Biseda të përgjuara – pjesa 38: Pazari „Çairit dhe Tetovës“

Ortakllëku në qeveri si biznis-ortakllëk! Foto: Radio Evropa e Lirë

 

Маmarrëveshjet mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së janë më të rëndësishme se sa respektimi i ligjit, që të realizohen, ndonjëherë duhet të heshtet dhe të lëshohet pe, ndërsa në anën tjetër mund të përfitohet. Ndërsa ligjet nuk janë të rëndësishme, me rëndësi është përfitimi – për VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në. Si ecin punët me interes të përbashkët kuptojmë nga kjo përmbledhje e fundit nga seria e “E vërteta për Maqedoninë”  publikuar nga LSDM.

 

Kjo përmbledhje e bisedave të përgjuara, e fundit që i publikoi LSDM, pasi fillimit të  bisedimeve në Përzhino, jështë dedikuar siç tha edhe Zaevi, makinacioneve të një grupi të vogël në krye të BDI-së, i cili për kryesisht për interesa personale e mban partinë në qeverinë e Nikolla Gruevskit, ka mundësuar nga krime dhe korrupsion deri në sulm të ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut.

Në incizimin e parë dëgjojmë se si lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ” bën biznes” nëpërmjet kryetarit të degës së BDI-së në Çair, Beqir Asani. Ahmeti merret vesh që një biznesmeni t’i shitet një objekt në komunën e Çairit me çmim prej 1.000 euro për metër katror. Si Ahmeti fshihet pas marrëveshjes tregon kërkesa e tij deri te Asani ” Ju do të ju tregoni që do të jetë e vështirë për të më bindur mua”.

 

BETEJA KUNDËR RRËNIMIT

Pastaj dëgjojmë se cilat janë marrëveshjet kur është në pyetje “lëkura politike”. Nga biseda e radhës, nga Gruevski dhe Ahmeti, dëgjojmë që objektet pa leje rrënohen në kundërshtim me ligjin, por sipas marrëveshjes politike, Gruevski kërkon asistim nga Ali Ahmeti në dy ndërtesa në ndërtim në Çair, të cilat duhet të rrënohen si të paligjshme. Investitorët janë tepër të mllefosur dhe janë kërcënuar që nëse vinë deri te rrënimi ajo do të ndikoj politikisht keq për BDI-në. Gruevski kërkon nga Ahmeti që ta qetësoj situatën, ndërsa lideri i BDI-së jep “izën” që të rrënohet objekti para ambasadës së SHBA-së. Por ai objekt ende ekziston. Nga biseda shohim se çaushët i shkelin ligjet dhe veprojnë ashtu siç veprojnë vetëm e vetëm për pikë politike.

Nga biseda në vijim në mes Musa Xhaferit dhe Beqir Asanitm në të cilën të dy bisedojnë të kamufluar dhe me shifra, që tregon se janë në dijeni se bisedat përgjohen, por përsëri nga nervoza harrojnë të mbajnë fshehtësitë. Së pari merren vesh “që ta largojnë budallanë, shokun e Izetit nga Gostivari”, ndërsa Asani i nevrikosur e zbulon emrin dhe thotë që  ai do të jetë “i pari që do të ja q. nënën, për ta vra me kallash, është ai”. Xhaferi e qetëson Asanin…

XHAFERI “TËRHIQET”

Biseda në vijim është përsëri mes këtyre dyve. Dëgjojmë që edhe Xhaferi nuk e ka lehtë të intervenoj te kolegu i tij nga ministria për Transport dhe Lidhje për sa i përket rrënimit. Dëgjojmë që VMRO-DPMNE nëpërmjet Janakieskit e nënçmon partnerin e tij të koalicionit BDI-në, se do të marr leje për ndërtim në sheshin Skënderbe nëse jep pëlqim për rrënimin në Çair. Asani jep porosi të cilën duhet të ja përcjell Janakieskit – “çfarë të nënës kërkon ti atje, sepse nëse futemi në të, nuk dihet ku do të dal”. Xhaferi sërish konstaton që i gjithë shteti ka problem me buxhetin dhe “nuk mund të bëjmë larjen e parave nëpërmjet Çairit dhe Tetovës”. Thotë se nuk duhet të irritojnë qytetarët dhe kërkon nga Asani që menjëherë t’i paraqitet nëse ka ndonjë “muzikë” gjegjësisht problem.

 

SI SHQIPTARËT TË THIRRIN BABË

Biseda e tretë hap edhe një dimension tjetër, prirjet e funksionarëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht të krerëve të tyre. Dëgjojmë që në BDI ka “betejë” në të cilën ka një lidhje më të mirë me kreun e VRMO-DPMNE-së, ndërsa Musa Xhaferi është i ofenduar që është vënë në plan të dytë, ndërsa punët në këtë rast, kanë shkuar në mes shefit të kabinetit të Ahmetit, Artan Grubit. Asani është shumë i nervozuar nga sjellja e aktorëve në rastin e ndërtimeve pa leje, gjegjësisht nga shokët e tij dhe thotë: “Të kam thënë, pa me ja u ç..  nënën shqiptarit, nuk të thotë babë”.

Më pas dëgjojmë si Jankulloska me një bashkëbisedues (Apostoll), dëgjojmë që inspektori ndërtimor për rrënim të objekteve te ambasada e SHBA-ve ka kërkuar asistim policor. Por kjo nuk ka ndodhur, ndërsa në bisedë dëgjojmë që të frikësuar nga problemi, Jankulloska dhe Janakieski janë marr vesh të shtyhet rrënimi “që të mos i kurdisin dhe të protestojnë”. Jankulloska tregon që ndërtesa është e “dikujt nga ata, komandant i BDI-së”.

 

100.000 EURO PËR MIJALLKOVIN

Pastaj Zaev prezantoi transkripton, dhe jo incizime, nga biseda mes Asanit dhe Ahmetit. Në të Asani e sugjeron liderin e BDI-së të i thotë Gruevskit në takimin që do ta kenë, që Mijallkov ka marr 100.000 euro në dorë që të mos e rrëzoj atë objekt. “Nëse të thotë diçka ai, nëse ngre pluhur, ti thuaja atë, kështu është puna, nëse të thotë diçka, lirisht thuaj “i yti ka marrë 100.000 euro për punën në Çair”, nga se ai Sasho Mijallkov i cili ishte drejtor ka marr 100.000 euro, të thash atëherë…”

Pastaj vijojnë biseda të reja nga të cilat dëgjojmë se si funksionarët e BDI-së i realizojnë interesat e ngushta partiake. Bisedat ngrenë dyshimin edhe për një skandal korruptimi, këtë herë me zonën e lirë ekonomike në Tetovë në të cilën është i përzier kreu i BDI-së. Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, tregon se ministri i atëhershëm i ekonomisë, Valon Saraçini ka vendosur që zonën e lirë ekonomike të ja ndaj një kompanie nga Turqia. Grubi habitet si mund ministri i tyre të jep biznesin asaj kompanie, ndërsa të refuzohet oferta tjetër. Ajo ofertë është e një kompanie nga Norvegjia pas së cilës siç dëgjojmë nga vet Grupi,qëndron Hakiu. Ai konsiderohet si një nga financuesit kryesor të BDI-së. Në fund kompania nga Norvegjia e fiton zonën e lirë ekonomike në Tetovë. Si dhe pse, kush dhe në ç’mënyrë ka ndikuar në vendimin e ministrit Valon Saraçini, thotë Zaev në konferencën për shtyp.

 LLOGARIA NË “MEJHANEN” E QEVERISË

Më pas vijon bisedë nga e cila kuptojmë se si BDI dhe VMRO – DPMNE e bënë pazarin për vende në Qeverinë dhe në institucionet shtetërore, si ministrat shqiptar janë të pakënaqur nga ingerencat që i kanë… Bisedohet edhe se kush do ti paraqes problemet në mbledhjen për bashkëpunim të qeverisë. Megjithatë, beteja kryesore është që të merren drejtori që sjellin para, me ç’rast atë “jo fitimprurëset” nënvlerësohen, siç është arsimi ose mbrojtja për shembull. Këtu shihen edhe motivet që politika është motor i “biznesit” për BDI-në. Nga bisedat që vijojnë dëgjojmë edhe lëshimet që i ka bërë BDI-ja në koalicionin qeveritar që të mbetet në qeveri. Për shembull një nga bisedat zbulon që është hedh projekti që Ali Ahmeti e ka promovuar në kampanjën zgjedhore, si për shembull rruga Prizren-Tetovë. Personalisht zëvendës ministër i atëhershëm i Transportit dhe Lidhjeve, Tahir Hani, i tregon Ali Ahmetit që “80 % nga projektet e BDI-së janë hedh nga programi i ministrisë për Transport dhe Lidhje”.

BUJARI, BORISI DHE ” MË SHKA SE SHKIJET”

Në bisedat që vijojnë zbulojmë në çfarë kërcënimesh dhe inspektime ka qenë i eksponuar zëdhënësi Bujar Osmani, nga se tek ai janë vërejtur ambicie për kandidat për kryetar komune në Çair. Dëgjojmë që si nga BDI, në institucionet të cilat i udhëheqin, shkarkojnë dhe kthejnë drejtor sipas nevojës dhe jo sipas ligjit. Dëgjojmë se si pranohet që Universiteti i Tetovës është përplot me kuadro nga BDI, nëpërmjet reagimit të deputetit Xhevat Ademi, i cili ankohet tek Ahmeti që janë larguar njerëzit e tyre.

Pastaj vijon edhe një grup bisedash nga të cilat njoftohemi se Fatmir Besimi kur ishte ministër i Mbrojtjes fshehur është takuar me Boris Tadiqin në Amerikë, si njeri me ndikim në BDI, Musa Xhaferi vet për veten flet se është  “më shka se shkau”. Në fund dëgjojmë edhe ofendime nga kreu i BDI-së për ish kryetarin e Strugës, Ramis Merko.

 

Të gjitha “bombat” i gjeni këtu.

 

Pres konferenca e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, në Shkup, 16.06.2015


 Pas kësaj konference për shtyp, VMRO-DPMNE dhe BDI kanë reaguar me komunikatë për mediat. ( kliku mbi emrin e partisë për të Lexur komunikatat)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.