Deklaratat e liderëve në fushatë nuk janë dëshmi për atë se çfarë mund të ndodhë

Propaganda kundër partive të caktuara politike nga disa media është shumë e theksuar me afrimin e zgjedhjeve, pikërisht kur duhet të tregojnë më shumë maturi. Zakonisht “lajmet” e tilla pa peshë për opinionin publik, karakterizohen me shtrembërim të deklaratave, mungesë  faktesh dhe shumë shpesh me sulme të drejtpërdrejta ndaj një subjekti politik apo personi. Mediat duhet ta vlerësojnë dhe jo ta keqpërdorin mundësinë e fjalës së lirë. Kjo e fundit duhet të jetë arma e gazetarit për të sulmuar keqpërdorimet e pushtetarëve dhe jo të bëhet marionetë e një subjekti të caktuar.

Linku origjinal i artikullit: E dëshmon kryetari i VMRO-DPMNE-së: Bilall Kasami do ta tradhtoj edhe LSDM-në pas zgjedhjeve!

Data e publikimit: 11.03.2020

Data e recensionit: 15.03.2020

Recensuese: Naile Dauti

Teksti fillon me informim për kandidatët e VMRO-DPMNE-së për deputetë dhe mungesa e figurave të reja që i ka premtuar kjo parti. Deri këtu autori i tekstit bën një hyrje, e cila, të jep përshtypjen se në vijim do të lexosh diçka me interes. Por, menjëherë lajmi merr një drejtim tjetër mjaft akuzues dhe paragjykues ndaj Lëvizjes Besa.

“Në këtë tubim Mickoski është lëvdëruar publikisht se pas zgjedhjeve do ta “vjedh” Besën prej LSDM-së së Zoran Zaevit. Ndryshe, Bilall Kasami pasi tradhtoi Besën, tash u ngjit te LSDM-ja për shpëtim. Por, si duket ai që tradhton njëherë, tradhton çdoherë thotë populli. Me këtë Kasami duket se i ka premtuar se pas zgjedhjeve deputetët edhe pse do ti fitojë nga LSDM-ja, ato do t’ia dorëzoj VMRO-DPMNE-së.”, thuhet në tekst.

Autori vazhdon të komentojë situatën, duke akuzuar Bilall Kasamin se ka tradhtuar Lëvizjen Besa dhe se tani është bashkuar me LSDM-në për të shpëtuar. E gjithë kjo është bërë duke mos atribuuar mendimin askujt, pra është bindje e autorit. Veprimet e partive politike, edhe kur ata mund të jenë të paqarta dhe shumë të paarsyeshme për opinionin, nuk është gazetari ai që do të gjykojë. Në fund të fundit është elektorati që do t’i gjykojë me votën e vet. Duhet të merren mendimi i njerëzve kompetent, por sërish kjo duke mos pasur për qëllim sulmin ndaj dikujt.

“…Në këtë drejtim vlerësoj se veprimi i Besës që shkoi me LSDM-në është i duhur dhe i mirë. Edhe njëri edhe tjetri kërkojnë vota që të mbulohen. Por fakti që Besa do të fitoj 3 ose 4 deputetë mua më inkurajon për pas zgjedhjeve”

Është karakteristikë e oponentëve politik që gjatë fushatës të thonë se do të jenë fitues të zgjedhjeve dhe se do të ishin partitë e vogla që do futeshin në koalicion me to. Deklaratat e tilla nuk mund të jenë dëshmi për atë që mund të ndodhë, as duke u nisur nga këto deklarata gazetari nuk mund të bëjë lajme dhe të pretendojë se janë me interes publik.

Kodi Etik i Gazetarëve, lejon të drejtën e komentimit, por gjithmonë duke respektuar vlerat etike dhe standardet gazetareske, që nuk ka ndodhur me tekstin në fjalë.

“Roli i gazetarëve është të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë”, thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve.

Koncepti i manipulimit “Thirrje të autoriteteve” dhe “Argument kundër njeriut”

Autori i tekstit duhet ta di se jo çdo deklarim i liderëve politik, sidomos në kohë fushate mund të jetë i vërtetë. Manipulimin “Thirrje të autoriteteve”  vjen në shprehje në momentin kur ia atribuon vërtetësinë një deklarate që është thënë nga lideri i VMRO-së, por kjo nuk domethënë se është e vërtetë. Manipulimi i dytë bëhet në momentin kur autori ia mvesh cilësitë e tradhtarit një liderit tjetër dhe sulmon atë.

Për lexuesit

Lexuesi më e pakta që mund të bëjë është t’i anashkalojë mediat e tilla nga lista  e mediave që i lexon gjatë rutinës së vet ditore. Duhet të jetë i lirë të formojë mendimin e vet, pa qenë i ndikuar nga mediat që kanë për qëllim të manipulojnë masën. Vetëm në atë mënyrë mund të themi se kemi një shoqëri të shëndoshë, e cila zgjedhjet  e veta i bën nga bindjet personale të formuara mbi arsyen e shëndoshë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.