Bisedat e përgjuara janë dëgjuar 4 milion herë

Bisedat e përgjuara- sekreti i dëgjuar mbi 4 mijë herë. Foto: Pixabay/Flickr

Придружните прес-конференции на опозицијата, на кои беа објавени прислушуваните разговори, пак, се прегледани речиси 588 илјади пати

 

Publikimet e konferencave për shtyp të opozitës, në të cilën u shfaqën bisedat e përgjuara telefonike, janë vizituar 588 mijë herë

Javën e kaluar u shënuan 2 vite prej kur LSDM dhe lideri i opozitës Zoran Zaev filloi me publikim e bisedave të përgjuara në konferenca publike për shtyp. Siç është e njohur, në atë periudhë mediumet pro qeveritare të të gjitha llojeve nuk publikuan asgjë nga përmbajtja e këtyre bisedave. Informimi i konferencave për shtyp nga këto mediume ishte shumë i çuditshëm. Nga ata informohej, jo përmbajtja, për momente periferike, këto konferenca për shtyp shfrytëzoheshin që të sulmohet lideri i opozitës dhe e gjithë opozita në mes të raporteve gazetareske dhe shembujve, menjëherë pas konferencave, ndonjëherë në tërësi, ndonjëherë publikoheshin pjesë nga demantet e VMRO-DPMNE-së qeverisëse, demante që paraqiteshin pas çdo konference për shtyp në formë të deklaratës për opinion me qëllim që të ju jep material mediumeve afër tyre që të kenë se për çfarë të informojnë në emisione informative dhe portale që të mos duhet fare që të përmendin përmbajtjen e bisedave të përgjuara, por edhe të mos heshtin dhe të akuzohen dhe të mos i mbulojnë konferencat opozitare. Të njëjtin trajtim që atëherë e kishin konferencat opozitare, sot e ka Prokuroria Speciale Publike, gjë që është e zakonshme në shembujt televiziv të televizioneve proqeveritare që të mos dëgjohet çfarë ka thënë Katica Javena dhe Fatime Fetai, ndërsa eventualisht kanë dëgjuar se çfarë ka thënë Lençe Risteska, edhe atë kur i është përgjigjur pyetjes gazetareske për Zoran Verushevskin dhe lirimin e tij nga paraburgimi. Në atë kohë nuk kishte emsione debative në të gjithë televizionet kombëtare të cilat janë edhe sot, numri i portaleve kritike ishte, shumë i më i ulët se sot dhe shumë më i pakt se ato pro qeveritare, ndërsa gazeta e vetme e cila publikonte diçka nga përmbajtja e bisedave të përgjuara ishte “Shtypi i lirë”. Në këtë situatë, roli i internetit, para së gjithash edhe video shërbimi më popullor në internet, YouTube, ishte e rëndësisë së lartë që të shpërndahet përmbajtja e këtyre bisedave. Gjithsej, përfshirë edhe 14 shkurtin e këtij viti, këto biseda të përgjuara të cilat u publikuan nga 9 shkurti deri me 16 qershor të vitit 2015, deri më tani janë dëgjuar 4,1 milion herë. Përkrahë kësaj, klipet në formë të videove në të cilat janë të incizuara konferencat për shtyp janë shikuar 588 mijë herë. Seti më i dëgjuar i këtyre bisedave është i pari me mbi 397 mijë dëgjime, edhe pse nuk përmban asnjë aferë ose skandal, por bisedat e përgjuara nga përfaqësuesit e opozitës. Setet më të populluara janë bisedat e përgjuara me mbi 300 mijë dëgjime në fillim, siç janë ata të cilat kanë të bëjnë me arrestimin e Ljube Boshkovskit dhe ata të cilat përmbajnë deklaratën më të famshme e cila doli nga këto biseda, dhe e cila ka të bëj me të çmendurit të cilët blejnë çokollata, edhe pse nuk kanë buk e thënë nga ministri i atëhershëm i Financave, Zoran Stavrevski. Nga ana tjetër, numri më të vogël të dëgjimeve, diçka mbi 34 mijë dëgjime, ka ai set i bisedave në të cilin Nikolla Gruevski urdhëron që të ndërtohet dhe jep sqarime se çka është barok, si dhe ai që ka të bëj me bandën policore e cila shkoi që të rrihet me kundërshtarët politik në Ohër e cila ka diçka më pak se 38 mijë dëgjime. Përndryshe, faqja e cila përmban linqet e të gjithë bisedave të përgjuara këtu në “Vërtetmatës”, është më popullorja me mbi 48 mijë shikime të cilat janë bërë në periudhë prej një viti,

Име/Наслов Setet e bisedava të përgjuara (YouTube) Konferenca shoqëruese për shtyp (YouTube)
1. Biseda të përgjuara – pjesa 1: „Duhet të dihet kush është pushtet këtu!“, Konferencë për shtyp – 09.02.2015    
·           Dëgjoni se kë ka përgjuar Gruevski dhe Mijallkov 397106 
·         Fakte nga mega-skandali: Gruevski dhe Mijallkov kanë përgjuar 20.000 njerëz 56634
2. Biseda të përgjuara – pjesa 2: “Xhoker” në gjyqësor „Është njeriu jonë?“,  – 15.02.201
·         Dëgjoni: rregulojnë gjykatës, prokuror, gjykime…” 217215
·         Fakte të reja skandaloze: Rënia i Gruevskit në gjyqësor 23479
3. Biseda të përgjuara- pjesa 3: Si u arrestua Lube Boshkovski, Konferencë për shtyp – 20.02.2015    
·         Rregullojnë arrestimin dhe keqtrajtimin mbi Ljube Boshkovskin 330952
·         Zaev: Dëgjoni tmerrin, rregullojnë arrestimin dhe keqtrajtimin mbi Ljube Boshkovskin   40325
4. Biseda të përgjuara – pjesa 4: Коmunist, gazetarë dhe dokumentare…! Konferencë për shtyp – 25.02.2015    
·         Fakte për skandal të paparë: Mbi 100 gazetarë nën shënjestër të DSK-së 143596
·         (VIDEO) Zaev: Masakër mediatike përmes DSK-së, përgjime masovike të gazetarëve 20855
     
5. Biseda të përgjuara – pjesa 5: PPU-të, PDU-të, dinamit dhe dema modern, Konferencë për shtyp – 27.02.2015    
·         Fytyra e vërtetë e Gruevskit: Porosit, rrënon dhe kënaqet në formë hakmarrjeje 159203
·          Zaev: Gruevski për hakmarrje e ka rrënuar Kosmosin e Fijat Çanockit 18527
     
6. Biseda të përgjuara – pjesa 6: „Ne jemi të çmendur. Ne harxhojmë për çokollata …”, Konferencë për shtyp – 02.03.2015    
·         Pohime skandaloze të Stavrevskit dhe Jankulloskës; Gruevski ka luajtur mendsh 301830
·         Zaev: Bashkëpunëtorët e Gruevskit vërtetojnë katastrofën kriminale dhe ekonomike 19623
7. Biseda të përgjuara– pjesa 7: Votues fiktiv, shtypje dhe kërcënime , Konferencë për shtyp – 06.03.2015    
·         (Fakte) Dëgjoni se si Gruevski ka rregullaur dhe ka vjedhur zgjedhjet – verzion i shkurtër 111565 16810
·         Zaev: Fillojmë që të zbardhim vjedhjet zgjedhore të Gruevskit
     
8. Biseda të përgjuara – pjesa 8: Keqpërdorimi i institucioneve shtetërore,  Konferencë për shtyp – 10.03.2015    
·         Dëgjoni: Vjedhje zgjedhore dhe lojë e keqe me fatin 81185
·         Zaev: Dorëheqje të Gruevskit dhe Qeveri teknike për dalje nga kriza 9717
     
9. Biseda të përgjuara- pjesa 9: Komuna Qendër, Konferencë për shtyp – 12.03.2015    
·          Inczime skandaloze: Janakieski dhe Mijallkov merren vesh për mirmarrje 113060
·          Zhernovskit: Janë prishur marrëveshjet për fshehje të fakteve dhe ofrim i mitmarrjes 21982
     
10. Biseda të përgjuara – pjesa 10: Parcelat e kryeministrit, Konferencë për shtyp – 15.03.2015    
·         Dëgjoni për lakminë e Gruevskit në mijëra metra katrorë 103575
·         Zaev: Gruevski nuk ka pasur masë për atë se sa i mjafton 26947
     
11. Biseda të përgjuara– pjesa 11: Le të zhduket ndonjë fletëvotim!, Konferencë për shtyp – 18.03.2015    
·         Dëgjoni se çfarë kanë bërë në Strumicë, nga maltretimi deri në shantazhe 106599
·          Sulme të fuqishme, shantazhe, rregullime të Gruevskit që të merr Strumicën 11099
     
12. Biseda të përgjuara– pjesa 12: Korrupsion në gjyqësor, Konferencë për shtyp – 19.03.2015    
·         Dëgjoni se çfarë monstrumi vendos për faton dhe kush e ka krijuar 152150
·          (Fakte) Zaev: Tre nga maja e qeverisë janë prokurorë dhe gjykatës 15764
     
13. Biseda të përgjuara – pjesa 13: Parcelat e kryeministrit 2, Konferencë për shtyp- 23.03.20155    
·         Dëgjoni: Gruevski demanton Gruevskin, është kapur 88968
·         (Fakte) Gruevki ka gënjyer për parcelat në Vodno dhe Kosmos 22242
     
14. Biseda të përgjuara – pjesa 14: Negociatat me të “verdhët”, Konferencë për shtyp – 26.03.201515    
·         Dëgjoni: Gruevki rregullon tender me provizione milionëshe 89102
·         (Fakte) Zaev: Gruevki është kapur në mega korrupsionin e skandaleve të tenderëve 16632
     
15. Biseda të përgjuara – pjesa 15: Pajisjet nga Izraeli, Konferencë për shtyp – 01.04.2015    
·         Dëgjoni se si Mijallkov ka marr aparaturën për përgjime dhe provizione mili0nëshe 92507
·         Zaev: Fakte të drejtpërdrejta zbulojnë korrupsionin e Mijallkovit dhe mbështetjen nga Gruevki 14592
     
16. Biseda të përgjuara – pjesa 16: Përgatitja e Kumanovës, Konferencë për shtyp – 02.04.2015    
·         Krimi zgjedhor i Nikolla Gruevkit në Kumanovë 44807
·         Kesh dhe banditë për Gruevskin që të marrin Kumanovën 11400
     
17. Biseda të përgjuara – pjesa 17: Muhabete Prilepi, Konferencë për shtyp – 04.04.2015    
·         Dëgjoni rënien në Prilep: Dënime të majme, rrënime dhe mbyllje të kompanive 56403
·         Me lehtësi kanë ndarë dënime të majme, kanë rrënuar dhe mbyllur kompani në Prilep 15017
     
18. Biseda të përgjuara – pjesa 18: Indian në parlament, Konferencë për shtyp – 06.04.2015    
·         Dëgjoni se si Gruevki ka porositur amnesti për rastet e hagës 100804
·          (Fakte) Zaev: Ra edhe maska më e dëshiruar e “patriotit” Gruevski 15116
     
19. Biseda të përgjuara- pjesa 19: Programi nuklear i Maqedonisë dhe punësimet partiake,Konferencë për shtyp – 08.04.2015    
·         Dëgjoni për lustracione të shenjëruara, shantazhe, banda, krim zgjedhorë në Manastir 59947
·         Fakte për dhunën e Taleskit dhe qeveria e Gruevkit mbi banorët e Manastirit 15510
     
20. Biseda të përgjuara- pjesa 20: Kryeministri punëson “të ledhatuarit”, Konferencë për shtyp – 04.04.2015    
·         Dëgjoni se si Gruevski se disa njerëz ka rrotulluar sitemin shtetëror 50334
·         (Fakte) Zaev: Nuk ka drejtësi, as sistem shtetëror 10613
     
21. Biseda të përgjuara – pjesa 21: Krimet e Ohrit,Konferencë për shtyp-Konferencë për shtyp-06.04.2015    
·         Dëgjoni se si në Ohër për zgjedhje kanë operuar dhe struktura policore 37182
·          (Fakte) Arrestime të porositura, parcela atraktive, krim në Ohër 7788
     
22. Biseda të përgjuara- pjesa 22: Fshehja e pronës dhe shfaqja e urrejtjes,Konferencë për shtyp – 18.04.2015    
·         Paaftësi, ofendiem personale dhe urrejtje të përditshme të ministrave të Gruevkit 78535
·         (Fakte) Dëgjoni se cilët njerëz kanë shkelur në Shtip 7611
     
23. Biseda të përgjuara- pjesa 23 “Marrëveshje” barok, Konferencë për shtyp – 19.04.2015    
·         Gruevski shkatërron Qendrën, urdhëron dhunë, shuplaka, konfrontime fizike 72934
·          (Fakte): Gruevski shkatërron Qendrën, që t’i dalim në mbrojtje GTC-së 7056
     
24. Biseda të përgjuara- pjesa 24: “Bomba” e gazetarëve, Konferencë për shtyp – 22.04.2015    
·         Dëgjoni për redaksinë dhe interesin biznesor të Gruevskit me MRT-në, Ivanovin dhe Stojmenovin 40595
·         Zaev: Gruevski punëson në MRT, ka redaktuar në Sitell dhe Kanal 5, ka shkruar në Veçer 12638
     
25. Biseda të përgjuara- pjesa 25: Qeni i policisë nuk dallon parti, Konferencë për shtyp- 23.04.2015    
·         Dëgjoni: E vërteta për Vizaris, Sopotin, urgjencat e Trajkovskit dhe Ilijas 79332
·         (Fakte): Miliona ka Ivona, Gruevski dhe Mijallkov kanë gjykuar për Sopotin 12025
     
26. Biseda të përgjuara-pjesa 26: Tregti me vota. Konferencë për shtyp- 25.04.2015    
·         Dëgjoni se si Gruevski ka bërë pazar me BDI-në për Ligjin për branitellat… 53171
·         Gruevski porosit pazare me BDI-në për Ligjin për branitellat 5023
     
27. Biseda të përgjuara – Pjesa 27: Inspektim në DSK, Konferencë për shtyp – 28.04.2015    
·         Dëgjoni se si Mijallkov dhe Jankulloska kanë siguruar që DSK të përgjojë në Maqedoni 59129
·          Zaev: Ja faktet de DSK ka përgjuar për Nikolla Gruevskin 18495
     
28. Biseda të përgjuara-pjesa 28: DSK/SGS,Konferencë për shtyp – 30.04.2015    
·         Dëgjoni fakte – Mijallkov qëndron pas SGS-së dhe milionave 93130
·         (Fakte): Mijallkov, kushëriri i Gruevskit, qëndron pas SGS-së dhe milionave 8184
     
29. Biseda të përgjuara-pjesa 29: Vrasja e Martinit,Konferencë për shtyp – 05.05.2015    
·          Dëgjoni: Specialisti ka vrarë Marin Neshovskin, Gruevski e ka ditur dhe e ka fshehur 222138
·          Gruevski është munduar që të “vras” të vërtetën për Martin Neshovskin 22617
     
30. Biseda të përgjuara – pjesa 30:  Nikolla Mlladenov, Konferencë për shtyp – 07.05.2015    
·         Dëgjoni: Qeveria e Gruevski ka fshehur informacionet kyçe për vdekjen e Mlladenov 64007
·        (Fakte): Dhjetë arsye për hetimin e vdekjes së Mlladenovit 17327
     
31. Biseda të përgjuara – pjesa 31:  Mercedesi i ri i kryeministrit , Konferencë për shtyp – 13.05.2015    
·         Dëgjoni se si Gruevksi ka ardhur der i te Mercedesi i ëndrrave me 600.000 euro para të popullit 95677
·         Zaev: Nikolla Gruevski qëndron pas të gjithë skandaleve 9058
     
32. Biseda të përgjuara- pjesa 32: Punë VMRO-je,Konferencë për shtyp – 15.05.2015    
·          Dëgjoni: Dhunë monstruoze nga Gruevski dhe bashkëpunëtorët 98688
·          (Fakte) Nikolla Gruevski është kreatori i krizave në Maqedoni 9908
     
33. Biseda të përgjuara – pjesa 33:  Negociatat e emrit, Konferencë për shtyp – 16.05.2015    
·         Dëgjoni: Gruevski fshehurai ka për pazar për emrin, ndërmjetësues ka qenë Mijallkov 113663
·         Zaev: Gruevski fshehtazi ka bërë pazar për emrin, ka ndërmjetësuar Mijallkov 8699
     
34. Biseda të përgjuara- pjesa 34: Deal Oriented, Konferencë për shtyp – 27.05.2015    
·         Dëgjoni pohimin e Gruevskit, për qeverinë e tij thotë: Neve na mungon diçka! 54926
·          Zaev: Do të japim dëshmi se nuk do ta nxjerrim Gruevskin nga Qeveria 8104
     
35. Biseda të përgjuara- pjesa 35: Shkupi barok,Konferencë për shtyp – 29.05.2015    
·         Dëgjoni: Gruevski planifikon Shkupin 2014, rregullon stilin barok, fshinë identitetin kulturorë 34767
·         Mançevski: Vet Nikolla Gruevski qëndron pas krimit të madh të Shkupit 2014 2943
     
36. Biseda të përgjuara – pjesa 36:  Çështja e banesës së ministres, Konferencë për shtyp – 31.05.2015    
·         Dëgjoni se përse Zoran Stavrevski qëndron në Qeverinë e Gruevskit 49832
·        (Fakte) Shigellov: Ka pse Stavrevski qëndroj në Qeverinë e Gruevskit 7676
     
37. Biseda të përgjuara – pjesa 37: Bombë që eksplodoi në heshtje, Konferencë për shtyp-16.06.2015    
·         Zaev: Gruevski ka përgjuar edhe sekorin civil 10558
     
38. Biseda të përgjuara – pjesa 38: Pazari “Çair dhe Tetovë”, konferencë për shtyp – 16.06.2015    
·         Dëgjoni: Biznes, mitmarrje, pazare, mes grupit të ngusht të BDI-së dhe Gruevskit 52044
·         Zaev: Thërrasim të ndershmit e BDI-së që të lëshojnë qeverinë kriminele dhe të mbështetin atë teknike 9250
     

 Gjithsej:

4,100,658

587,844

Informim shtesë: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.