Çfarë i dëshironte Martin Protugjeri gazetarit Zoran Bozhinovski kur të përfundoj në burg?

 

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski, i cili është ekstraduar në Maqedoni dhe do të përfundoj në paraburgim, sipas asaj çka u dëgjua në “bomba” pas grilave ndaj tij mund të ushtrohet torturë.

Gjegjësisht, në kuadër të setit të 32-të të bisedave të përgjuara të zbardhura nga LSDM, në një bisedë mes Gordana Jankulloskës dhe Martin Protugjerit dëgjohet si Protugjer interesohet që kur Bozhinovski  të përfundoj në burg, ai të ketë mundësinë të vizitoj gazetarin, dhe gjatë vizitës të fiken kamerat në hapësirat e vizitës.

МP: Shiko, tash e lexoj këtë Zoran Bozhinovskin. A mund kur të vij, edhe pse nuk e njoh, a duhet pajtim i tij për vizitë?
GЈ:Po nëse nuk e ke familjar. Ha ha.
МP: Nuk e kam familjar.
GЈ: Shpresoj të mos e kesh.
МP: Nuk e kam familjar, ama dua ta vizitoj atje. Dhe gjatë vizitës të fiket pak kamera.
GЈ:  Çka të ka bë tash?
МP:  Jo, mua asgjë. po më nervozon me budallallëqet që i shkruan.
GЈ: … Abe ai çfarë budallai është, nuk është normal. Unë..
МP: … Gjepura, trillime, unë nuk di kështu….
GЈ:  Unë mendoj se ky është i sëmurë.
GЈ: Mendoj, i sëmurë mendor, ashtu, seriozisht.

Protugjer ka kërkesë të qartë dhe çfarë shoku në qeli duhet t’i dërgohet.

Edhe atë patjetër, patjetër në qeli me ndonjë cigan që ka prirje homoseksuale. Patjetër, mendoj kjo as që vjen në diskutim.

Qëllime të ngjashme, ka edhe Sasho Mijallkov, por për Lube Boshkovskin, që patëm mundësi t’i dëgjojmë në “bomba”, gjegjësisht në bisedën me Dragan Pavlloviç -Llatas. Mijallkov flet për nënçmimin dhe maltretimin ndaj Boshkovskit gjatë arrestimit, por asgjë më e mirë nuk do ta pres as në burg:

SМ: Abe shtrirë për tokë ka qëndruar 40 minuta be, të gjithë e shikonin be…
DPL: Lele, lele, lele.
SМ:. Pastaj e kthyen me kokë kah WC, me pranga. Populli e shikonte.
DPL: Lele, lele, lele.
SМ:  Ja q… nënën, çka të të them tash.
DPL: Le të haj mut tash.
SМ: …..А?
DPL:  Tani me Velijën do të shoqërohen bashkë.
SМ: Me Velijën do të festojnë fitoren tash.
DPL:Po,po,po.
SМ: Tetë vite do të marr për këtë ta dish.
DPL:  Shiko 30 ditë do të kaloj me Velijën, pastaj do të shohim
SМ:  Çfarë 30 ditë, nuk del ai deri sa të vuaj dënimin, çfarë 30 ditë, çfarë ke kështu.
DPL:  Jo, jo e kisha fjalën me Velijën do të jenë bashkë minimum 30 ditë.
SМ:  А? Sedi do t’i lëshoj ndonjë kështu më, të talentuar ta q. brenda. Velija nuk mund ta q. mirë.

Këto kërcënime por edhe tjera që mund të dëgjohen, janë sinjal i qartë për qëllimin për torturë, e cila është absolutisht e ndaluar. Gjegjësisht, termi “torturë”, sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër torturës dhe forma të tjera të veprimi të egër, jo njerëzor, poshtërimi ose dënimi (UNIKAT), që do të thotë çdo akt që nxit dhimbje të qëllimshme ose vuajtje, fizike ose mentale, ndaj ndonjë personi me qëllim që të merren informacione ose pranim i fajit nga ai ose ndonjë person i tretë .

Kjo konventë e cila është nënshkruar nga Maqedonia dhe nga Serbia, gjithashtu  cek që persona për të cilët ka rrezik të torturohen, nuk duhet të ekstradohen. Me këtë parashtrohet pyetja nëse me ekstradimin është shkelur kjo Konventë. Ja neni 3 nga Konventa, i cili flet pikërisht për këtë problematik.

Neni 3.

  1.  Asnjë shtet- nënshkruesi nuk guxon të përzë, kthej apo ekstradoj person të një shteti tjetër, për ku ka baza serioze për të besuar që rrezikon t’i nënshtrohet torturës. 

  2.  Për shkak të verifikimit, nëse ka kushte të tilla, zyrtarët kompetent do të marrin parasysh parashikime relevante, duke përfshirë, nëse është e mundur, ekzistimin e një vazhdimësie flagrante të një numri të madh të shkeljeve të së drejtave të njeriut.

Duke marrë parasysh faktin që pushteti në Maqedoni është në duart e VMRO-DPMNE-së, udhëheqës të lartë të së cilës janë Mijallkov dhe Protugjer, institucionet në këtë situata=l patjetër duhet të bëjnë gjithçka që kërcënimet të mos bëhen realitet dhe të mos vijë deri tek shkelja e kësaj Konvente.

Për ekstradimin gjithashtu reagoi Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni (SHGM)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.