Dezinformatat për migrantët në rajon ngadalë shtrydhin ato për virusin korona

Migrants queue in the compound outside the Berlin Office of Health and Social Affairs (LAGESO) as they wait to register in Berlin, Germany, October 7, 2015. REUTERS/Fabrizio Bensch

Në suaza të programit për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, të cilat në Ballkan shumë shpejtë kalojnë kufijtë dhe përvetësohen nga mediumet e shtetit tjetër edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” rregullisht transmeton se çka ka të re te shërbimet fqinje për verifikimin e fakteve dhe luftës kundër dezinformazave në rajon, gjegjësisht nga shërbimi Kroat në veri, deri në Greqi në jug.

Paniku rreth fluksit të ri të refugjatëve në Ballkan, që kur Turiqa njoftoi se nuk do të mbajë refugjatët dhe se do të hap kufijtë për tu larguar nga vendi, nxiti dezinformata në disa mediume ballkanike.

Shërbimi grek për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme Ellinika hoaxes gjeti disa dezinformata në disa ueb-sajte greke në të cilat thuhet se për shkak të frikës së ardhjes së dhjetëra mijëra migrant përmes lumit Evros (Marica) në rajonin e Evrosit, ka filluar evakuimi i fshatit Kastanes. Ueb-faqet kanë informuar që kjo ka ndodhur për shkak të frikës që forcat greke nuk do të mund të ndalojnë valën e migrantëve, gjegjësisht se një masa e madhe e njerëzve nga ana tjetër e kufirit do të depërtojë përnjëherë.

Zërave të tillë, shkruan Ellinika hoaxes, ju është përgjigjur Vasil Mavdridi, kryetari i Komunës së Orestiada dhe kryetari i Asociacionit rajonal të komunave në Maqedoninë Lindore dhe Trakcija. Ai përmes profilit të tij në Facebook porositi se nuk ka urdhër për evakuim të Kastanes dhe ka kërkuar që të mos jepen lajme të rrejshme.

Sipas kësaj, nuk ka urdhër për evakuim, edhe përkrah asaj që gjendja në kufi është panjohur, thekson Ellinika hoaxes.

Dezinformata lidhur me migrantët, edhe pse jo në formë të drejtpërdrejtë  e frikën e fluksit të ri të migrantëve nëpër Ballkan, u shpërndanë edhe në Serbinë fqinje.

Atje, me fotografi nga Greqia të bërë para pesë vitesh të ilustruar me lajmin e vjetër për sulmin e migrantëve mbi një vajzë, shkruan shërbimi serb për luftën kundër dezinformata “Raskrivanje”.

Bëhet fjalë për ueb-faqe të djathta Srbin.info dhe Novine NovoSadske.

Srbin.info nën titullin „Hteli da snimaju silovanje. Detalji jezivog napada migranata na devojčicu u Subotici“ (Kanë dashur të incizojnë përdhunim. Detaje të sulmit të egër të migrantëve mbi vajzën nga Subotica) me 25 shkurt të këtij viti e kanë publikuar si lajm të ri, të cilin për herë të parë në vitin 2016 e dha gazeta “Blic”, kur edhe ka ndodhur sulmi.

Në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe sajti Novine NovoSadske, i cili ka publikuar tekstin me titull „Migranti hteli da snimaju silovanje devojke u Subotici! Komesarijat kaže, to nisu veliki incidenti…“ (Migrantët kanë dashur të incizojnë përdhunimin e vajzës në Suboticë! Komisari thotë, se nuk janë incidente të mëdha…), ndërsa ka përdorur fotografinë të bërë në ishullin grek Kos në vitin 2015, kur policia ka sulmuar migrantët para regjistrimit të tyre.

Por kjo është vetëm dezinformata e dytë e këtij portali, përkrah të parës – pretendimi që bëhet fjalë për rast të ri. Dezinformata e tretë është se ka përdorur deklaratë tërësisht të gabuar të Komisariatit për refugjatë, e cila nuk ka pasur të bëj me këtë rast, dhënë për televizionin N1. Më saktë, Svetllana Paliq nga Komisariati për atë televizion rajonal ka folur dhe deklaruar në lidhje me rastin e ri me “Patrullat popullore”; të cilët kërcënohet me sulme ndaj migrantëve, dhe jo për rastin e dhunimit të vjetër “këtë vite”, thekson “Raskrikavanje”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.