Boshatisen vendbanimet e vogla dhe komunat – godet “murtaja e bardhë”!

Aksioni i protesët "Meritojmë më mirë". Foto: Portalb

 

Në vitin 2015, Maqedoninë e kanë lëshuar 1.016 qytetarë. Prej tyre 767 ka qenë shtetas të Maqedonisë, ndërsa 249 të huaj me qëndrim të përkohshëm në vend. Në periudhën e njëjtë të analizuar, vetëm 259 shtetas të Maqedonisë janë kthyer nga jashtë në vendin e vet.

 

 

Shkruan: Aneta Dodevska

 

Diçka më shumë se 8.800 njerëz përgjatë vitit 2015 kanë lëshuar vendin e banimit dhe janë shpërngulur në qytete tjera, komuna, ose kanë lëshuar Maqedonisë. Të dhënat e fundit për lëvizje migruese në vend të cilat i publikoi  Enti shtetëror për statistika se vitin e kaluar Maqedoninë e kanë lëshuar 767 qytetarë, shkruhet në analizën javore ekonomikePortalb.mk. Përveç me “murtajën e bardhë”, vendi brenda përballet edhe me një problem tjetër i cili dukshëm ndryshon fotografinë demografike, dhe ajo është ulja shtimit natyror

 

NË KËRKIM TË KUSHTEVE MË TË MIRA PËR JETESË

Vitin e kaluar, në vitin 2015, Maqedoninë e kanë lëshuar 1.016 qytetarë. Prej tyre 767 kanë qenë shtetas të Maqedonisë, ndërsa 149 kanë qenë të huaj me qëndrim të përkohshëm. Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistika, në vitin 2015 në planin e brendshëm dhe të jashtëm kanë migruar 8.050 qytetarë, që do të thotë se një pjesë e tyre kanë lëshuar shtetin, një pjesë është shpërngulur në qytet tjetër ose në vend tjetër brenda të njëjtës komunë.

Në periudhën e mjetë të analizuar, vetëm 259 qytetarë të Maqedonisë janë kthyer nga jashtë në vendin e tyre. Matjet zbulojnë se në shënjestër të shpërnguljeve janë qytete e vogla dhe vendbanimet. Për shembull, vetëm nga Bogovina janë larguar 14 persona, nga Brevenica 10. Në shënjestër të “murtajës së bardhë” është edhe Komuna e Debarcës, prej ku vetëm për një vit jashtë vendit kanë ikur 34 persona, ndërsa nga Delçevo 29. Nga Jegunovca në vitin 2015 jashtë shtetit kanë ikur 67 persona, ndërsa 45 të tjerë kanë ikur në komunë tjetër apo në një vend tjetër brenda të mjetës komunë. Nën shënjestër të sulmit migrues është edhe komuna e Kamenicës maqedone, prej ku vetëm për një vit jashtë shtetit janë larguar 11 persona. janë mjaftë serioze edhe treguesit për Ohrin turistik, prej ku viti e kaluar janë shpërngulur 348 persona. Sulm i valës migruese është edhe Tetova, qytet i cili në vitin 2015 u lëshua nga 142 persona.

Si destinacione më atraktive për shpërngulje janë Amerika, Australia, Gjermania, Italia, Zvicra. Por matjet e reja tregojnë se qytetarët tani më shpërngulen edhe nëpër destinacione të reja të Evropës. Ashtu për shembull, në vitin 2015 në Belgjik kanë ikur 13 persona, ndërsa në Danimarkë 11. Australia dhe Zelanda e Re mbeten destinacionet më atraktive për shpërngulje ku përgjatë vitit të kaluar atje kanë shkuar 128 persona, shkruan Portalb.mk.

 

VALA MIGRUESE “KA PREKUR” RININË

Nëse analizohet migrimi i brendshëm sipas prizmit të moshës, të dhënat tregojnë se 48,4% përqind e njerëzve të cilët kanë lëshuar vendbanimin janë të moshës prej 15 deri 29 vjeç përderisa 46,3% janë persona prej moshës 30 deri 64 vjeç. Në 5,3% hyjnë më të ri se 14 vjeç dhe më të vjetër se 65 vjeç.

Si arsye kryesore me 52% për migrim të brendshëm, gjegjësisht prej njërit  vend në tjetrin. ose komunë apo qytete, është martesa, më pas arsyet familjare, punësimi, shkollimi dhe arsye të tjera.

Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se në 2015 vazhdon ulja e shtimit natyror në vend, i cili arrin në 1,3%, gjë që është një prej nivele më të ulëta.

“Sipas të dhënave të fundit, shtimi natyror arrin në 1,3%. Prej 1994 Maqedonia në kontinuitet përballet me problemin e uljes së shtimit natyror, e cila tregon ndryshimin me të natalitetit dhe mortaliteti. Vetëm si shembull. në vitin 1994 ai ka qenë 15.772, ndërsa në vitin e kaluar lindshmëria ka qenë 2.614, gjë që tregon ulje për 6 herë”, komentojnë personat për statistikë për Portalb.mk duke theksuar se pas trendeve të tilla ekzistojnë arsye të shumta në numër. 

Për të stimuluar shtimin natyror, qeveria përgjatë vitit 2009 dhe 2010 mori masa të cilat u drejtuan kah familjet me shumë fëmijë, dhe një prej tyre ka qenë pagesa për fëmijë të tretë dhe të katërt.

“Prej vitit 2011 deri në vitin 2014, norma për shtim natyror është më pakët edhe se ajo e vitit 2006 e cila ka qenë 1,9. Ajo, të drejton kah fakti se efekti i masës nuk korrespondon me qëllimin e dhënë, gjegjësisht numri i rritur i fëmijës të tretë nuk është i mjaftueshëm për të plotësuar mungesën e fëmijës së parë dhe të dytë prej numrit të përgjithshëm të fëmijëve të lindur”, thuhet në analizën e fundit nga instituti “Finance Think! që u përkushtohet efekteve të subvencionimit për fëmijë të tretë. 

Tregues negativ për shtimin natyror ka edhe regjioni i Vardarit, Lindor dhe i Pellagonisë, që do të thotë se në këto regjione ka pasur më shumë të vdekur se sa fëmijë të lindur, që sipas ekspertëve është një faktor i cili dukshëm ndikon në fotografinë demografike të vendit.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.