Dezinformatat dhe verifikim të fakteve – thirrje për pjesëmarrje në trajnim, praktikë dhe vizitë studimore në SHBA

Фото: Image by Chen from Pixabay

Fondacioni Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ) dhe mbështetje të Ambasdaës së SHBA-ve në Shkup, e hapë thirrjen e dytë për pjesëmarrje të gazetarëve të rinj në Programin për Trajnim Mediatik, “Dezinforamta dhe verifikim të fakteve”.

Nëpërmjet këtij programi, pjesëmarrësit më të mirë do të ketë mundësi për praktikë në mediat e Metamorfozis, Meta, Portalb ose Vërtetëmatës, ndërkaq dy prej tyre do të qëndrojnë një javë në SHBA për vizitë studimore.

Trajnues i trajnimit të dytë “Dezinformata dhe verifikim të fakteve”, ndër të tjera do të jetë gazetari i shquar John Greenberg, korrespondent i PolitiFact.

Grinberg ka qenë pjesë e ekipit të PolitiFact gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale në vitin 2012 dhe njëri prej verifikuesve të fakteve që e kanë themeluar PunditFact në vitin 2013 – një projekt i dedikuar për verifikimin e saktësisë së pretendimeve të ekspertëve, kolumnistëve, blogerëve, analistëve politik, prezantuesve dhe mysafirëve në emisione të ndryshme. Grinberg dy herë ka qenë fitues i çmimeve nga Shoqata e Gazetarëve Profesional për gazetari hulumtuese.

Për të marrë pjesë në trajnim, mund të aplikojnë të gjithë personat në moshë deri 29-vjeç që vijnë nga rajoni Jugperëndimor dhe i Pellagonisë, përmes plotësimit të formularit në linkun vijues:
https://icfj.tfaforms.net/4995004.

Trajnimi do të mbahet prej 22 deri më 24 mars 2023 në Strugë dhe e njëjta do të zhvillohet në gjuhë angleze, ndërsa afati i fundit për aplikim është 3 mars 2023.

ICFJ dhe Fondacioni Metamorfozis e zbatojnë projektin në tre faza gjatë vitit 2023 dhe ai përfshin katër seminare tre-ditore. Trajnimet janë pjesë e programit “Gazetari për gjeneratën e re: Programe për trajnim mediatik” të Fondacionit Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetar (International Center for Journalists – ICFJ) dhe me mbështetje të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.