Deputetët në Hungari, jo në Maqedoni, ulin pagat e tyre

Извор на фотографија: Архива, Влада на РСМ

Postimi në Facebook qëllimisht e përjashton pjesën e lajmit, duke i bërë ndjekësit të mendojnë se deputetët në Maqedoninë e Veriut i kanë ulur pagat e tyre, gjë që është e dukshme edhe nga komentet nën postim.

Po analizojmë një postimFacebook që thotë:

PËR ÇDO LAVDATË: Deputetët i kanë ulur pagat e tyre me 40%.

Postimi gjithashtu ndan një artikull që, kur ta hapni, do të shihni se është një lajm që lidhet me Hungarinë.

Parlamenti hungarez vendosi unanimisht të ulë në mënyrë drastike pagat e deputetëve deri në 40 përqind. Masa, e cila u miratua me aklamacion nga të gjithë 189 deputetët e pranishëm, synon të zvogëlojë presionin mbi financat publike dhe të demonstrojë përgjegjshmëri politike ndaj qytetarëve, thuhet në artikull.

Megjithatë, postimi në Facebook qëllimisht e la jashtë atë pjesë, duke i bërë ndjekësit të mendojnë se deputetët në Maqedoninë së Veriut i kanë ulur pagat e tyre, gjë që është e dukshme edhe nga komentet nën postim.

Është e qartë se postimi nuk kishte për qëllim informacionin, por të manipuloj për të tërhequr sa më shumë klikime dhe reagime që është mundur. Dhe ia doli ta bënte këtë, duke pasur parasysh se u bë mjaft viral.

Por fakti është se deputetët në Hungari i kanë ulur pagat e tyre, jo në Maqedoni.

Prandaj, vlerësojmë se postimit i mungon konteksti.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.