Dalje nga kriza: Parashikimi i të (pa)mundurës

 

Лажна моќ: само тетовирано копче, не копче со кое некого можете да го !вклучите“ и да го претворите во послушник. Тату: Џејмс, Anchorage Tattoo Studio, Енкориџ, Аљаска, САД. Фото:  GeekyTatoos.com
Fuqi e rreme: vetëm një buton i vizatuar, jo një buton i vërtetë me të cilin mund ta „kyçni“ dhe ta bëni të dëgjueshëm. Tatuazhi: Xhejms, Anchorage Tattoo Studio, Enkorixh, Alaskë, SHBA. Foto: GeekyTattoos.com

 

Politika është aftësi (ose art) e parashikimit të të mundshmes. Por, kjo fjali vlen për ndonjë shoqëri normale, politikisht të rregulluar, ku luhet në mënyrë politike, dhe jo në mënyrë kriminale nëntokësore, mbitokësore dhe të poshtër. e në të njëjtën kohë, duke mos amnistuar asnjë nga garniturat politike që kanë sunduar me ne për këto njëzet e pesë vite të fundit.

Analizë e: Aleksandar SHOLJAKOVSKI

Të ishte Maqedonia shtet normal, pas publikimit të njohurive skandaloze të përgjimeve, Qeveria do të jepte dorëheqje, kuvendi do të shpërndahej, kryetari i Republikës do të ikte, në gjyqësi dhe prokurori do të aplikoheshin masa të përkohshme, do të formoheshin trupa ad-hoc, të cilët do të luanin rolin e bajpasit deri në zgjedhjet (e shpejta) të ardhshme. Por, këtu në Maqedoni, vazhdojmë të përpëlitemi në fëlliqësirat që na i bëri kjo qeveri dhe ky pushtet!

Ose një variant tjetër me i lehtë. Të ishim një shtet normal demokratik me njerëz të mirë, ky tekst do të ishte i shkruar në këtë mënyrë : qeveria, e ngatërruar në kriminalitet duhet të lëshojë të paktën gjysmën e mirë të ministrave, gjë që do të linte hapësirë për formimin e një qeverie të re, me ose pa VMRO-në, kuptohet, përderisa edhe vetë partia si institucion nuk është totalisht e përfshirë në të gjitha lojërat e pista, falsifikime dhe kriminalitete – prej tek këshilltarët lokalë deri tek maja. Dhe ajo qeveri do të përgatiste zgjedhje të reja me ndryshime në ligjdhënien zgjedhore, me lista zgjedhore reale, me regjistrim paraprak të popullsisë. Nëse ishim shtet demokratik me gjyqësi të shëndoshë, ajo do të vazhdonte të funksionojë për ta përfunduar (filluar) punën me ato të cilët kanë ngecur nëpër punë të pista. Prokuroria do të ngrinte aktakuza dhe në një afat të arsyeshëm do të dilej në zgjedhje. Normalisht, me pastrim të plotë kadrovik dhe ndryshim të praktikës të shërbimit publik. Me këtë, pyetja për autenticitetin dhe prejardhjen e materialeve të regjistruara do të ishte një budallaki. Përveç për këto kriminelë të cilët prej një ankthi (ose frike) të tepruar qëndrojnë në tezat e paqëndrueshme. Por, ne nuk jemi shtet i tillë.

 

U PA ÇDO GJË

Kriza politike aktuale, e cila po vazhdon një kohë më të gjatë, vetëm e nxori në pah atë që e ndjenim, por nuk e dinim saktë se çfarë është. Skandali me përgjimet ose më saktë, me vetëpërgjimet, vjen si klimaks i degjenerimit politik. Të kuptohemi, dyndje të këtilla policoro-politike ka pasur gati gjithë kohën e tranzicionit politik të Maqedonisë, por për ato skandale askush nuk është dënuar, e askush nuk është i pafajshëm. Dallimi qëndron në atë se këto të fundit për shkak të ankthit të vet, duke u rritur në mendje se janë mbi çdo gjë, u përpoqën të krijojnë një sistem monstruoz të kontrollit të jetëve tona. Madje edhe jetëve të veta. Kjo i tradhtoi!

Politika është aftësi (ose art) e parashikimit të të mundshmes. Por, kjo fjali vlen për ndonjë shoqëri normale, politikisht të rregulluar, ku luhet në mënyrë politike, dhe jo në mënyrë kriminale nëntokësore, mbitokësore dhe të poshtër. e në të njëjtën kohë, duke mos amnistuar asnjë nga garniturat politike që kanë sunduar me ne për këto njëzet e pesë vite të fundit.

Vendosja e vazhdueshme e hamendjeve për epilogun, politik ose juridik, është vetëm mashtrim për fuqinë e skandalit. Ky skandal duhet të ketë epilog politik, dhe domosdoshmërisht edhe juridik. Sepse tek ne asnjë aferë shtetërore nuk ka pasur epilog juridik. Më në fund duhet ta shohim se kush është fajtori, ose thjesht – kush i ka vjedhur paratë? Dhe normalisht, për herë të parë, dikujt ti merret ajo që e ka fituar me veprime kriminele. Por, pikërisht prej kësaj frikohem! Radhiteshin akuzat për Crvenkovskin dhe punët e tij të turbullta në privatizimin, të profiteve të mëdha të Ljubços në periudhën e luftës së shpifur të 2001-shit. Brankoja u kthye në pushtet, ndërsa Ljubçoja na qeshej në fytyrë duke na treguar se sa biznesmen i suksesshëm ka qenë ai dhe si është pasuruar duke bërë investime të mira. E gjithë kjo e bërë me rrogën katër vjeçare prej pothuajse një mijë euro. Kam frikë se edhe kjo aferë mund të përfundojë kështu.

 

NGËRÇ INSTITUCIONAL

Ky pushtet i fëlliqi të gjithë institucionet e shtetit deri në atë shkallë, sa u krijua një ngërç i llojit të veçantë, një pozicion pat i pa zgjidhshëm për shthurjen e nyjës. Kuadro të tyre, kryesisht të paaftë, u instaluan në të gjithë institucionet, i zunë të gjitha vendet dhe i instrumentalizuan ato skajshmërisht. Ndryshime duhet të bëhen në të gjithë nivelet e shtetit, sepse përsëri nuk do të kemi pasqyrë reale për raportin e forcave dhe përsëri do të kemi zgjedhje të dyshimta.

Zgjedhje të detyrueshme të parakohshme nënkuptojnë ngutje dhe mosplotësim të supozimeve për zgjedhje të ndershme (!?). Prandaj mendoj se për zgjedhje të reja të vërteta, sidoqoftë, do të pritet edhe termini i rregullt deri më 2018. Por, çka deri atëherë!?

Të kishte një grimcë mirësi Presidenti Ivanov, tashmë do duhej  të ishte larguar. Dhe jo vetëm për shkak të sjelljes së mëparshme dhe mosgjendshmërisë flagrantë me gjendjet, por edhe për shkak të të tanishmes (dhe paraprakes). Por, zhdukja e tij nga skena politike nuk do të jetë aspak tragjike, sepse prezenca e tij e deritanishme gjithsesi nuk vihej re. Është mëkat që ai nuk e shfrytëzoi mundësinë për tu imponuar, për tu treguar si një aktor i mundshëm që do ndihmonte për arritjen e epilogut.

Edhepse politika nuk duron supozime të llojit „çfarë do të ndodhte nëse ishte”, kësaj radhe nuk mundem të tërhiqem nga përshtypja se Ivanovi mundej (të jetë çfarë nuk është) të vendoset si ndërmjetës midis shoqërisë së konfrontuar, me pushtetin nga njëra anë dhe si ndërmjetës në intervenimin gjithnjë e më të dukshëm nga ana e ndihmësve evropian dhe (normalisht) atyre amerikanë, të cilët së shpejti do të shndërrohen në faktor deciziv për epilogun.

Si edhe deri tani, në situata të ngjashme, të huajt së pari paraqiten si „ndihmës”, dhe jo si këshilltarë ose si ndërmjetës. Turpshëm dhe „si prej anësh”. Me ashpërsimin e konfliktit në Maqedoni ( sepse nuk ka mundësi që të qetësohet, ndërsa mund të radikalizohet), roli i ndërmjetësve do të ndryshojë. Kujtoni ndërmjetësimin në konfliktin e vitit 2001 kur këshilltarë „qëllimmirë” i emërtonin sulmet në Tanushë si „terroriste”, që shumë shpejt më pas të shndërrohen në „rebele”, dhe në fund t’u pranohet statusi i luftëtarëve për të drejtat e njeriut. Atëherë erdhën persona specialë në formë të ekzekutorëve, si Perdju dhe Leotar. Dhe tani, ashtu siç do të ashpërsohet kriza, ndërmjetësuesit do të shndërrohen me persona të tjerë me instruksione dhe mandate të ndryshme.

 

PO INVESTIMET?

Faktorët perëndimorë sigurisht se nuk do të hezitojnë që këtë konflikt ta shfrytëzojnë që të imponohen në këto hapësira, sidomos pas ndryshimit drastik të orientimit politik-të jashtëm të qeverisë në raport me Perëndimin, por në favor të Rusisë. Sepse, për një kohë relativisht të shkurtër Maqedonia nga properëndimore u shndërrua në kryesisht antiperëndimore dhe pjesërisht proruse. Por, kjo është objekt i një analize të veçantë.

Nuk duhet të anashkalohet se një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëhen gjatë sanimit të dëmeve prej qeverisjes së VMRO-DPMNE-së është kthimi i Maqedonisë në rrugën Euroatlantike.  Për shkak se, gjatë këtyre viteve të rikrijimit të dhunshëm identitar të shoqërisë maqedonase, ne e humbëm këtë orientim.

Paraqitet „frikë” se për shkak të gjendjes në vend do të stagnojnë investimet e huaja. Ato edhe ashtu, përkrah të gjithë roadshow-ve të fortë dhe konstruksioneve propagandistike, nuk u treguan si vendimtare për zhvillimin. Përveç se si manifestim i shitjes së mjerimit total. Qasja gjithsesi do të duhet të ndryshojë.

 

KTHIMI I TË PËRNDJEKURVE

Në ngritjen e vetëdijes për orientimin tonë kryesor duhet të jetë sektori i përndjekur joqeveritar , i cili këto vite të pushtetit po përjeton një degradim dhe injorim total. Edhepse i margjinalizuar, por ende i gjallë, ky sektor po tregon një vitalitet të jashtëzakonshëm dhe duhet të kyçet më aktivisht  në proceset që vijojnë. Hipotekat monstruoze, të cilat i imponoi pushteti mbi këtë segment të vetëdijes qytetare, nuk guxojnë të gjenerojnë kurrfarë rezervash kundrejt sektorit joqeveritar.

Në atë kontekst një detyrë shumë më të rëndë do të kenë mediet. Është vështirë të jepen receta të tipit „duhet kështu ose duhet ashtu”, por themelore do të jetë të fillojë rindërtimi i vendit, të krijohet klimë në të cilën mediet do të jenë pastrues të ndërgjegjes së qytetarëve. Këtu rol më të madh mund të luajë RTM i cili do ta kishte fituar rolin e moderatorit të disponimit të shoqërisë. Kjo është pjesa e vështirë, por edhe  e lehtë e punës. Nëse gjendet udhëheqësi e pavarur, me njerëz me profesionalizëm të dëshmuar dhe integritet qytetar, të cilëve u garantohet pavarësi në krijimin e politikës dhe programit – kjo gjë  do të realizohet lehtë. Më vështirë do të jetë me ato fëlliqësira të instrumentalizuara, si „Sitel” ose „Kanal5”, të cilët për të shpëtuar lëkurën e tyre ose do të radikalizohen ose të anojnë nga realiteti.

Dhe në fund, (me qëllim e lënë për në fund) Kuvendi duhet të përjetojë një pozicion dhe rol të ndryshuar. Nëse e dimë se Kuvendi nga muaji dhjetor i vitit 2012 nuk funksionon, se jeta parlamentare është shndërruar në një farsë dhe është plotësisht i komprometuar (siç nuk ka qenë as në komunizëm), ndërsa megjithatë duhet të funksionojë, do jetë shumë e vështirë të ringjallet roli i tij. Por edhe për atë ka ilaç. Pas rënies së Qeverisë deputetët e partisë në pushtet duhet të lirohen nga pengjet dhe dorëheqjet që i kanë nënshkruar nën detyrim, opozita të kthehet në kuvend dhe të krijohet njëfarë jete parlamentare. Sepse, duhet të priten zgjedhjet, duhet të miratohen një sërë ligjesh dhe normash, të vendosen organe të përkohshme udhëheqëse ose trupa nëpër gjykata dhe në prokurori…

 

TRANZICION NGA TRANZICIONI

Në zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1990 intervistova një vëzhgues amerikan (profesional) të zgjedhjeve. E pyeta se kur do të kemi zgjedhje të vërteta, demokratike, të lira, të pastra, të drejta, ose thjesht zgjedhje O.K. Ai më tha se zgjedhjet për tre ose katër cikle do të duhet të jenë të tilla (O.K.), por sa i përket ndershmërisë, thotë ai, të tilla nuk ka parë, edhepse për 25 vjet është vëzhgues nëpër zgjedhje anembanë botës. Ai më tha se zgjedhjet mund të jenë pak a shumë të ndershme, pak a shumë demokratike, por asnjëherë plotësisht të tilla. Atëherë ky shpjegim më shqetësoi, por deri më sot mbeti edhe shija e hidhur e dijenisë se asnjë nga këto parashikime tek ne nuk realizohet. Prej cikli në cikël zgjedhjet kanë qenë gjithnjë e më pak të rregullta, sa që sot që u bënë vetëm jo të rregullta, me shumë mashtrime, deri në seriozisht të falsifikuara. Pikërisht kjo i bën vështirë të parashikueshme pritjet për shthurje të krizës politike aktuale. Përshtypja është se kjo shoqëri pati një tranzicion shumë më të lehtë nga komunizmi në pluralizëm se sa tani për të dalë nga balta e tendencave totalitare, kriminalitetit shtetëror dhe ambiciet e sëmura personale.

 

SHËNIM: Por, të gjitha këto janë vetëm supozime. sepse autori i këtij shkrimi vazhdon të mendojë se partitë në pushtet nuk po largohen!  Dhe se do bëjnë gjithçka që të mbesin në pushtet.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.