Bujar Osmani
Me 31.05.2017 Bujar Osmani është zgjedhur ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, siç është paralajmëruar, ai do të jetë zv. kryeministër për eurointegrime.
JETA PRIVATE
Bujar Osmani ka lindur me 11 Shtator të vitit 1979 në Shkup. I martuar dhe baba i dy fëmijëve.
ARSIMIMI:
- Prej 2014 – Doktorant në Shkollën për studime të doktoraturës pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” Shkup
- Prej 2012 – Kirurg Specialist
- Prej 2013 – Asistent Doktor pranë Fakultetit të Mjekësisë – Shkup, lënda e Kirurgjisë
- Pjesë e Specializimit të kirurgjisë hepato-bilio-pankreatike në Londër, Britania e Madhe.
- 1997 – 2004 – Fakulteti i Mjekësisë në Shkup
- 1993 – 1997 – Shkolla e mesme e mjekësisë – Shkup
Flet gjuhën shqipe, maqedonase, angleze dhe pjesërisht atë franceze.
KARRIERA:
- Prej vitit 2011 Klinika Universitare për Kirurgji digjestive – Shkup – Specialist i Kirurgjisë
- 2004-2008 Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naum Ohridski” Shkup
- 2004 ligjërues në Shkollën e mesme Medicinale “Dr. Pançe Karaxhozov” Shkup
KARRIERA POLITIKE
- Nga viti 2011 sekretar për komunikime me publikun në BDI
- 2008 -2011 Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e RM-së
BURIME
- Собрание на РМ: Предлог за состав на Влада на Република Македонија
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari