Debakël ka, por në titullin e tekstit, e jo në sistemin shëndetësor

Titulli duhet të informojë, e jo të dezinformojë. Titulli i një teksti nxirret nga përmbajtja e vetë tekstit dhe ai duhet të jetë real, dhe jo si në këtë rast, të manipulojë dhe të përhapë gënjeshtra.

 

Скриншот од веста што се рецензира

Linku deri te artikulli origjinal: DEBAKËL: Sistemi shëndetësor para KOLAPSIT.. Shihni numrin përfundimtar për sot

Data dhe koha e publikimit: 18.6.2020

Data e recensionit: 22.6.2020

Recenzues: Ana Anastasovska

Ky tekst ka një titull bombastik që paralajmëron një çështje shqetësuese dhe serioze. Titulli në pjesën e parë thotë “DEBAKËL: Sistemi shëndetësor para KOLAPSIT“, që menjëherë, në shikim të parë, krijon panik midis lexuesve.

Por, më poshtë në artikull nuk ka asgjë debakli dhe kolapsi i sistemit shëndetësor. Është plasuar vetëm një raport ditor nga Ministria e Shëndetësisë për situatën aktuale me Kovid-19. Këto raporte dërgohen në media çdo ditë nga ministria përkatëse dhe aty jepen numra të personave të infektuar, të vdekur dhe shëruar nga koronavirusi në nivel ditor.

Nuk është e qartë se prej ku në titull nxirret përfundimi se sistemi shëndetësor në Maqedoni është në prag të kolapsit, kur një gjë e tillë nuk përmendet askund në tekst. Nuk ka të dhëna për gjendjen e kapaciteteve të spitaleve, sa janë të mbushura apo jo, nuk ka të dhëna se sa dhe çfarë personeli mjekësor ka në dispozicion, nuk ka të dhëna se sa njerëz, për shembull, janë me mbështetje të respiratorëve, nëse ka mjaft respiratorë… Nuk tekst nuk ka asgjë për gjendjen e sistemit shëndetësor, kurse nxirret një përfundim dhe përhapet panik.

Titulli duhet të informojë, e jo të dezinformojë. Titulli i një teksti nxirret nga përmbajtja e vetë tekstit dhe ai duhet të jetë real, dhe jo si në këtë rast, të manipulojë dhe të përhapë gënjeshtra. Përveç kësaj, në kushte të pandemisë, një titull i tillë është edhe senzacionalist. Të dy shkeljet që i mbart ky tekst janë të përcaktuara dhe të ndaluara edhe nga Kodi i Gazetarëve të Maqedonisë.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.