Biseda të përgjuara- pjesa 3: Si u arrestua Lube Boshkovski

Прес конференција на Зоран Заев, претседател на СДСМ во Скопје, (20.02.2015)

Në këtë përmbledhje bisedash dëgjojmë tallje me Lube Boshkovskin, premtim për “trajtimi” të “veçantë ndaj tij në paraburgim, marrëveshje se si të shitet më së miri në mediat e dëgjueshme “suksesi” i pushtetit me arrestimin e kundërshtarit politik”, por edhe tentimet për sabotim të protestave për Luben dhe marrëveshja si të ilustrohet ngjarja me fotografi dhe video materiale.

 

Biseda e parë mes Dragan Pavlloviç-Latas dhe Sasho Muijallkov, fillon me tashmë të njohurën “Alo naçallniçe”. Mijallkov duke qeshur i tregon detaje Latasit për arrestimin e Lube Boshkovskit përpara “Vodenicës” me 6 qershor 2011, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, gjithashtu Mijallkovi “i premton” që Boshkovskin e presin 8 vite burg. Biseda përmban shume fjalë vulgare , me çka Mijallkov premton trajtim të veçantë për Boshkovskin në paraburgim.

Biseda e dytë e presantuar është përsëri në mes bashkëbiseduesve të njëjtë, dhe përsëri fillon me “naçallniçe”, me çka bisedojnë për fluksin e daljes në zgjedhje, në ora pesë e diçka përpara mbylljes së vendvotimeve, dhe për atë se si do të rrjedh situata me rezultatet e votimeve, në ndërkohë Latas parashikon minimum 50 deputet për VMRO-DPMNE-në, ndërsa Mijallkov thot që “për minimum 50 as që bisedon”. Pasetaj bisedojnë çka meriton Lube Boshkovski dhe sa para Mijallkov do të marrë nga paditë. Bisedohet edhe për Branko Crvenkovskin, ndërsa nga fundi Mijallkov tregon që nesër ” do të jetë më mirë”, duke e paralajmëruar Latasin që do flasin sërish dhe do t’i tregoj saktë për çka e ka pas fjalën.

 

ALO LATAS, NË KANAL 5 “TRE HERË MË MIRË”

Edhe biseda e tretë përsëri mes Mijallkovit dhe Latasit, pak më vonë se biseda e parë nga ky set, në të cilën Mijallkov nga Latas kërkon incizime më të mira nga arrestimi në  reportazhet  e Sitelit, duke treguar që Kanal 5 ka qenë “tre herë më mirë”. Mijallkov porosit që ka edhe incizime më të mira, si Boshkovski ri i shtrirë në tokë “si kafshë”, dhe ka urdhëruar për regjim të veçantë kur të burgosurin do ta marrin dhe do ta dërgojnë në gjykatë, që në lajme “të shihet diçka më e bukur”. Latas premton që do të angazhohet që të kryhet porosia.

Biseda që vijon është mes pronarit të Kanal 5, Emil Stojmenov dhe Sasho Mijallkov, nga ku kuptohet që Mijalllkov i ka informuar për arrestimin menjëherë pas zgjedhjeve. Pastaj biseda kthehet nga ” politika redaktuese”- Mijallkov kërkon të dërgohen ekipe të raportuesve para gjykatës dhe kërkon në lajmet e televizionet të lëshohet incizimi i plotë i arrestimit, pa mjegullim. Stojmenov në anën tjetër kërkon të arrestohet edhe Lupço ( sigurisht flet për Lubçe Georgievskin), që t’i bëhet qejfi. Pastaj flasin me fjalë vulgare, me “parashikime” çka do i bëjnë në paraburgim në Shutkë “narkomanët” Lubçes. gjithashtu ato tallen edhe me Velija Ramkovskin dhe televizionin A1.

 

TË THUHET QË LUBE E KA SHITUR EMRIN

Në setin tjetër prej 2 bisedave mes Gordana Jankullovskës dhe Martin Protugjerit, në të parin Protugjer e paralajmëron që nga Prilepi janë nisur 5 autobus, të organizuar nga “komunistët”, për “protestë në përkrahje të Lubes” në Shkup, dhe kërkon autobusët të dërgohen në kontroll teknik, që të ndërpritet udhëtimi,  ndërsa Jankullovska i thotë të mos shqetësohet për këtë punë, dhe se “ata” do ta “rregullojnë”. Në bisedën tjetër telefonike Protugjer kërkon që “të emetohet” një lajm kinse” Kanal 5 e ka hulumtuar”, që Boshkovski “ka folur… që ta shesh emrin, dhe gjëra të tjera”. Jankullovska thotë të pres për këtë deri sa të ngrihet padi penale dhe Boshkovski të futet në paraburgim, dhe pastaj “është tjetër muhabet”. Më pas Protugjerit thotë që nga Boshkovski, gjegjësisht nga partia e tij Të Bashkuar për Maqedoninë, do t’i marrë të gjithë komitetet komunale dhe do ta shkatërroj partinë.  Jankulloska kërkon që të ndërmerret diçka edhe kundër atyre që VMRO-DPMNE-së “ja kanë nxjerr shpirtin gjatë zgjedhjeve”. Ajo përmend njerëz që kanë qenë sigurim i Boshkovskit kur ka qenë ministër në MPB, por edhe të tjerë që kanë qenë në listat zgjedhore të partisë së tij. Vazhdimi i dedikohet “Tomçes” dhe “Biljanës”, por edhe “Natalijës”, por edhe komunistët që “rrinë në konferencat për shtyp me Raden”, ku Jankullovska insiston deri në formim të qeverisë së re të “pastrohen” të gjithë të papërshtatshmit.

 

INCIZIME TË KULTURUARA NGA ARRESTIMI 

Biseda e fundit është konsultim mes ministres Jankullovska dhe zëvendësit për marrëdhënie me publikun, Ivo Kotevski, ku Kotevski e pyet a është dakord të ju jep gazetarëve fotografi nga arrestimi, ndërsa video materialin bien dakord të shpërndajnë vetëm ato pjesë ku janë më pak të dhunshme, për shkak se ka pas incizime ku Boshkovskit i vihet pistoleta në gojë. Pastaj Jankullovska lejon të ju jepen mediumeve incizime si Boshkovskin e shtrinë në asfalt, që edhe për Kotevskin është “e kulturuar”. Në fund të bisedës Kotevski e informon Jankullovsën që  nga Telma e kanë pyetur për fëmijën e vrarë në qendër ( vrasjen e Martin Neshkovskit, ku i quajnë gazetarët idiotë)….

 

Të gjitha “bombat” i gjeni këtu.

 

Konferencë për shtyp e Zoran Zaevit, kryetar i LSDM-së, Shkup (20.02.2015)

 

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.