Deklaratë korrekte e përdorur për të njollosur një funksioner politik

 

Shkruan: Zhaklina Cvetkovska

Në portalin infomax.mk është publikuar një tekst me titull„ Gënjen pa pikë turpi: Zaevi i ka premtuar Thaçit se nuk do bëjë qeveri me BDI-në“, në të cilin është përcjellë një deklaratë e liderit të PDSH-së, e dhënë gjatë një interviste në TV21, ku ai thotë se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i  ka premtuar se nëse vjen puna që të formojë qeveri, ai nuk do e përfshijë në të partnerin e deritanishëm BDI-në.

Autori e ka shfrytëzuar deklaratën e Menduh Thaçit dhe e ka vënë në një kontekst që nuk është adekuat, me qëllim që ta njollosë një funksioner politik.

Në titull, gazetari vjen në përfundim se „Gënjen pa pikë turpi“, duke menduar kështu për Zaevin, ndërsa në vazhdim e përcjell deklaratën e burimit të cituar në tekst. Kualifikim i njëjtë është dhënë edhe në pjesën hyrëse të vetë tekstit „gënjeshtar“, për ta përforcuar fushatën negative ndaj një politikani. Në ndërkohë, shpalos qëndrim personal dhe kualifikime personale për një person publik, një nga pretendentët për postin e kryeministrit, varësisht kjo nga rezultatet e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Deklarata e Thaçit është plotësisht korrekte dhe informative dhe nuk na imponon përfundimin të cilin e insinuon gazetari. Përkundrazi, Thaçi tregon se e ka në konsideratë këtë periudhë të ndjeshme parazgjedhore dhe nuk do që t’i bëjë dëm subjektit politik për të cilin po flet.

Me Zaevin biseduam për koalicion parazgjedhor me të, por nuk arritëm të biem dakord. Arsyen se pse nuk arritëm të biem dakord nuk mund ta them tani që të mos i bëj dëm gjatë fushatës. Dua që publiku të ketë mirëkuptim për korrektësinë time, sepse unë aspak nuk jam i interesuar t’i bëj dëm Zaevit. Unë kam shpresë se Zoran Zaevi do e mbajë fjalën dhe nuk do formojë qeveri me BDI-në. Ja, diçka edhe u thashë, tha Thaçi gjatë një momenti të sinqeritetit.

Në tekst ka anshmëri politike, që ka për qëllim t’i shkaktojë dëm një protagonisti të caktuar politik gjatë fushatës parazgjedhore dhe të ndikohet tek votuesit.  Në titull ka edhe elemente komentuese, të palejueshme për një tekst informativ, dhe nuk është respektuar distancimi profesional nga subjekti politik, me çka është bërë shkelje e neni 14 i Kodit etik të gazetarëve.

Duke shpalosur përfundime dhe konstatime personale gjatë një raportimi informativ, gazetari ka bërë shkelje edhe të nenit 15 ku thuhet:

Gazetari patjetër ta kultivojë kulturën e të shprehurit dhe etikën. Komunikimi i pashembullt me opinionin nuk i ka hije profesionit të gazetarit. 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .