Bogdaniviq premtoi dhe vendosi moratorium për ndërtimet në Qendër

Sasha Bogdanoviq Foto: FB profil i kryetarit të komunës Bogdaniviq

Verifikim i të gjithë lejeve të dhëna për ndërtim dhe ndalim i dhënies së lejeve të tjera për ndërtimin dhe vendosjen e moratoriumit për ndërtim më së voni deri në fund të vitit 2017 dhe që do të zgjas deri sa të përgatitet plani i ri i detajuar urbanistik sipas të gjithë standardeve dhe pa gabime të rastit. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së “Jetë për Qendrën! Për të gjithë” (faqe 16)]

ARSYETIM:

Premtimi për vendosjen e moratoriumit për ndërtime është një pretim i realizuar i kryetarit të Komunës Qendër, Sasha Bpgdanoviq. Bogdanoviq, një premtim të këtillë e dha gjatë kohës së fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën me 15 tetor të vitit 2017 dhe i njëjti është pjesë e programit të tij parazgjedhor “Jetë në Qendër! Për të gjithë” (faqe 16), në pjesën e caktuar për masat e ndalimit të aktiviteteve ndërtuese të pakontrolluara në territorin e Komunës Qendër.

Këshilli i Komunës, në seancën e cila u mbajt me 27.12.2017, pas propozimit të kryetarit Bogdanoviq, votuan vendimin për ndalim të realizimit të të gjithë Planeve të Detajuara Urbanistike (PDU) të dorëzuara deri më atëherë. Me këtë, siç komunikoi portali Sdk.mk, i ndaluan 31 PDU në Qendrë, që do të thotë se më nuk do të jepen leje për ndërtim.

Moratoriumi për ndërtim do të zgjas dy muaj, deri më atëherë duhet të përfundojë revizioni i planeve dhe të miratohen vendime se cilët plane duhet të ndryshohen. Prej Komunës thonë se arsyeja për ndalimin e planave është se një pjesë e madhe e tyre janë miratuar në orët e vona të natës dhe nuk është përgatitur raport për diskutim ekspertësh dhe anketë publike. 

Lajmin për moratorium e transmetoi edhe kryetarja e Këshillit për Komunën Qendër, Jana Bellçeva, në profilin e saj të Facebook-ut.

Shëndeti para përfitimit! Vendimi i mbrëmshëm për moratorium dhe revizion të PDU të cilin e votoi Këshilli i Qendrës, ishte pjesë e programit zgjedhor pas të cilit u rreshtuan qytetarët e Qendrës. Edhe më shumë, ky premtim zgjedhor u dha prej të gjithë kandidatëve dhe partive, andaj ky vendim është mbipartiak, në interes të qytetarëve, kualiteti i tyre në jetë, siguri dhe mjedis i shëndetshëm. Problemet e grumbulluara në kaosin urban nuk do të zhduken, por nuk do të rriten më. Vendimet që do vinë në vazhdim nuk do të lejojmë të përsërisin të gjithë gabimet e të kaluarës, me mbi popullimin, me sipërfaqet e gjelbra të shkatërruara dhe sheshe lojërash për fëmijë të shkatrruara, me pasigurinë, me dendësinë e banorëve, me infrastrukturën e papërshtatshme, ndotjen…Në vazhdimësi do të kemi një proces serioz të revizionit dhe korrigjimin e gabimeve. 

Përndryshe Bellçeva, në vendin e kryetarit të Këshillit të Komunës Qendër, erdhi prej iniciativës qytetare “Në mbrojtje të Debar Maallo-s”.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, si dhe faktin se vendimi është marr në afatin e paraparë, deri në fund të vitit 2017, mund të përfundohet se premtimi i kryetarit të komunës së Qendrës, Sasha Bogdanoviq, për moratoriumin e ndërtimeve, është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.