Biseda të përgjuara – pjesa 4: Коmunist, gazetarë dhe dokumentare për luftën maqedonase!

Me në dokumentarë, të kalojnë të gjitha. Foto: Muzeu i luftës nacional çlirimtare Maqedonase

Bisedat nga kjo përmbledhje qartë tregojnë cilët gazetarë pushteti i llogarit si të tyre, që nëse je ministër mund të urdhërosh çfarë të shfaqet në lajme, ndërsa kryeredaktori vetëm pranon sugjerime. Dëgjojmë që nëse ndonjë gazetar nga mediumet e “afërta” fillon të “ankohet” mund ta paguaj, si dhe sa pronarët e televizioneve nacionale “përfitojnë”. Në fund kuptojmë se si nga qeveria rrjedhin para për ato që ja bëjnë qejfin.

 

Protugjer dhe Jankulloska në bisedën e parë nga pjesa e  katërt bisedojnë si të organizojnë gazetarët nga mediumet të afërta me pushtetin që t’i informojnë për rastin “Telekom”, gjatë bisedës ata i përcaktojnë gazetarët të cilët do të jenë pjesë e këtij informimi. Bisedën e mbyllin me shaka, duke folur për “Cacin”.

Në vijim është një bisedë në mes Latasit dhe ministres Kamçevska-Milevska, në të cilën ajo reagon për shkak se nga Siteli nuk është realizuar diçka siç e ka porositur ajo, ndërsa Latas thotë që nga VMRO-DPMNE dhe nga kryeministri e teprojnë me porositë (për reportazhe), në lajmet e Sitelit nga 12 raportime madje 7 kanë qenë porosi. Për këtë shkak, thotë krye redaktori i televizionit “lajmet e Sitellit janë të shpifura, propagandë e VMRO-DPMNE-së”. Gjithsesi, Latas e pranon porosinë e re për lajmin e ditës.

Pastaj vijon biseda e Jankullovskës dhe zëvendësit të saj Ivo Koteski për Lipe nga MTV, e cila ka dashur të realizoj një emision, dhe e ka bezdis Baçanovin. Jankullovska  thotë që Lipe nëse vazhdon me këtë ritëm mund edhe të fluturoj nga MTV-ja.

 

GORANI “I BËN TË GJITHA”

Biseda e radhës është në mes miqve Latas dhe Mijallko, ku në fillim polemizojnë për terminin më të përshtatshëm të Lajmeve të Sitelit, me ç’rast drejtori i DSK-së thotë se Gorani, pronari dhe drejtor i Sitelit “ha” 2 milion euro në vjet përkrahje, për këtë Latas i përgjigjet që edhe nëse i merr Gorani, “ata i ka merituar” për dallim nga Kanal 5. Krye redaktori i Sitelit më pas shton se Kanal 5 “nuk është prezent në asnjë moment kritik, ata janë të kujdesshëm, të kulturuar. Mijallkovi nga kjo nevrikoset dhe thotë që ai e kryen “punën e pistë” dhe e rregullon Velijën, ndërsa ” dikush lëshon 9 orë program zbavitës dhe e shton shikueshmërinë në mes të kampanjës zgjedhore”.

Në bisedën e radhësh me Jankullovskën, Mijallkov pyet nëse ka telefonuar Sergjani, ajo përgjigjet që janë marrë vesh me të, por “atje ka qenë ndonjë komuniste e cila e shtynë punën, pas kësaj Mijallkov porosit që ajo të mos brengoset për tre gazetat e atij grupimi, ngase gjithçka do të rregullohet. Jankullovska e rikujton se ato duhet t’i “tregojnë” atij grupimi, pas së cilës Miallkovi thekson se Jankullovska do të  ketë kontakte për komunikim të drejtpërdrejtë dhe thotë që ajo të mos merakoset, edhe pse atje “nuk kanë pushtet, do të merret për pak ditë dhe do të rregullohet edhe kjo”.

 

MILE, PAGUAN EDHE PËR LUFTËN MAQEDONASE PËR LIRI DHE PAVARËSI

Biseda e fundit mes Gruevskit dhe Janakievskit. Kryeministri reagon tek ministri që AEK të transferoj para për dokumentarë të cilat i kanë borxh, me ç’rast puna do të kryhet “që nesër”. Madje tregon edhe në çfarë mënyre duhet të lëshohen paratë- “për përgjegjësi shoqërore”. Gruevski porosit që të zgjidhet ndonjë dokumentarë ” i cili është më popullor”, gjegjësisht më së shumti i përgjigjet, dhe përcakton që ai dokumentarë të jetë nga lufta e maqedonase për liri dhe  pavarësi, gjegjësisht parat të transferohen për këtë dokumentarë, ndërsa të jenë në një shumë edhe për të tjerat. Janakievski më pas e tregon edhe shumën – 500.000 euro.

 

Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

Konferencë për shtyp e Zoran Zaevit, kryetar i LSDM-së, (25.02.2015)

 

 

as kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.