 vjeç

Sipas të dhënave të MSH të Izraelit vaksinimi e ka shtuar mbrojtjen e të moshuarve ndaj formës të rëndë të Kovid-19.

Rastet e rënda te kjo grupmoshë tashmë kanë rënë nën nivelin i cili është duke karakterizuar të pavaksinuarit në grupmoshën 40-60 vjeç.

Kur vjen puna te COVID-i edhe të moshuarit janë më mirë të armatosur për tu përballur me pasojat e Kovid-19 se grupmoshat më të reja.

Ndryshe, në Izrael thuajse nuk ka asnjë rast të personave nën 40 vjeç të infektuar dhe të vaksinuar të cilët gjenden në gjendje të rëndë apo të hospitalizuar, për grupmoshën 40-60 vjeç numri i rasteve të rënda është mbi 6 herë më i lartë te personat e pavaksinuar në raport me personat e vaksinuar, për grupmoshën 60-69 vjeç numri i rasteve të rënda është gati 7 herë më i lartë te personat e pavaksinuar në raport me personat e vaksinuar, për grupmoshën 70-79 vjeç numri i rasteve të rënda është 4 herë më i lartë te personat e pavaksinuar në raport me personat e vaksinuar, për grupmoshën 80-89 vjeç numri i rasteve të rënda është 7 herë më i lartë te personat e pavaksinuar në raport me personat e vaksinuarDisklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.