Аli Ahmeti: Dialogu në nivel të lartë, në fakt, është fillim i bisedimeve

Dialogu në nivel të lartë, në fakt, është fillim i bisedimeve, për shkak se në mënyrën e njëjtë vazhdojnë edhe vendet e tjera, të cilat i fillojnë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim në BE. [Data: 15.03.2012 | Burimi: TV Alfa]

Arsyetim:

Asnjë vend anëtar i BE-së deri tani nuk ka pasur marrëveshje të llojit të nivelit të lartë, modeli i Maqedonisë me BE-në është unik. Të gjitha vendet që janë bërë anëtare të BE-së, pas përfundimit të procesit të skriningut (para se të fillojnë bisedimet e vërteta, Komisioni e shqyrton detajisht çdo kapitull me çdo vend kandidat) i kanë filluar bisedimet zyrtare. Aktualisht, Mali i Zi filloi me procesin e skriningut, pa filluar paraprakisht dialog të nivelit të lartë me BE-në. Maqedonia dhe Serbia janë vetëm mbikëqyrëse të procesit që është duke e realizuar Mali i Zi, dhe teknikisht marrin pjesë në këtë proces, gjegjësisht në bisedimet joformale.

Siç paralajmëruan, eurokomesari Fyle, kryeministri Gruevski dhe zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi, përmbushja e 16 masave konkrete – këto janë qëllimet e dialogut në nivel të lartë për anëtarësim, ndërmjet Komisionit Evropian dhe Maqedonisë.

Dialogu nuk do të thotë fillim i bisedimeve.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.