Bujqit nuk përfituan stazh pune të favorizuar

Foto: vlada.mk

 

Do të mundësojmë realizim të stazh pune të favorizuar për bujqit, për 12 muaj punë, të ju pranohet si stazh pune prej 13 muajsh. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016), “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 90 dhe faqe 222); data: dhjetor 2016]

  

ARSYETIM:

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit “fermerëve do të ju mundësojë stazh pune përfitues, për 12 muaj, do të pranohet si stazh pune prej 13 muajsh”. Ky premtim i socialdemokratëve deri më tani (10.07.2018), pas më shumë se një viti nga mandati i Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, nuk është realizuar. 

Premtimi i përmendur gjendet në dy vende në programin zgjedhor të LSDM-së: “Plani për jetë në Maqedoni“, së pari në kapitullin “Zhvillimi infrastrukturor” në pjesën “Kujdesi për bujqit” (faqe 90), dhe më pas edhe në “Planin 180 – reforma urgjente me prioritet të qeverisë së re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Bujqësia” (faqe 222). Që do të thotë, sipas afatit të përmendur për realizim në program (gjashtë muajt e parë të mandatit), zgjidhje ligjore e cila do të ju mundësojë bujqve përparësi të këtilla, duhej që të realizohej më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017 – duke pasur parasysh se Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, përkundër planeve të këtilla deri më tani (10.07.2018), kjo nuk ndodhi.

Ligji për sigurim pensional dhe invalidor është miratuar në vitin 2012 dhe në periudhën e kaluar janë bërë ndryshime të shumta. Korrigjimet e fundit të këtij Ligji, i cili tangon fermerët, Kuvendi i miratoi me 20 shkurt të këtij viti (2018
), ndërsa ato janë publikuar edhe në Gazetën zyrtare të RM-së, nr. 35 me 23.02.2018. Por ato nuk kanë të bëjnë me përvojë pune përfituese, por siç sqaroi ministra për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, me ato kategoria e të siguruarve definohet si:

bujq individual – pagues të tatimit të të hyrave për shkak të kryerjes së aktivitetit bujqësor të cilët merren vetëm me bujqësi. 

Siç mund të shihet në ueb-faqen e MPPS akoma është në fuqi Rregullorja për përcaktimin e vendeve të punës në të cilat sigurimi llogaritet me kohëzgjatje, të miratuar në mars të vitit 2011, ndërsa sipas këtij dokumenti bujqit nuk kanë stazh punë përfitues.

Stazhi përfitues për bujqit nuk përmendet në llogaridhënien për atë që ka punuar qeveria në vitin e parë të mandatit të saj (të prezantuar me 30.05.2018).

Duke pasur parasysh se afati zgjedhor i projektuar për miratimin e stazhit punues përfitues për bujqit ka skaduar (nëntor 2017), ndërsa deri në momentin kur është shkruar ky tekst (10.07.2018) nuk janë krijuar kushte ligjore për një përfitim të këtillë, premtimin i përmendur i LSDM-së e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.