Biseda të përgjuara – pjesa 6: „Ne jemi të çmendur. Ne harxhojmë për çokollata a nuk kemi bukë në shtëpi”

Ministrat të nevrikosur për harxhimet e çmendura.

 

Përmbledhja e bisedave në mes ministrave Jankulloska dhe Stavrevski zbulojnë se sa edhe ata vet janë të pakënaqur nga qeverisja e VMRO-DMNE dhe partneri i koalicionit. Prej tyre kuptojmë edhe për krime të funksionarëve të ndryshëm të pushtetit dhe për atë se sa harxhimet e kanë “tharë” buxhetin e shtetit.

 

Të gjithë bisedat nga ky set janë në mes Gordana Jankulloskës dhe Zoran Stavrevskit, e gjithë kjo në kontekst të harxhimeve të paarsyeshme të pushtetit dhe problemet e buxhetit.

Në bisedën e parë Stavrevski i tregon Jankulloskës. “300 milion pagova për autobusët, tashmë paguaj për herë të dytë, një herë 700 milion pagova, a e din çka do të thotë të paguash një miliard në një muaj”… Thotë që të hyrat janë katastrofale, dhe e lodhur Goranin (Trajkovskin) ngase askush nuk paguan, të “kaloj ajo e “fiskaleve”, “Goran është ec e gënjej i tëri”. Të gjithë do të premtoj, asgjë nuk do të bëj”, thotë Stavrevski.

 

SIKUR NË DRU TI MBLIDHJA PARATË…

Pastaj ankohet që vazhdimisht ndjehet sikur bisedon me një grup idiotësh- gjegjësisht shumë harxhohet, a para nuk ka. Thotë që borxhet janë gjithmonë e më të mëdha “100 herë i kam thënë, se nuk shkon më kështu. Mjaft është, ja qifsha nënën”, vazhdimisht dalin disa shuma të reja për të cilat duhet të ndahen mjete, kjo është e pamundur të bëhet “a në dru t’i mbledh paratë….nuk mund kështu më, nuk durohet, thotë Stavrevski, duke vazhduar se ” Shumë e më shumë futemi në borxh”. Jankulloska thotë se “janë të krisur deri në pa vetëdije” dhe “vetëm po bëhen gjëra megalomane”.

Në bisedën në vijim flasin për shkurtimin e buxhetit, me ç’rast Stavrevski thotë që është bosh. “Unë nuk mund ta mbyll buxhetin. Do të thotë, duhet të jap dorëheqje si ministër i financave”, thotë Stavrevski. Jankulloska tregon se me shkurtimin  e buxhetit, me shërbimet komunale janë në nivelin zero dhe as rrymë, as telefonat më nuk mund t’i paguajnë deri në fund, dhe kërkon si zgjedhje më e mirë të shkurtohen pagat. Stavrevski tërheq vërejtjen që kjo nuk është çështje që ne dy duhet ta bisedojmë këtu por patjetër duhet të bisedohet në qeveri, ndërsa Jankullovska përsëri insiston në qëndrimin e vet se duhet të shkurtohen pagat në vend të harxhimeve komunale, nga se EVN-ja i kërcënohet MPB-së që do ta ndaloj rrymën elektrike për shkak se nuk është paguar. Sipas Jankulloskës nuk është tragjedi në një kohë krize të shkurtohen pagat për 5% ose 10%, por tragjedi thotë Stavrevski është se në kulturë harxhohen 5 % e buxhetit. Jankulloska thekson se edhe ministria e saj nuk ka harxhime si disa të tjera, pikërisht “shëndetësia shpall prokurime për fushatë, për, nuk di çka , për video materiale”. Kultura jep 260 mijë euro për një video”….

 

NGRITJE PLUHURI DHE “PUNË ROMËSH”

Në bisedë më pas Stavrevski ankohet për vështirësitë që i ka me rebalancimin, dhe duhet artificialisht,” të fry të ardhura”, dhe pastaj dikush do t’i bëj probleme të ndryshme, “për pluhurin e hedhur” nuk ka para. Jankulloska i përgjigjet që me shkurtimet bëhet “punë ciganësh”, shkurtojmë nga 2 nga 3 milion, a në të njëjtën kohë kopertinat e librave bëhen me ar. Stavrevski ndërlidhet në bisedë duke thënë që ca njerëz që  i tregojnë për disa punë plotësuese që i kërkon Gruevski, ai ka porositur edhe 100 fotografi për Muzeun Arkeologjik…. dhe thotë se nuk dinë a është ai i çmendur apo të tjerët janë të çmendur. Jankulloska  duke ilustruar sa e keqe është gjendja, në disa pjesë të MPB-së, thotë se me rindërtimin e stacionit policor policët ishin tepër të kënaqur ngase janë vendos pllaka në tualete dhe dritaret të cilat mbyllen, si dhe që ato vetë i kanë “thënë” se flenë në krevat të hekurt me batanije të ish APJ-së.

 

PLAN PREJ 300-400 MILION EUROSH PËR PËRMENDORET DHE  NDËRTESAT

Edhe biseda e radhës është e mbushur me pakënaqësi nga Stavrevski dhe Jankulloska për mënyrën se si harxhohen paratë, por edhe me lëvizjet që i bën VMRO-DPMNE. Stavrevski thotë që duhet të blihet ajo që është e nevojshme, dhe të mos bëhet gjithçka, të mos ndërtohen përmendore dhe ndërtesa, me ç’rast Jankulloska rikujton që për këtë punë është bërë plan që kushton 300-400 milion euro.

Ajo më pas sqaron që atë ditë ka qenë e preokupuar me Qendrën, ndërsa Stavrevski thotë: “çfarë bëjmë atje, çmenduri të madhe jemi duke bërë, duke thënë që po bëhen biseda të kota që “nuk e kanë humbur dhe do ta shkatërrojnë”, duke paralajmëruar dhe pas një kohe do të shihet se gjithçka ka qenë gabim. Jankulloska tregon që i është paraqitur Orav të reagoj për atë se si ka vepruar policia në protestën dhe bllokadat në komunën qendër, me çrast ajo i ka thënë që policia “ka reaguar pak, “ama duket sa është ora…”, i thotë Jankulloska Stavrevskit. Në anën tjetër ai thotë që situata do të jetë “si rasti i Erdoganit, do të ju plas filmi, do të thonë vazhdimisht prodhoni probleme”. “Nuk mund gjithmonë të kemi të drejtë” thotë Stavrevski, ndërsa Jankulloska sqaron që euro ambasadori ka qenë shumë i nevrikosur dhe ka paralajmëruar që ajo që e bëjmë është gjëja e fundit që i duhet kësaj qeverie për momentin.

 

MË VINTE TË MAR TELEFONIN DHE T’JA THEJ NË KOKË

Në bisedën që vijon Stavrevski thotë se është shpifur edhe nga zgjedhjet edhe nga gjithçka, dhe se mbrëmë shumë është nervozuar nga mesazhi që e ka marrë dhe ka menduar “të marr telefonin dhe të ja thyej në kokë”. Thotë se “ai” i detyron të bëjnë punë të paligjshme- atë, “Milen dhe Vlladon” gjegjësisht të nënshkruajnë me kinezët, a Vllado dhe Mile nuk duan të nënshkruajnë, ndërsa Stavrevski duhet të shërbej si ndërmjetësues mes tyre dhe “tij”, pastaj tregon si e ka kthyer ai mesazhin dhe se ka marrë përgjigje ironike se “të tre janë ekspertët juridik “, gjegjësisht “diçka më dërdëlloi atje..”. “Edhe të mos kemi të drejtë, a është kjo mënyrë e komunikimit me tre bashkëpunëtor tuaj: Nuk mund të ja kthesh njeriut ashtu! Mesazh i çmendur… njeri që humbur kontaktin me realitetin”, komenton Stavrevski. Në fund të bisedës sqarohet çka është dashtë të nënshkruhet- marrëveshje me kompani kinezësh e cila do të ndërtoj rrugë, ama pa prokurim adekuat, me çka edhe Jankulloska thotë  që nuk mundet ashtu.

Biseda e radhës është përshkrim i bisedës mes Stavrevskit dhe “Shefit” për diçka që e ka kritikuar Orav gjegjësisht “ai kopili”, ai ka thënë që mjetet  IPA nuk do të mund të përdoren dhe faji do të jetë i ministrisë së financave dhe mjedisit jetësor, me ç’rast Stavrevski nxjerr përfundim që Orav është “katundar”, ndërsa Jankulloska thotë që është “i frustruar”. Stavrevski është i pakënaqur edhe për atë që i ofrojnë përkrahje buxhetore prej 20 milionësh, ndërsa kërkojnë që “t’i futen në kupolë dhe të gërmojnë” për borxhe të mbetura.

 

U NERVOZOVA ME KOPILIN NGA MANASTIRI…

Në bisedën më pas Stavrevski tregon se është nervozuar shumë me “kopilin nga Manastiri, Vllado Talevski”, sepse ka bërë skandal me marrëveshjen udhëtarëve. Thotë që është bërë marrëveshje me “Transkop”, “i korruptuar deri në asht”, me çmim për nxënës 10 herë më të lartë nga realja, gjegjësisht nga çmimet e kohës kur është realizuar biseda, i cili më vonë pas presionit nga opozita në Kuvendin e komunës, është anuluar dhe është shkruar prokurim i ri në të cilin janë paraqitur transportues privat, të cilët më pas ofrojnë çmime 10, pesë, tre herë më të vogla në krahasim me marrëveshjen me “Transkop”. Më pas Talevski, thotë Stavrevski, me përkrahje nga Koce kërkon nëpërmjet ZELC Financa të i mbuloj  borxhet ndaj Transkop dhe ndaj transportuesve privat deri në vitin 2010. Jankulloska konstaton që Koce jep përkrahje të gjithë punëve të  zeza. Stavrevski shpjegon që njerëzit e tij që i ka dërguar në komunën e Manastirit kanë zbuluar që  llogaria ka para për të mbyllur pjesën kryesore nga borxhi, ndërsa Talevski nuk e bën një gjë të tillë por i bën shtypje Pançes (Karlev) ndërsa më pas ka dhënë deklaratë që Ministritë e Arsimit dhe Financave i kanë dhënë pak para dhe i ka lëshuar transportuesit në konferencë për shtyp….

Në bisedën në vijim, Stavrevski tregon për qortimin që e ka pas me sipas të gjitha gjasave, ne Gruevskin, i cili e ka pyetur “pse e ka qortuar” Danen (Kuzmanovski), me ç’rast në bisedën me Jankulloskën, Stavrevski shpjegon si e ka qortuar Danen, dhe ky i fundit më pas është ankuar te shumë të tjerë, Stavrevski është i nevrikosur që pas kthimit prej Turqie në vend të prioriteteve të shtetit (Gruevski?) e ka pyetur për Danen, dhe për faktin që gjithmonë mbanë qëndrimin se tjetri ka të drejtë, dhe nuk i mbështet “ata”.

 

ABE, PËR ÇKA NUK KEMI BORXH?

Biseda në vijim është plot neveri nga Stavrevski për shkak se, me siguri Gruevski, nuk vinë kur duhet dhe nuk ri deri kur është e nevojshme, njerëzit presin, edhe për shkakun se ai ka qenë shumë i shqetësuar që “nuk ka nxehje qendrore Valentina Bozhinovska”, Stavrevski thotë që probleme me shërbimet komunale kanë të gjithë institucionet. Më pas ai dhe Jankulloska bisedojnë për pagat e pa paguara në MPB  dhe për faktin që “ai” nuk shqetësohet për këtë fakt, dhe  zbulon që nëse i ngelen borxh kompanisë “Beton”, të Vase Donevskit, menjëherë i vijnë mesazhe. “Abe, kujt nuk i kemi borxh be vëlla?”, thotë Stavrevski duke thënë që situata është e neveritshme  dhe që “Në Qeveri i vjen të vjell”.

Në bisedën e fundit mes Jankulloskës dhe Stavrevskit, përmendët që “ata”, siç thonë “komunistët” janë të çmendur, ndërsa Stavrevski thotë që vazhdimisht shtohen harxhime të reja dhe detyrime, që asnjë shtet normal, as “Amerika” nuk do t’i duronte. Ata komentojnë që vazhdimisht vijnë ide të reja çfarë të bëhet në vazhdim, me ç’rast konstatojnë “Ne jemi të çmendur. Kjo që e bëjmë është jo normale. Ne harxhojmë për çokollata a nuk kemi bukë në shtëpi, këtë po bëjmë ne”.

 

 

Të gjithë „bombat“ janë  këtu.

Konferencë për shtyp nga Zoran Zaev, lider i LSDM-së, Shkup (02.03.2015)

 

Pas kësaj konference për shtyp të Zaevit, në konferencë për shtyp doli Zoran Stavreski i cili komentoi një pjesë të materialeve të përgjaura.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.