Cilësia e ajrit në Shkup matet shumë kohë para se Koce Trajanovski të bëhej kryetar komune

Koce Trajanovksi: „Unë i pari ju hapa sytë qytetarëve për ndotjen e ajrit". Foto: Meta

Me 11.02.2017 në intervistën për portalin 24 Press, kryetari i komunës Qyteti i Shkupit, Koce Trajanovski, në lidhje me shkallën e lartë të ndotjes në Shkup, dha deklaratën në vazhdim:

Askush nuk mund që të thotë që nuk kryetari i parë në Qytetin e Shkupit që vendosi instrument automatik për matje, i cili në rrugën Maqedonia bënte matjen e materieve ndotëse në ajër, edhe atë të monoksidit të karbonit, oksidit të sulfurit, oksidet e azotit dhe grimca më të vogla se 10 mikrometër, në kohë që asnjë instrument tjetër matës nuk ekzistonte. 

[Burime –  Pres 24: Intervista “Unë i pari jua hapa sytë qytetarëve për ajrin që e thithin”, data: 11.02.2017]

 

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të Koce Trajanovskit e vlerësojmë si të pavërtetë. Ja përse.

Koce Trajanovski për herë të parë u bë kryetar i komunës së Qytetit të Shkupi në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2009, ndërsa mandati i tij është vazhduar në vitin 2013 kur është zgjedhur për herë të dytë për kryetar komunë në qytetin e Shkupit.

Stacionet e monitorimit të kualitetit të ajrit janë donacion i UE-së dhe të njëjtët janë dhuruar që në vitin 2002. Në bazën qendrore të të dhënave për ndihmë të huaj në Qeverinë e RM-së janë regjistruar disa projekte të UE-së me të cilat janë donuar stacionet e monitorimit për matje të cilësisë së ajrit. Donacioni i parë për stacion fiks të monitorimit për matje të kualitetit të ajrit nga UE është nga vitit 2002 me vlerë prej 304 mijë euro, donacioni i dytë është i vitit 2004 me vlerë afërsisht 1,2 milion euro, ndërsa donacioni i tretë është i vitit 2012 me vlerë prej 330 mijë euro. Siç është regjistruar në data bazë, autoriteti kontraktues për të gjithë donacionet është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

16804656_10155047797284553_992603397_o (1)

l

d

Me 16.10.2006, Utrinski vesnik transmeton lajmin në vazhdim në lidhje me vendosjen e stacioneve monitoruese për ajrin në Shkup si donacion nga UE:

 oborrin e Rektoratit të Universitetit Shën Kiril dhe Metodij mbrëmë në mënyrë solemne u promovua puna e stacioneve monitoruese automatike për matjen e ndotjes së ajrit në komunikacionin e Shkupit, donacioni i Agjencisë Evropiane për rikonstruktim dhe zhvillim. Vlera e donacionit arrin rreth 100.000 euro dhe paraqet vetëm një pjesë të ndihmës së Agjencisë Evropaien për rikonstruktim, e cila deri më tani për programin gjithëpërfshirës për sistemin  e monitorimi të ajrit në Maqedoni ka arritur vlerën afro 2 milion euro. Promovuesit e stacioneve ishin ministri për Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Zoran Shapuriq, dhe Rajner Frojd, përfaqësues i Agjencisë Evropiane për rikonstruktim dhe zhvillim, të cilët ishin të opinionit se funksioni i stacionit në masë të madhe do të sjellë detektim, dhe me atë edhe zvogëlim të substancave helmuese në ajër. Përkrah materive bazë helmuese në ajër, stacioni i monitorimit automatik do të regjistrojë dhe benzenin, etilbezenin, toluenin, paraksilenin dhe ortoksilenin. (Utrinski vesnik 16.10.2006)

Në të njëjtin shkrim më pas thuhet:

Stacioni i monitorimit në oborrin e Rektoratit është një prej 13 stacioneve fikse nga gjithsej 16 stacione në Maqedoni, dhe gjashtë në Shkup, përkrah stacioneve matëse të vendosur në Karposh, Gazi Babë, Qendër, Lisiçe dhe stacioni qendror i vendosur në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor…(Utrinski Besnik, 16.10.2006)

Në ueb-faqen e qendrës informative të UE-së, në pjesën e cila ka të bëj me mbështetjen e UE-së për mjedis jetësor është shtuar se me mbështetjen e UE-së mes tjerash janë siguruar 13 prej gjithsej 17 stacioneve të monitorimit. 

Me këtë analizë vërtetohet se deklarata e Kryetarit të komunës Trajanovskit që ai është i pari i cili ka vendosur instrumente matëse për matjen cilësisë së ajrit është e pavërtetë sepse të njëjtat janë donacioni i UE-së dhe janë vendosur që para se ai të bëhet kryetari i komunës së Qytetit të Shkupit.

 LINQE:

Vlerësuar nga: Milena Josifovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.