Biseda të përgjuara– pjesa 33: Negociatat për emrin

Metju Nimic me gazetarët në Greqi: Foto: MPJ-Greqi

 

Si janë zhvilluar negociatat e fshehta për emrin me Greqinë nëpërmjet Sasho Mijallkovit, në të cilat është pranuar një emër i përbërë, ndërsa për këtë janë lënë pas dore bisedat zyrtare nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, ndërsa në bisedat jozyrtare janë përkrahur propozimet greke,e gjithë kjo është vendosur të mbahet në fshehtësi, kuptojmë nga katër bisedat në këtë përmbledhje

 

Kjo përmbledhje e bisedave i paraqet negociatat për emrin të zhvilluara me dyer të mbyllura dhe jashtë procesit negociator. Siç tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, në konferencën për shtyp në të cilën i zbardhi këto biseda, ata janë “tregti nëntokësore në të cilat është i involvuar Nikolla Gruevski, me underground ndërmjetësues të besueshëm për të në Maqedoni dhe ndërmjetësues të besueshëm për të nga fqinji jonë jugor Greqia”. Lideri i opozitës akuzoi se Gruevski ka bërë tregti me emrin Kushtetues të vendit dhe për çështjen e identitetit.

Në bisedën e parë dëgjojmë se negociatori maqedonas Zoran Jolevski i pranon ish ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Milloshovski, që mediatori Nimic është ndjerë i përjashtuar nga procesi nga se nuk ka kontaktuar as me bashkëbiseduesin maqedonas por as edhe me atë grek. Gjithashtu i ka dërguar edhe sms porosi Gruevskit, me çka ka dashur të tregoj që procesi është gjallë.

GRUEVSKI DHE MIJALLKOV KËRKOJNË KËSHILLA NGA MILLOSHOSKI

Vijon biseda mes Antonio Milloshoskit, Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit, gjithsesi të përfshirë në diskutimin tre palësh nëpërmjet interfonit. Dëgjojmë pranimin nga Gruvskit që është “me njeriun që shkon të bisedoj”, ndërsa pastaj dëgjojmë zërin e Mijallkovit, me çka sqaron identitetin. Gruevski i tregon Milloshovskit se një nga biseduesit grek ka ardhur në Maqedoni – ai më i trashi. Dëgjojmë gjithçka çka kanë biseduar – emri të jetë i ndërlikuar, me kllapa, ndërsa greku ka thënë se kjo nuk do të kaloj. Gruevski kërkon mendim nga Milloshoski nëse në negociatat me dyer të mbyllura të propozojnë emër me parashtesën para republikës – a do të jetë e epërme, për shembull, çka për Milloshovskin është punë shterpe, pra është e llogaritur që grekët të jenë ata që do ta refuzojnë. E dyta, nga mendimi i tij është emri të jetë në kllapa, ndërsa grekët në to të vendosin çfarë të duan nga ajo që atëherë janë vënë në tryezën e bisedimeve, ndërsa Maqedonia ta zgjedh atë që do të shkoj përpara, ama të jetë me konotacion politik.

 MIJALLKOV KYÇET

Në këtë bisedë në interfon kyçet edhe Mijallkov, Milloshovski sqarohet – nuk do të prishet Republikë e Maqedonisë në asnjë mënyrë, ndërsa para asaj mund të shkoj një referencë politike – e pavarur, sovrane…. Edhe pse emri i cili do të shkoj pas saj në kllapa do të jetë i komplikuar për opinionin, përsëri thotë ai, emri do të ngelet “i pastër”, ndërsa Maqedonia do të mund të krenohet se emri është seriozisht i ndryshuar dhe se të dy palët kanë “arritur” në diçka që ka qenë e paarritshme më se 20 vite.

Këtu ndërhyn edhe Mijallkov për të theksuar se grekëve u është me rëndësi emër i shkurt i cili do të shfrytëzohet, Milloshovski thotë se nuk duhet të ketë emër të shkurt. Mijallkovi “liciton” me Republikë e Pavarur, Republikë Demokratike… Milloshovski thotë se kjo do t’i ndihmoj Jorgos të arsyetohet para opinionit grek që megjithatë është ndikuar në ndryshimin e emrit, gjegjësisht është arritur emër i përbërë. Gruevski dyshon që në referendumin në Maqedoni  që do ta propozoj emrin e komplikuar ajo do të ngjaj në asgjë. Milloshovski përsëri i rikthehet tezes së tij që në fund me me kllapa, emri dal nga dalë do ta “humb” atë pjesë dhe do të mbetet ajo kryesorja nga emri, me e pavarur, sovrane, ose diçka e ngjashme para Republikës së Maqedonisë, propozon që edhe Mijallkovi të ju thotë grekëve se në pako me ndonjë vendim për emrin e cila do të ju përgjigjet të dy palëve. Maqedonia do ta tërheq edhe padinë në Hag. Vë në dukje se do të ishte mirë të arrihet një vendim i mirë dhe Jorgos Papandreu të mund në Sarajevë të tregoj se problemi me emrin është zgjidhur dhe se të lavdërohet se ka arritur sukses me agjendën e Selanikut.

BRIFINGU I BONEVËS

Pastaj vijon biseda mes Milloshevskit dhe Jolevskit në të cilën ky i dyti e informon ministrin se në bisedime ka theksuar se për Maqedoninë është me rëndësi identiteti, por ajo nuk duhet të jetë në marrëveshje mes dy shteteve, por e garantuar me rezolutë…

Në bisedën e fundit mes Gruevskit dhe Silvana Bonevës, ai tregon se e ka pranuar propozimin grek, dhe Gruevski ka marr përsipër që t’i bindë “njerëzit e tij”, por pastaj greku nuk ka dhënë informacione se pala greke do ta pranoj. “Dy muaj e gjysmë asnjë përgjigje nuk jep, nxirren me krizën botërore. Fule këtë e di, e dinë edhe Rikeri, e dinë të gjithë ata që duhet ta dinë”, thotë Gruevski.

 

Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

Konferencë për shtyp nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Shkup,16.05.2015

 

 

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.