Branko Cërvenkovski

 

Branko Cërvenkovski përgjatë karrierës së tij politike ka qenë kryeministër i Maqedonisë në periudhën 1992-1994 dhe prej 2002 deri në vitin 2004, si dhe president i Maqedonisë prej vitit 2004 deri në vitin 2009.

 

JETA PRIVATE

Ka lindur me 12 tetor, 1962 në Sarajevë, atëherë Republika Socialiste e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në vitin 1963 familja e tij kthehet që të jetoj në Shkup. Branko Cërvenkovski është i martua me Jasminën, me të cilën është takuar gjatë studimeve në Shkup. Ata janë prindërit e Ljuboços dhe Marijës. 

 

ARSIMIMI

Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Shkup. Në vitin 1980 është regjishtruar në Fakultetin Elektroteknik në Shkup. Drejtimi për teknologji informatike dhe automatikë. Fakultetin e ka përfunduar në vitin 1985.

 

KARRIERA

Cërvenkovski ka qenë drejtor i “Semos”.

 

KARRIERA POLITIKE

Karrierën aktive politike Branko Cërvenkovski e ka filluar në vitin 1990, kur bëhet anëtar në udhëheqësin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM).

Në vitin 1990, në zgjedhjet e para shumëpartiake në Maqedoni, e cila ende gjendej në kuadër të Jugosllavisë, zgjidhet shef i shtabit zgjedhor të LSDM-së, dhe më pas edhe deputet në përbërjen e parë në Kuvend. Si deputet në përbërjen e parë në parlamentin maqedonas Cërvenkosvki ka qenë nënshkrues i iniciativës për nënshkrim të referendumit për Maqedoninë e pavarur.

 

Kryetar i LSDM-së dhe më pas kryeministër

Në prill të vitit 1991 Cërvenkovski është zgjedhur kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Me 5 shtator të vitit 1992, bëhet kryeministri i dytë i Republikës së Maqedonisë pas pavarësisë së saj nga Jugosllavia.

29 vjeç, ka qenë edhe kryeministri më i ri në Evropë në arë periudhë. Si kryeministër dhe politikan, Branko Cërvenkovski ka promovuar idenë për pjesëmarrje të partive të Shqiptarëve në qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Ai arriti të formoj koalicion të gjerë me Partinë Liberale, Partinë Socialdemokrate dhe Partinë për Prosperitet Demokratik, në të cilën kanë qenë të anëtarësuar vetëm shqiptar.

Mandatin i dytë (edhe për katër vite)  si kryeministër e merr pas zgjedhjeve në dhjetor të vitit 1994. Në periudhën 1994-1998 Maqedonia arriti të bëhet anëtare e më shumë organizatave ndërkombëtare, siç janë: Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), OSBE dhe Këshill i Evropës.

Cërvenkovski po ashtu është edhe nënshkrues i marrëveshjes së parë me FMN-në dhe Bankën Botërore.

 

Kalimi në opozitë

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare në vitit 1998, prej vitit 1998 deri në vitin 2002 ka qenë lider i opozitës maqedonase në Kuvend.

Për shkak të fillimit të konfliktit të luftës në vitin 2001, Lidhja Socialdemokrate u kyç në qeverinë e unitetit politik, e cila u formua me qëllim të ndërprerjes së krizës në vend.

Cërvenkovski, së bashku me kryeministrin e atëhershëm dhe liderin e VMRO DPMNE-së, Ljubço Georgievskin dhe liderin e Partisë për Prosperitet Demokratik, Imer Imeri dhe të Partisë Demokratike Shqiptare Arben Xhaferi, si dhe presidenti Boris Trajkovski, janë nënshkruesit e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

 

Përsëri kryeministër 

Në zgjedhjet e vitit 2002 LSDM përsëri e morri qeverinë së bashku me partnerët e koalicionit “Së bashku për Maqedoninë”, gjatë të cilave me aleatët politik nga koalicioni marrin 60 vende deputetësh nga 120 gjithsej në parlament. Kështu që pas përfundimit të zgjedhjeve, në vitin 2002 përsëri merr pozitën e kryeministrit.

 

President i Maqedonisë 

Në zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme Presidenciale në Republikën e Maqedonisë, në rrethin e dytë të mbajtur me 28 prill të vitit 2004, Branko Cërvenkovskit zgjidhet president i shtetit. Cërvenkovski, kandidat i LSDM-së dhe atëherë kryeministër i Republikës së Maqedonisë, merr 553.530 vota, ose 62.70% të votave, përderisa kundër-kandidati i tij Sashko Kedev, kandidat i VMRO DPMNE-së, morri 329.271 vota, ose 37.30%.

Me 12 maj të vitit 2004 merr funksionin e presidentit dhe tërhiqet nga pozita e kryeministrit dhe nga funksioni i kryetarit të partisë. Gjatë kohës së mandatit të Cervnekvoskit, Republika e Maqedonisë bëhet vend kandidat për pranim në Unionin Evropian. Si President i Maqedonisë mbeti deri me 12 maj të vitit 2009.

 

Lideri i opozitës 

Me 24 maj të vitit 2009 Branko Cërvenkovski përsëri erdhi në krye të Lidhjes Socialdemokrate. Pas kongresit të të LSDM-së (2 korrik 2013), Branko Cërvenkovski zëvendësohet nga Zoran Zaev si kryetari i LSDM-së.

 

Bisedat e përgjuara

Në bisedat e përgjuara emri i Branko Cërvenkovski përmendet nga Sasho Mijallkov, ku thuhet që Cërvenkovski nuk ka dashur që Andrej Zhernvoski të fitojë në Komunën Qendër dhe në këtë kontekst përmendet një marrëveshje për këtë çështje.

PSP në procedurën parahetimore filloi akuzën me emrin kodues “Shpresa”, e cila ka të bëj me kabinetin e Branko Cërvenkovskit., i cili në atë periudhë ka qenë President i Republikës së Maqedonisë.

Në abolimin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, u përfshi edhe emri i Branko Cërvenkovskit, i cili më 13 prill të vitit 2016 e refuzoji atë me shkrim, dhe kërkoi që të hiqet nga lista e të aboluarve të Presidentit Ivanov.

 

BURIME

Ueb-faqja e ish presidentit të Republikës së Maqedonisë Biografia e Branko Cërvenkovskit

Wikipedia: Branko Cërvenkovski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.