Damjan Mançevski

 Me 31.05.2017 Damjan Mançevski është zgjedhur ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në qeverinë e Republikën e Maqedonisë.

 

JETA PRIVATE

Damjan Mançevski ka lindur me 27.01.1978 në Shkup. I martuar dhe baba i dy fëmijëve.

 

ARSIMIMI

Damjan Mançevski ka diplomuar në vitin 2005 ne Fakultetin Elektroteknik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, drejtimi Elektroteknikë dhe Telekomunikim

Flet gjuhën angleze dhe serbo-kroate.

 

KARRIERA 

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 bëhet deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në periudhën 2013-2016 Mançevski ka qenë anëtar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Në periudhën prej 2009 deri në vitin 2016 dhe prej 2006 deri në vitin 2007 ka qenë drejtor ekzekutiv i EMMETRON DOOEL Shkup

Në periudhën prej tetorit 2005 deri në shkurt të vitit 2006 ka punuar si inxhinier në Agjencinë për komunikime elektronike.

Prej vitit 2002 deri në vitin 2004 ka qenë anëtar në Këshillin për kontroll të mjeteve financiare të NP Ujësjellësi – Shkup.

Prej vitit 2002 deri në vitin 2003 ka qenë udhëheqës në Sektorin për rini në Agjencinë e Rinisë dhe Sportit në Republikën e Maqedonisë . Në të njëjtën kohë ka qenë edhe përfaqësues i qeverisë në Republikën e Maqedonisë në Komitetin programor në Fondacionin rinor evropian në Këshillin e Evropës në të njëjtën periudhë.

Prej 2000 deri në viti  2002 ka qenë kryetar i Këshillit për kontroll të materialeve financiare të NP Drislla – Shkup.

 

KARRIERA POLITIKE

Damjan Mançevski është nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate e Maqedonisë.

Në vitin 2015 është zgjedhur Shef i Shtabit zgjedhor i LSDM-së për zgjedhjet e vitit 2016.

Në qershor të vitit 2013 Manqevski është zgjedhur nënkryetar i Këshillit Qendror të LSDM-së;

Prej vitit 2009 deri në vitin 2013 ka qenë anëtar i Këshillit Qendror të LSDM-së;

Prej vitit 2006 deri në vitin 2009 ka qenë anëtar i Këshillit ekzekutiv i KQ të LSDM-së;

Prej vitit 2007 deri në vitin 2009 edhe shefi i Kabinetit të kryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë;

Prej vitit 2001 deri në vitin 2003 ka qenë nënkryetar i Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë;

Prej vitit 1999 deri në vitin 2003 ka qenë zëdhënës i RSDM-së;

Prej vitit 1999 deri në vitin 2001 ka qenë anëtar i këshillit ekzekutiv të RSDМ-së;

Prej vitit 2001 deri në vitin 2003 Mançevski ka qenë Koordinator i Ballkanit në Unionin Internacional të Rinisë Socialiste dhe Socialdemokrate.

Mançevski ka qenë edhe anëtar i Komisionit partiak për bashkëpunim ndërkombëtar prej vitit 2000 deri në vitin 2009.

Prej 2009 pasurohet me Certifikatë Chevening Felloowship në studimet postdiplomike në Universitetin e Birmingem – Mbretëria e Bashkuar.

Në vitit 2007 trajnohet për ndërtimin e PR ekipit të organizuar në Fondacionin Alfred Mozer.

Trajnime 

Në vitin 2006 Trajnm për PR dhe organizim të infrastrukturës partiake në Institutin Republikan Ndërkombëtar,

Në vitin 2003 ka qenë pjesëmarrës në programin  US Department of State International Visitors Program “Liderët e rinjë evriopian dhe politikave të SHBA-ve për politikat aktuale, ekonomike dhe çështje sociale”.

Në periudhën prej 2003 deri në vitin 2004 ka marr pjesë në “Shkollën për politikan të ardhshëm” në organizatën e Fondacionit Fridrih Ebert dhe Alfred Mozer.

Në vitin 2002 trajnim për fushatë politike në organizatën e Instituti Kombëtar Demokrat

Në vitin 2001  trajnim për ngjarje mediatike në organizatën e Institutit Kombëtar Demokrat…

Në vitin 2001 trajnim për ngjarje mediatike në organizatën Renner Institute Vienna.

BURIME

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.