Brutaliteti policor e ndezi zjarrin e protestave me 5 maj 2015

Konfrontimi mes policisë dhe protestuesve. 5 Maj 2015. Foto: Vërtetmatësi

Протестот пред Владата на РМ, а потоа и судирите со полицијата низ улиците на центарот на Скопје, откако таа ги нападна демонстрантите, претставуваа пресвртница кај протестното движење во главниот град. Тие овозможија овогодишните протести да бидат уште похрабри и побројни и го отворија патот кон Шарената револуција.

 

 

 Protesta para qeverisë së Maqedonisë, dhe pastaj përleshjet me policinë nëpër rrugët e qendrës së Shkupit, pasi policia i sulmoi demonstruesit, paraqet kthesë tek lëvizja protestuese në qytet. Ata mundësuan protestat e sivjetshme të jenë edhe më të guximshme dhe më masive dhe e hapën rrugën e revolucionit shumëngjryrësh. Policia i sulmoi demostrantët përpara qeverisë pasi ata mllefin, për atë që degjuan në inçizimet për vrajsen e Martin Neshkovskit e shprazën ndaj ndërtesave baroke të qeverisë, ndërsa mendohet se sulmi policisë ndodhi me urdhrin e drejtpërdrejtë të kryeministrit, megjithatë informatat më relevante për ngjarjen në atë mbrëmjë do të dihen pasi kjo qeveri do të ndryshohet

 

Shkruan: Sasho Spasovski

Sot mbushen një vit nga ngufatja brutale e protestave para qeverisë, e cila filloi pasi LSDM-ja me 5 maj të vitit të kaluar i publikoi bisedat e përgjuara, të cilat zbuluan se si qeveria e ka fshehur vrasjen e Martin Neshkovskit dhe pastaj ka tentuar që të lahet nga turpi dhe fajësia. Mllefi i qytetarëve dhe goditja e ashpër e pushtetit nëpërmjet policisë që të ngulfat zërin e rezistencës kundër, siç thanë, pjesëmarrësit në protesta dhe protestat që vijuan më pas, gënjeshtarëve dhe qeverisjes kriminele, dhe po atë ditë në opinionin publik u vendos si një nga ngjarjet më markante që nga pavarësia e Maqedonisë.

Demonstruesit e Ilindenskës të cilët u tubuan pas disa orëve pas konferencës për shtyp të Zoran Zaevit, hodhën vezë kundër qeverisë duke bërtitur “vrasës” dhe “Drejtësi për Martinin”. Mija qytetarë me mllef kërkuan dorëheqje nga Qeveria.

 

Punët u përshpejtuan pasi që një pjesë e demonstruesve tentuan ta shpërthejnë kordonin policor dhe të arrijnë deri te qeveria, dhe në këtë patën sukses disa nga të pranishmit, mes të cilëve ishin edhe vëllai dhe nëna e Martinit të vrarë. Më pas u lejua qasja deri te vetë ndërtesa, por disa metra nga dera hyrëse nga e cila i ndante një kordon i ri policor. Në këto momente, afër orës 21, një grup fillo të provokoj dhe ta sulmoj policinë, një pjesë e demonstruesve  hidhnin domate, vezë, gurës dhe flakadan, pastaj policia i dëboi demonstruesit nga hyrja e qeverisë, dhe i shpërndau në disa grupe me ç’rast kishte edhe rrahje dhe të lënduar, por edhe të arrestuar, prej të cilëve një pjesë nuk ishin të dhunshëm dhe nuk rezistuan fare. Largimi i demonstruesve=prej të cilëve një pjesë e madhe ishin në masën të cilët në mënyrë të qetë shikonin rrjedhojën e e situatës, pastaj ngjarja u zhvillua edhe nëpër rrugët e qendrës së qytetit, me një numër të madh të të arrestuarve dhe të rrahurve. Në kërkim, policia speciali hyri edhe në bibliotekën e qytetit “Braqa Milladinovi” me ç’rast duke dyshuar se kanë marrë pjesë në dhunë, u arrestuan dhe maltretuan student të cilët ishin duke mësuar.

 

ARRESTIMET,GJYKIMET DHE REAGIMET

Gjykata themelore Shkup 1, shqiptoi 8 dënime me kusht dhe 1 dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 muajsh për grupin e 9 demonstruesve të akuzuar se kanë shkaktuar incident dhe kanë sulmuar policinë gjatë kohë së protestave.

Në protestat në Ilindenska me 5 maj 2015, dhe në ndjekjen e policisë më pas, sipas MBP-së, ka pasur 38 të lënduar dhe 40 qytetarë të arrestuar, Ministrja Jankulloska dhe kryeministri Gruevski shpejtuan ta lavdërojnë aksionin policor dhe ta vlerësojnë si profesionale.

13103509_1772409366311418_1940003919029370216_n
Foto: Paralajmërim për protesta

Por “Human rights watch” në raportin e vet për brutalitetin policor në protestat e 5 majit konstatoi që policia ka përdorur forcë të tepruar gjatë kohës së protestave.

Reagimet dhe vlerësimet nga ana e mediumeve pro qeveritare nga ana e organizatave joqeveritare maqedonase, ishin se është përdorur forcë e tepruar.

Një ditë pas publikimit të incizimeve Nikolla Gruevksi u paraqit si i ftuar në Sitel me ç’rast u mundua ta bind opinionin që as ministrja e punëve të brendshme dhe askush tjetër nuk kanë dashtë të fshehin diçka, por assesi nuk ju referua asaj pjese të incizimeve ku ai jep urdhër që të mohohet që i dyshuari për vrasjen e Martin Neshkovskit ka qenë zyrtarisht prezent në mitingun e VMRO-DPMNE-së.

Protesta e 5 majit 2015 para Qeverisë ishte fillimi i një seria të marsheve protestuese të cilat vijuan menjëherë pas ngjarjeve, në të cilat kërkohej dorëheqje e qeverisë. Për disa ditë protestat morën një formë të re, nëpërmjet lëvizjes “Protestoj”.

Shpejt, pas mitingut të madh me 17 maj, filloi edhe kampi i lirisë në Ilindenska, që e gjitha bashkë krijoi presion ndaj qeverisë dhe rezultoi deri te negociatat dhe marrëveshjen e Përzhinës, me të cilën u tentua që të zgjidhet kriza. Protestat e atëhershme ringjalljen e vet e përjetuan pas vendimit të Ivanovit për abolim, me çka nga 12 prilli i këtij viti filluan një seri e re protestash të cilat, shpejt filluan të zhvillohen nën moton Revolucioni shumëngjyrësh.

Фото: протестен постер
Foto: Thirrje për protest

 

 PROTESTA E CILA I NDEZI TË GJITHË PROTESTAT

Por, edhe pse më masivet, ata nuk ishin protestat e vetme. Megjithatë, 5 maj ishte fillimi i revoltës serioze. Për këtë sot nëpërmjet facebookut rikujtoi Dr. Branimir Jovanoviq

„Nuk filloi e gjitha me 5 maj, kishte protesta edhe më parë, shumë protesta. 5 maj në të vërtetë ishte e ndërlidhur me valët e protestave të cilat filluan vjeshtën e vitit 2014, me marshin studentor. Para kësaj kishte edhe të tjera- për shpëtimin e parkut afër Bristolit, kundër shtrenjtimit të rrymës, kundër brutalitetit policor, kundër kishës në qendër, protestat e të falementuarve, protestat e 1 majti…

 Por me 5 maj protestat morën një kuptim tjetër. Me 5 maj e kërcyem kordonin policor, ishim ballë për ball me policin e NJISH-it, ishim shumë afër për të hyrë në qeveri, bënim pyetje “çka nëse futemi brenda dhe e gjejmë Gruevskin”, policia përdori dhunë të tepruar, rrihte, arrestonte nëpër biblioteka, arrestoi 42 njerëz….

 5 maji ishte akt i ynë i një fillimi. Akti pas të cilit ne protestuesit, u lartësuam. Akt pas të cilit nuk e humbëm frikën, por mësuam që si të sillemi me të. Akt pas të cilit ne kuptuam që vrasja e bishës nuk është punë e lehtë, por diçka e realizueshme.

Prandaj 5 maj gjithmonë do ta shkruaj me shkronja të mëdha, ngase për mua është festë, një prej më të mëdhave. Prandaj sonte, por edhe çdo herë, me krenari do të thirr- NGA PESË MAJ DERI NË FUND!

Shihemi në ora 6, përpara PSP-së!“

Protesta e sotshme është në shenjë të kujtimit të vrasjes së Neshkoskit dhe të përvjetorit të protestës së përgjakshme të para një viti.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Your email address will not be published.