Çka mund të bëj Ivanovi: Dorëheqja është kompormis i zgjuar

Ivanov: Dorëheqja, zgjedhja më e mirë se sa strategjia ''blej një ditë , kalo''. Fotot: Faqja presidenciale

Политичарот е одговорен и за она што го прави и за она што не го направил (а требало да го направи), но и за она што некој друг ќе го направи, а по силата на хиерархијата може нему да му се припише. Како и да е, тоа е дел од занимавката со тој бизнис. Кој тоа не го знае, ја згрешил професијата

 

 

Politikani është përgjegjës edhe për atë që bën edhe për atë që nuk e ka bërë (por duhej ta bënte), por edhe për atë që dikush tjetër e ka bërë, ndërsa nga fuqia e hierarkisë mundet t’i vishet atij. Sido qoftë, kjo është pjesë e këtij biznesi. Kush nuk e di këtë, ka gabuar profesionin

 

Shkruan: Aleksandar Sholjakovski

Mediat, publiku, kritikat, por edhe zhvillimi i  krizës politike, ditëve të fundit janë të drejtuara (për herë të dytë) drejt një personi – presidentit të Republikës, Gjorgje Ivanov. Kjo është pjesë e zgjedhjes së paramenduar dhe të imponuar. Kjo qeveri ka zhvilluar aftësinë ose arrogancën, gjithmonë të gjejë mënyrë që ta defokusojë vëmendjen e mediave nga problemet dhe ngjarjet kryesore. Dhe kur e mbron, barra përsëri shkon në kurriz të Ivanovit, i cili përforcohet edhe me ngjarjet e fundit të tij jashtë shtetit, që lirisht mund të vlerësohen si skajshmërisht të panevojshme. Në parlament ka debat dhe zënka për të, impiçmenti gati se është i pamundur, por pyetjet triviale janë lajme kryesore – si do të përbëhet komisioni që të ketë aq anëtar, si të vendoset…Që në fund të merret vendim që nga kjo kërkesë nuk ka asgjë. Por gjatë asaj kohe do të krijohet huti në opinion, ndërsa kjo është më e rëndësishme. Për shkak se partia në pushtet është në nivelin – blej një ditë, kalo!

Cila është zgjedha politike e presidentit Gjorgje Ivanov? Për mendimin tim modest, e vetmja rrugëdalje nga kriza politike, për të mirën e qytetarëve (ai e do atë, apo?), për ndonjë kompromis apo shuarje të grindjeve – zgjedhja e vetme e mençur do të ishte tërheqja e tij. Ai do të ishte hap i vetëm me vlerë gjatë tetë viteve si president.

SOLIDARIZIMI ME KRIMINELËT

Njëra nga pyetjet është a u gjend rastësisht apo qëllimisht Ivanovi në mes zgjedhjes së sherrit politik, por logjika flet për atë se rrugëdalja e vetme është lënia e skenës politike, në të cilën patjetër të konstatojmë, se nuk po gjendet mirë, posaçërisht tani. Edhe gjatë kësaj krize Ivanovi mund të qëndronte anash, të mos përzihej ashtu siç kishte bërë deri më tani në zgjidhjen e krizës, edhe ashtu askush nuk do ta vërente. Kështu ai me vullnetin e vet (!?) u përfshi, u solidarizua me kriminelët nga radhët e qeverisë dhe faji i tij do të matet me shkallën e zgjidhjes dhe pasojave të krizës. Përveç asaj, këtu qëndron edhe gënjeshtra se nuk ka për qëllim të fal kriminelë zgjedhorë, gjë që më shumë e përforcon fajin e tij.

Ai vendosi të ndërhyjë dhe për atë shkak e morri vendimin më të keq (ose i ishte imponuar). Para asaj ai heshte, si të jetë diçka që nuk do të duhej ti intereson atij, që më pas të hyjë në lojë me abolimin, që ishte si pika e shtuar në një gotë të mbushur tashmë, ose zjarrit të qytetarëve të pakënaqur i shtoi benzinë. Ajo bie të jetë diçka si lupus in fibula, dhe si i tillë, skajshmërisht vonë, me veprim të pamenduar mirë, dhe të panevojshëm. Lista e tij me mbi 50 të aboluar, është list, me të dyshuar për krime të rënda. Për disa më parë nuk është ditur ose të paktën nuk ishin deklaruar si të dyshuar. Ivanovi me listë e tij u paraqit si lloj akuzuesi. Duke mbajtur anash pretendimet e tij dhe të porositësve të tij për atë se nuk ka konsultuar askënd, ishte e qartë se ishte një lojë e paramenduar nga udhëheqësia e partisë.

Është më se e qartë se Ivanovi është i frustruar nga presidenca e tij formale. Sikur po ruan që ta përdorin në momente të tilla. Nënshkroi ligje të cilat nuk guxonte ti nënshkruaj, kishte dërguar ambasadorë të cilët nuk kanë pasur asnjë kriter të plotësuar, në asnjë problem shoqëror fragjil nuk dha mendimin e tij apo të gjejë zgjidhje… Për sjelljen e tij mund të përmenden shumë shkaqe, nga kërcënimi deri te injorimi sistematik nga ana e Gruevskit. Por, asnjëri nga ato nuk është justifikim i duhur.

 

PËRGJEGJËSIA ËSHTË SISTEM 

Ivanovi duhet të bëj një kompromis të zgjuar me vetveten. Ai politikisht është i edukuar (ose si i tillë paraqitej) dhe pas aq shumë vitesh në atë pozicion do të duhej të dinte se çka do të thotë përgjegjësi. Sepse, politikani është përgjegjës edhe për atë që bën edhe për atë që nuk e ka bërë (por do të duhej ta bënte) por edhe për atë që dikush tjetër do ta bënte dhe si pasojë e fuqisë së hierarkisë mund t’i vishet atij. Si do që të jetë, ajo është pjesë e biznesit. Kush nuk e di, ka gabuar profesionin.

Por, kuptohet, para se të tërhiqet më parë duhet të pastrojë gjithçka që ka bërë me abolimin, të mbyll temën që të zvogëlojë pasojat nga sjellja e tij.

Është e vërtetë se në famën politike edhe privilegjet janë të mëdha, por edhe rënia është e rëndë, dhe për atë duhet që gjithçka të jetë e pastër për secilin që ka hyrë në atë lojë.

Dhe si këshillë tërheqja është edhe për atë që të ruajë një çik nga dinjiteti, që, besojë, se do t’i duhet në të ardhmen.

*  *   *

 

Pasi bëhet fjalë, thonë, për profesor të suksesshëm të shkencave juridike, më vjen ndërmend ndodhia me filozofin e njohur helenist, Millosh N. Gjuriq, nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore kur qeveritë gjermane në Beograd dhanë një lajmërim, Apel deri te populli serb, për pranim të qetë të situatës, për rend dhe dëgjueshmëri. Një numër i madh i intelektualëve të shquar nga frika dhe shtypja e nënshkruan apelin. Një koleg i Gjuriqit, profesorë i muzikës, e bind edhe atë të nënshkruaj. Filozofi Gjuriq i përgjigjet: ”E ke të lehtë ti, koleg, ju studentëve ju ligjëroni muzikë, por unë studentëve të mi ju ligjëroj – Etikë!”

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.