Burgosja e Boshkovskit është e lidhur me përgjimet

 Qëndroj në atë që e ashtuquajtura akuzë Tortura nuk ka asnjë lidhje me përgjimet, dhe me atë që ka ndodh gjatë përgjimeve. Se si ka ardhur deri te këto përgjime, përsëri bëhet fjalë për sulm politik… Sepse po ndërlidhet me përgjimet, sepse në një nga bombat kishim mundësi të dëgjojmë si komentojnë Mijallkov me Latasin për atë si është arrestuar Lubja. Por ajo është post festum…

(Burim: 24 Аnaliza, Data, 30.03.2016 –nga  minuta 2:43  deri në minutën 4:33  )

 

ARSYETIM:

Profesori Oliver Andonov në emision 24 Analiza, në televizionin 24  Vesti, në një  emision debatues dha deklaratë kontradiktore dhe të pavërtetë në lidhje me hetimin e Prokurorisë speciale për rastin “Tortura”.

Andonov në emision deklaroi që Prokuroria Speciale po bën sulm politik, në këtë rast kundër sih drejtorit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov

Si argument, Andonov thekson që formalisht nuk do të mundej Mijallkov të jetë i akuzuari i parë, sepse sipas ndarjes së përgjegjësive në Ministrin e punëve të brendshme, Drejtoria për sigurim dhe kundërzbulim nuk ka të drejtë të arrestoj, por për nevojat e saj këtë e kanë realizuar persona nga Biroja e sigurisë publike. Ai shtoi që kjo ka ndodhur edhe në kohën kur ai ka punuar atje dhe drejtor i DSK ka qenë Sasho Mijallkov.

Andonov nuk ka të drejtë në dy aspekte. E para, ai nuk mund të dijë nëse rasti “Tortura” është apo nuk është i lidhur me përgjimet. Edhe sikur të kishte një incizim, ajo që e thekson nga bombat për bisedën mes Mijallkovit dhe Latasit, ky rast është formalisht i lidhur me përgjimet, që sërish, është nën kompetenca të PSP-së. Opinioni, duke përfshirë edhe Andonov nuk ka qasje a ekzistojnë incizime të bisedave të ndërlidhura me ndjekjen dhe arrestimin e Boshkovskit. Qasje të tillë ka  vetëm PSP.

E dyta, Prokuroria Speciale sipas Ligjit për funksionim të saj, ka kompetenca vetëm të vlerësoj cili rast është është nën kompetencat e punës së tyre, e cili jo. Kjo është qartë e rregulluar në nenin 2 të këtij Ligji:

 „  Ndjekja e paautorizuar e komunikimeve” definohet si ndjekje e paautorizuar e të gjithë komunikimeve në periudhën mes vitit 2007 dhe 2015, posaçërisht nuk është kufizuar në audio incizime ose transkripte të dorëzua tek Prokuroria publike përpara 15 qershorit të vitit 2015.

 

Kompetenca dhe detalet rreth kësaj gjinden në nenin 5 në disa qëndrime, posaçërisht:

(paragrafi 1, Neni 5) :  Prokurori publik i cili udhëheq me Prokurorinë publike do të autorizohet të hetoj dhe ndjek vepra penale të cilat janë të lidhura dhe dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimit, siç është definuar në nenin 2 paragrafi (1) i këtij ligji.

(Paragrafi 4 dhe 5 i nenit 5) :  Inicimi dhe ngritja e akuzës në cilëndo gjykatë kompetente, përpilimi dhe nënshkrimi i akuzës, dhënia e informatave dhe udhëheqja në të gjitha aspektet të cilës do lëndë e cila rezulton nga ky ligj, në emër të Republikës së Maqedonisë.

Për autonominë  dhe përcaktimin e kompetencave dhe inicimi i procedurave në mënyrë të qartë është e paraparë 1 dhe dy i nenit 6:

 

 1) Me punën e Prokurorisë Speciale në mënyrë të pavarur udhëheq Prokurori publik, i cili i përcakton punët dhe detyrat që dalin nga puna dhe përgjigjet për cilësinë dhe efikasitetin e punëve.

2)Prokurori Special ka autonomi të plotë në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe që dalin nga përmbajta e ndjekjes së paligjshme të komunikimit. Asnjë prokuror publik në Prokurorinë publikë të Republikës së Maqedonisë, duke përfshirë edhe Prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë, nuk mund të ndikojnë në punën e saj, ose të kërkoj raport lidhur me lëndët e prokurorit publik ose prokurorëve publik në kuadër të Prokurorisë publike.

 

Nga arsyetimi i më sipërm, është më se e qartë përse e vlerësojmë deklaratën e Andonov si kontradiktore ( ai nuk e di sa incizime ka në dispozicion PSP për rastin konkret), dhe gjithashtu e vlerësojmë si të pavërtetë, sepse edhe vet ai pohon se ekziston të paktën një incizim nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve, e cila është e lidhur me rastin “Tortura”.

 

Burime:

Vlerësuar nga : Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.