Bulevardi “Hristijan Torodovski Karposh” është lidhur me qarkoren e Shkupit

Foto: Faceboom profili i kryetarit- Shillegov - printscreen

 

Në shtator të vitit 2018 kryetari i Komunës së Shkupit, Petre Shillegov në hapjen solemne të pjesës së parë të bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” në Komunën Butel (pjesë prej udhëkryqit me bulevardin “Bosnja dhe Hercegovina” deri te udhëkryqi me rrugën “Natanail Kuçevishki”), njoftoi ndërtimin e fazës së dytë të bulevardit:

Dua të njoftojë edhe fazën e dytë të projektit për ndërtimin e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh”, i cila do të realizohet në 18 muajt e ardhshëm, prej rrugës Natanail Kuçevishki deri te qarkorja. 

[Burimi: А1 ON; Data: септември 2018г. ]

 

ARSYETIM:

Lidhja e bulevardit “Hristijan Todorvoski Karposh” në Komunën Butel me qarkoren, është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës, Petre Shillegov. Ndërtimi i kësaj pjese të bulevardit të parë që del nga qarkorja, Shillegov e premtoi në shtator të vitit 2018 duke dhënë afat prej 18 muajsh.

Pjesa e përmendur e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” – prej udhëkryqit deri te rruga “Natanail Kuçevishki” deri te qarkorja e Shkupit, është ndërtuar në fund të javës së kaluar tashmë shfrytëzohet për komunikacion. Portali “24 info” të premten (01.05.2020) publikoi incizime të bëra prej ekipit të tij duke vozitur përgjatë bulevardit.

Videon e pjesës së sapo ndërtuar të bulevardit, mbrëmë (03.05.2020) në Facebook-un e tij e publikoi edhe kryetari Shillegov.

Lëshimi zyrtar në përdorim, sipas njoftimeve nga Komuna, do të bëhet këto ditë kur do të finalizohen të gjithë punët rreth ndriçimit dhe sinjalizimit të komunikacionit.

Duke pasur parasysh se kjo pjesë është përfunduar sipas afatit të parapara, premtimin e Shillegov e vlerësojmë si të realizuar. 

Përndryshe, ekzekutimi i kësaj pjese me 6 krosi, me shtigje per biçikleta dhe këmbësor është bërë nga ana e “Pellagonija AD” – Gostivar, me çka në gusht të vitit 2018 u arrit marrëveshja me Komunën e Qytetit të Shkupit, Pjesa e parët e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh”, prej udhëkryqit te bulevardi “Bosnja dhe Hercegovina” deri te udhëkryqi në rrugën “Natanail Kuçevishki”, të cilin po ashtu e ndërtoi “Pellagonija AD” – Gostivar, zyrtarisht u lëshua në përdorim me 09.09.2018.

****Vërejtje 

Ndërtimi i këtij bulevardi filloi në fund të vitit 2015 – në fillim të vitit 2016, gjatë kohës së mandatit të ish kryetarit të Komunës së Shkupit, Koce Trajanovski. Lidhja e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” me qarkoren, Trajanovski e premtoi në zgjedhjet në vitin 2014 (në programin e tij zgjedhor faqe 54), por nuk arriti ta realizoi premtimin. “Vërtetmatësi” para fundit të mandatit të Trajanovski (shtator 2017) analizoi këtë premtim të tij dhe atëherë ishe duke u realizuar ndërtimi i fazës së parë të bulevardit.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .