Branko Geroski nuk ka thënë se Sasho Mijallkov i ka dërguar SMS derisa ka qenë në arrati

Në portalin “Maktel” u publikua lajm me postim në Facebook me titullin: Tronditëse, çfarë i ndodhi me këtë, Gero: Kam komunikim të rregullt me ​​Sasho Mijallkov, edhe kur ai u arratis, mendoj se është i pafajshëm për përgjimet!

Lajmi përmban keqinformim, në të cilin gazetarit dhe redaktorit të portalit Plusinfo, Branko Geroski, i ngjiten fjalë të cilat gjatë intervistës së tij në Kanal 5, ai fare nuk i ka thënë.

Rregullisht dëgjohem me Sasho Mijallkov, edhe kur ai ishte arratisur më shkroi SMS, përndryshe nuk jam i sigurt se ai është fajtor për përgjimet, do të shohim, këtë do ta thotë Gjykata e Apelit, thuhet në tekstin që e recensojmë, që është ilustruar me një foto nga Geroski me logon e televizionit Kanal 5, që pretendohet se ai ka bërë deklaratë të tillë në emisionin “Vetëm intervista” në televizionin “Kanal 5”.

Intervistën e plotë me Branko Geroskin në Kanal 5 mund ta shikoni në këtë link. Në video-materialin (nga 25.00-27.40 min.) Geroski thotë:

Realisht, nëse ajo arratisje do të kishte ndodhur, do të kishte viktima serioze, ministri i brendshëm ndoshta nuk do të mbijetonte në rrethana të tilla. Kishte spekulime se prokurorja Vilma Ruskovska do të goditej për shkak të sjelljes së saj gjatë gjithë historisë. Sjellja e saj është e çuditshme. Ne duhet të lejojmë që hetimi të tregojë. Në Maqedoni vazhdimisht krijohet ai triumfalizëm. Krijoni një problem në vend, kështu që disi do të jeni në gjendje ta zgjidhni atë dhe më pas të shpallni një triumf. Në rastin e Mijallkov, ato probleme, ajo ngjarje e pakëndshme për të gjithë, një gafë, e bërë në ndikim, errësuan mundësinë e analizimit të procesit dhe aktgjykimit, që është procesi më i rëndësishëm.

Gazetari Goce Mihajlovski e pyet Geroskin nëse ka komunikim me Sasho Mijallkov (33.30 min). Përgjigjja e Geroskit është:

Epo nuk kam. Kontakti im i fundit ishte të premten para fundjavës interesante, po kërkoja të merrja fjalët përmbyllëse të avokatëve. Ishte një kontakt i shkurtër dhe më pas filloi “filmi”. Është e pakuptimtë tani, sepse ai është në paraburgim, disa ditë ishte në arrest shtëpiak nën masa të veçanta. Në një mesazh, unë kërkova konfirmim, pasi “Fokus” njoftoi së pari lajmin se ai ishte arratisur, por nuk mora përgjigje dhe kuptova se kishte një problem. (33.30 – 34.28 min)

Për shkak se në asnjë moment të intervistës, Geroski nuk thotë atë që pretendohet në tekstin e portalit “Maktel”, ne vlerësojmë se deklarata e tij është e trilluar, gjegjësisht e manipuluar. Nuk është e vërtetë që Branko Geroski tha se Sasho Mijallkov i ka dërguar SMS, derisa ishte në arrati. Përkundrazi, ai në intervistë thotë se Mijallkov nuk iu përgjigj mesazhit të tij, pas çka Geroski e kuptoi se kishte një problem.

Nuk është e vërtetë që Geroski tha se Sasho Mijallkov nuk ishte përgjegjës për përgjimet. Përkundrazi, ai në intervistë thotë se Mijalkov, për shkak të pozitës së tij si drejtor i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, ka një përgjegjësi OBJEKTIVE për përgjimet, pasi në kohën kur kanë ndodhur përgjimet, ai ka qenë shef i DSK-së.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.