Darko Brkan: Në Bosnjë dhe Hercegovinë dezinformata shpërndajnë më së paku 1.500 mediume

Darko Brkan, kryetar i "Përse jo!" Foto: arkiva

Darko Brkan me profesion elektron-inxhinier, por më së shumit i njohur edhe si kryetari i organizatës qytetare “Përse jo!” në Sarajevë. Ajo është njëra prej organizatave më të njohura në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila promovim aktivizmin qytetar, punon në planin e transparencës së institucioneve, si dhe në përdorimin e teknologjive dhe mediumeve digjitale në thellimin e demokracisë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Brkan është kryetar dhe anëtar i bordit të disa organizatave rajonale dhe është aktivist në Bosnjë dhe Hercegovinë. Karrierën e ka filluar para 19 vitesh si koordinator i fushatës për ngritje të vetëdijes, rrjet i cili promovoi kundërshtimin e shërbimin ushtarak. Me të në Shkup biseduam për gjendjen e dezinformimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe në rajon.  

SHËRBIMI PUBLIK – SHPËRNDARËS I DEZINFORMATAVE NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË

Çfarë lloje dezinformatash ka në Bosnjë dhe Hercegovinë? Cilët janë manipulimet dhe dezinformatat më të shpeshta në vendin tuaj? Prej ku rrjedhin këto dezinformata, e bëjnë këtë mediumet, politikanë dhe, kush në të vërtetë plason këto lajme? 

–  Pjesa më e madhe e manipulimeve mediatike ka karakter politik. Sipas hulimtimeve tona, në këtë moment kemi rreth 60 përqind dezinformata në bazën tonë me karakter politik, ndërsa të tjerat janë me përmbajtje të estradës dhe të llojeve të tjera, që lidhen me shëndetin ose shkencën, për shembull, diku 60 përqind prej gjithçkaje që prodhohet në kontekst të dezinformatave është politike.

E, tani, kur bëhet fjalë për mediumet, pjesën më të madhe të dezinformatave e prodhojnë ato të cilët i quajmë si “portale anonime”, që do të thotë mediume për të cilët është shumë vështirë të vërtetohet struktura e pronësisë, struktura redaktuese; në numrin më të madh të rasteve edhe vendin prej ku operojnë, gjegjësisht prej cilit shtet vinë.

Por, përsëri, dezinformuesit më të shpeshtë me numër më të madh të dezinformatave janë mediumet si shërbimi publik ose mediumet private komerciale.

Do të thotë, edhe shërbimi publik te ju, po ashtu, është prodhues i dezinformatave? 

Te ne shërbimi publik, gjegjësisht një pjesë e shërbimit publik – Radio televizioni i Republikës Serbe (RTRS) është bindshëm njëri prej prodhuesve të dezinformatave!

Si shoqata juaj menaxhon dezinformatat? Cilët aktivitet i zbaton për menaxhimin me dezinformata?

– Qasja e jonë e përgjithshme, primare, është selektimi dhe ekspozimi, gjegjësisht verifikimin e saktësisë së njoftimit mediatik dhe më pas publikimin se për çfarë lloj manipulimi mediatik bëhet fjalë…

Do të thotë bëhet fjalë për fact-checking (verifikim të fakteve)?

– Po, verifikim të fakteve. Përveç kësaj, punojmë edhe në mediumet e shkruara, në përmbajte të ndryshme të cilat edukojnë persona se si vet të verifikojnë përmbajtjet. Kemi edhe elemente shtesë të cilat jo vetëm që verifikojnë faktet, por më tepër janë për disa mjete të cilat mund të ju vijnë në ndihmë njerëzve, grupojmë mediume të cilat prodhojnë më së shumti dezinformata dhe bëjmë listë me ndihmën e të cilëa qytetarët mund të shohin mediume të cilëve mund të ju besohet, dhe cilave jo…

 

BAZA E TË DHËNAVE PËRBËHET PREJ .500 MEDIUMESH QË SHPËRNDAJNË DEZINFORMATA NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË

Përmendër një bazë. A del prej verifikimit të fakteve?

–  Po. Momentalisht kemi rreth 1.500 mediume në bazë, dhe ato janë, mediumet të cilat i jemi identifikuar në punën tonë të deritanishme që shpërndajnë dezinformata.

A janë politikanë prodhues të dezinformatave? Do të thotë, a ndodh që një politikan të del në foltoren e parlamentit ose në konferencë për shtyp dhe të dezinformojë?

Po. Kemi bërë një numër të madh të verifikimeve për pretendimet e politikanëve. Tani, ky nuk është manipulim mediatik, është diçka si manipulim në kontekst të diskursit politik; nuk mund të akuzojmë mediumet për publikimin e dezinformataveve përmes deklaratave të politikanëve, ndërsa nga ana tjetër portali “Raskrinkavanje” merret me atë se çka është përmbajte mediatike, gjegjësisht ajo që është shkruar nga gazetari ose redaktori i ndonjë mediumi.

Ka strukturë të shpërndarjes së dezinformimeve. Dezinformata kryesisht krijohet në ndonjë mediumet të errët, dhe më pas merret prej mediumeve më të mëdha, dhe më pas shtohet gjëra, dhe fillojnë disa analistë të kapen për to, duke dhënë kredebilitetin e llojit të vet dhe më pas në ndonjë moment të njëjtin diskurs e marrin edhe politikanët…Ose fillon anasjelltas: Politikanët deklarojnë diçka dhe ka një makineri të tërë që e merr këtë dhe e amplifikon, por jep edhe hapësirë për shpërndarjen e dezinformimeve të cilat në ndonjë mënyrë përforcojnë deklaratën. Kështu, ka modele të ndryshme dhe shpesh i shohim ato lidhje në mes politikanëve, analistëve dhe mediumeve si dhe si funksion e gjithë kjo.

A bën Qeveria ose njësit federale të Qeverisë diçka për luftën kundër dezinformimeve? Te ne Qeveria jonë ka grupe pune, plan strategjik….

– Jo, te ne nuk ekzistojnë aktivitete të institucioneve në këtë drejtim.

NË PROCESIN E VETËRREGULLIMIT KA PROBLEME ME LUFTËN KUNDËR DEZINFORMATAVE 

A janë shoqatat mediatike aktive në luftën kundër dezinformatave? A bëjnë diçka në këtë plan?

Shoqëritë mediatike merren me dezinformatat. Kryesisht mundohet që përmes rrethit gazetares të ndikojnë në zvogëlimin e shpërndarjes së tyre. Ekzistojnë tentime të llojeve të ndryshme. Më pas, janë edhe trupat vetërregullues, të cilët, po ashtu, janë shoqata. Ato tentojnë në ndonjë farë mënyre…Por, në thelb, është shumë rëndë që të ndikojë prej brenda, sepse shfrytëzimi i dezinformatave është bërë praktik e një numri të madh të mediumeve. Mendoj, si prisni që shoqatat gazetareske dhe trupat vetërregullues seriozisht të kapen për luftën kundër dezinformimeve, kur në kuvendet e tyre, bordet udhëheqëse, qëndrojnë mediume të cilët si model biznesi kanë shpërndarjen e dezinformimeve.

 A keni Këshill për Etikë, kur çdo qytetarë i cili vlerëson se është dëmtuar mund të ngrejë padi, ndërsa kur komisioni për ankesa do të sjellë vendim, pa dallim nëse është pozitiv ose negativ për mediumin, ai duhet ta publikojë atë vendim?

Kemi por këtu paraqitet problemi me demantin i cili del prej ankesës në Këshillin për Shtyp. Kjo është tërësisht e pavlerë nga aspekti i ndalesës së dezinformattave, sepse kur një medium do t’i publikojë, do të ndodhë me vonesë të madhe në raport me ciklin gazetaresk në të cilin është publikuar dezinformata parësore. Ai publikim merr aq shumë vëmendje, që në të vërtetë është e pavlerë nëse do ta publikojn ose jo. Ne kemi pasur fushata mediatike kundër nesh, kundër meje personalisht, para disa muajsh. Të themi, vendimi i Këshillimit për Shtyp ishte i habitshëm për të keq ndaj ankesës sonë në atë rast, por realisht ajo për ne nuk ka qenë e rëndësishme. Sepse të ishte pozitiv, nuk do të merrej asnjë kënaqësi për atë nëse ai vendim është publikuar. Përgjithësisht mendojë se ndikimi i tyre në mendimin publik ekziston në kuptimin e vetë-rregullimit, sepse vetë-rregullimi do të funksiononte nëse mund të ndryshohej cikli gazetaresk, për sa koha që lajmi ka ndonjë kuptim. Askujt nuk i vlen asgjë kur demanti publikohet dy muaj më pas.

Si paraqitet Maqedonia para mediumeve boshnjake? Mund të kujtosh ndonjë shembull të ndonjë dezinformate për Maqedoninë, rreth Maqedonisë?

Maqedonia përmendet vetëm në perspektivën e integrimeve në BE. Rreth ngjarjeve të emrit. Ka disa aspekte të nxjerrjes jashtë kontekstit në diskursin në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë gjithsesi se ka pasur dezinformime lidhur me emrin, marrëdhëniet me Greqinë dhe e gjithë ajo histori, ndërsa tani kishte shumë dezinformime, rreth ngjarjes për refuzimin e negociatave me Maqedoninë, Shqipërinë, por kjo nuk është maqedonase, është ngjarje rajonale, andaj është e logjikshme se ka pasur edhe zhvillim në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Intervistoi: Vlladimir Petreski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.