Deklarata satirike e shpikur e Merkos, u bë lajm i vërtetë

Фото:struga.gov.mk

Në disa media, deklarata e Merkos u botua pa u theksuar se është satirë, dhe më pas u shpërnda në rrjetin social Facebook, ku ka një numër të madh shpërndarjesh dhe komentesh, shumica prej tyre negative dhe ofenduese.

 

“Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko në vitin e kaluar shpenzoi 27,500 euro për paraqitje, dmth për shërbime në objektet hotelierike”. Përveç këtij informacioni, i cili u përhap përmes mediave dhe rrjeteve sociale, u shfaq një deklaratë satirike, e trilluar e kryetarit të komunës, të cilën disa prej mediave e morën seriozisht dhe e përcollën si të vërtetë.

Portali “Kooperacija” nga lajmi për harxhimet e Merkos, bëri një njoftim satirik, në të cilin ata shtuan deklaratën e tij të trilluar.

“Shpesh kam ngrënë edhe me forcë, vetëm për të ndihmuar restorantet në Strugë”, është arsyetuar kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko.

Ai hodhi poshtë akuzat e opozitës se qytetarët e Strugës ishin viktima të ekstravagancës dhe luksit të tij dhe u përgjigj se nëse dikush ishte viktimë, ishte ai, sepse angazhimi dhe dëshira e tij për të ndihmuar i sillnin kolesterol të lartë, sheqer, enë të bllokuara të gjakut dhe presion të lartë të gjakut, por megjithatë ai është i gatshëm për të vazhduar sakrificën për të mirën e njerëzve të Strugës.

Ky portal e publikoi tekstin në kategorinë “Satira” dhe kjo shkruan menjëherë mbi titullin e tekstit.

Por, padyshim, disa prej mediave nuk e vunë re që njoftimi ishte satirik dhe e transmetuan atë si një deklaratë reale të Merkos në kombinim me lajmet fillestare rreth shumës së parave të shpenzuara, gjë që krijoi konfuzion në hapësirën mediatike.

Deklarata u botua pa theksuar se është satirë, gjegjësisht se është e shpikur, dhe më pas u shpërnda në rrjetin social Facebook ku ka një numër shpërndarjesh dhe komentesh, shumica prej tyre negative dhe ofenduese.

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, pohonse ai shpenzoi 27,000 euro nga paratë e buxhetit për të ndihmuar hoteleritë e ushqimit gjatë pandemisë, thuhet në postim.

E vërteta është se Merko nuk ka thënë një gjë të tillë. Në fakt, kryetari i Komunës së Strugës ende nuk ka dhënë asnjë koment për këtë çështje.

Por, disa media, pa bërë kontrolle të dyfishta, e publikuan këtë deklaratë si të vërtetë dhe më pas ajo u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale. Disa nga mediat informojnë se është një satirë vetëm në fund të tekstit, por nuk theksohet në titull. Pra, edhe këto media, kur ata e postojnë lajmin në Facebook, duket real dhe i sakta dhe nëse dikush e sheh pa e lexuar të gjithë, nuk do ta kuptohet se lajmi është satirë. Ndërsa në rrjetet sociale, zakonisht lexohen vetëm titujt e teksteve, kështu që publiku manipulohet me dashje ose pa dashje.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.