Biseda të përgjuara – pjesa 29: Vrasja e Martinit

Gënjeshtrat për vrasjen nuk u gëlltitën nga dëshmitarët dhe opinioni. Foto: Plusinfo

 Si VMRO-DPMNE nëpërmjet lojtarëve kryesor e ka “menaxhuar” tërë situatën rreth vrasjes së Martin Neshkoskit dhe si është bërë fshehja e të vërtetës nga opinioni kuptojmë nga kjo përmbledhje e bisedave të përgjuara. Në to dëgjojmë edhe çfarë problemesh ka bërë sigurimi i Gruevskit por edhe për atë që vetë Gruevski ka pas informacione por nuk ka ndërmarrë masa urgjente për të sqaruar çështjen

Kjo përmbledhje e bisedave të përgjuara i dedikohet fshehjes të së vërtetës së Martin Neshkovskit nga ana e qeverisë. Pas publikimit të incizimeve me 5 maj vitin e kaluar, ndodhi protesta e madhe e qytetarëve, e cila u ngulfat me brutalitet policor.

“TALENTET” DHE “IDIOTËT”

Tri bisedat e para kanë ndodhur një ditë pas vrasjes. Së pari bisedojnë Jankulloska dhe zëvendësi për marrëdhënie me opinionin, Ivo Koteski. Ai gazetarëve të cilët pyesin për vrasjen e Neshkoskit, i ka quajtur “talent” dhe “idiot”, dhe përfundon qëtërë ky rast është “bisedë e trilluar” e cila “nuk ka lidhje”. Jankulloska dhe Koteski bien në përfundim që nuk duhet të jepet përgjigje për këtë rast një ditë pas zgjedhjeve. “Është ditë e e fitores” thotë Jankulloska. Pastaj ajo bisedon me Martin Protugjerin, shef i kabinetit të Gruevksit, i cili e pyet çfarë përgjigje të jepet për rastin, ndërsa ministrja i thotë se nuk ka pas vrasje, se obduksioni nuk ka konstatuar gjurmë të përdorimit të dhunës dhe se rasti aspak nuk është paraqitur, ndërsa për këtë çështje Kotevski atë ditë ka dhënë deklaratë, dhe do të ju a lë “të vetëve” –  Sitel e Kanal 5. Jankullovska thotë se i vrari Martin Neshkoski “më duket ka qenë narkoman”, për Protugjerin kjo është e mjaftueshme dhe e përfundojnë bisedën.

Pastaj përsëri Koteski dhe Jankulloska bisedojnë për mbikëqyrjen e situatës. Ai thotë se e vetmja gjë që mund të bëj është që të kërkoj që opinioni dhe mediumet “të spekulojnë”, dhe kjo procedurë atij i duket “shumë e shpifur”… Thotë se si të formulohet kjo kërkesë, “Ti nuk do të thuash se nuk janë Alfa. Por të lutem, mos publiko se janë Alfa. Kjo është shumë tepër e pistë…sipas meje”. Pranon se janë në presion dhe thuash se nuk mund të bëjnë identifikim të saktë, dhe pastaj të thuash  si është bërë marrja në pyetje. Thotë se ka kuptuar nga Ivica se obduksioni ka treguar se Neshkovski është goditur “brutalisht”.

 

GAZETARI HULUMTUESE DO TË MË PROMOVOJNË…

Në bisedën në mes Jankulloskës dhe Protugjerit, ajo kërkon që ai ta “përpunoj” Netpresin, e cila bashkë me Geron më së shumti e “trajtojnë temën”. Protugjeri thotë se menjëherë do të intervenoj tek Netpres, nga se “ndoshta mendojnë se tani është rasti të promovojnë gazetari hulumtuese, ama nuk duhet pikërisht në këtë rast”. Transmetomë se çka ka thënë Urko, se vrasësi me siguri ka qenë nga Tigrat, ndërsa Jankulloska thotë se vrasësi “është pak e mundshme të jetë polic, 1 % ka mundësi  të jetë polic, është nga ata të atyre”.

Pastaj në bisedën e Jankulloskës me Sasho Mijallkov, kanë vërtetuar se vrasësi është i “EZM-së”, dhe që Neshkoskin “pa dashje e ka goditur keq dhe ai ka ndërruar jetë”. Thotë se vrasësi, për të cilin opinioni do të njoftohet është Igor Spasov, ka qenë në punë me urdhër verbal. Pastaj Mijallkov thotë se vrasësi është “xhanker”, dhe faji do t’i vishet atij, dhe do të tregoj se vrasja nuk është bërë me paramendim. Biseda zhvillohet para se Kotevski të dal në konferencë për shtyp, ndërsa Mijallkovi i thotë Jankulloskës që për marrëveshjen ta informoj kryeministrin.

Vijon biseda e Jankulloskës me Protugjerin, nga e cila dëgjojmë se të dy e dinë se Martin Neshkoski është “i tyre nga Karposhi”. Ajo habitet si mund Urko (kryesori në sigurimin e Gruevskit) të jap urdhër gojor për sigurimin në njësinë në të cilën nuk është eprorë. Jankulloska pranon që vrasja është nga Tigrat (e ka thyer nga rrahja) Neshkovskin. Protugjeri nevrikoset pse menjëherë nuk është pranuar fatkeqësia, por tani mundohen të nxirren nga situata. Jankulloska nevrikoset se shumë kanë “humbur” nga ky rast, por edhe famë nga arrestimi i Lube Boshkovskit po ju bie poshtë për shkak të kësaj vrasje. Jankulloska thotë se është e brengosur nga shkaku se të gjithë duhet të heshtin dhe askush nuk jep deklarata triumfuese.

Jankulloska dhe Kotevski pastaj merren vesh se si të përgatitet “kundërsulm” ndaj protestave, të angazhohet Aleksandër Biçikliski, i cili “është i afërt me tipa të dyshimtë” të shkoj dhe të ndez qiri për vrasjen e postierit përpara selisë së LSDM-së, ngase ai ka qenë i afërt me gruan e postierit, që “t’i rikujtoj komunistët” se edhe ata kanë vrarë. Jankulloska për vrasësin Spasov thotë se është “idiot mendjelehtë”, që të bësh një gjë të tillë duhet “duhet të kesh trurin e nxjerrë të futur në një kavanoz”. Koteski thotë se kanë dalë mendjelehtë që kanë fshehur dhe nuk kanë reaguar që në ditën e parë.

 

NË MPB KA “DRIDHUR” EDHE SIGURIMI I GRUEVSKIT

Pastaj në bisedën e Jankulloskës dhe Protugjerit dëgjojmë që në MPB ka ekzistuar strukturë paralele e sigurimit e udhëhequr nga sigurimi i Gruevskit, të cilët kanë fshehur, ndërsa sipas Protugjerit, është dashur menjëherë të tregojnë. Urko thotë se ashtu kanë vepruar “që të shohin se çka të bëjnë”. Jankulloska është nervoze se vrasësi deklaron se nuk e ka rrahur Neshkoskin, a trupi i vdekur i të riut ka qenë i “nxirë”. Protugjeri thotë se ka biseduar edhe me Gruevskin dhe se janë marrë vesh që kjo çështje të mbyllet. Jankullsoka thotë se do t’i bëjnë presion Urkos, ndërsa Protugjeri thotë se Gruevski i ka thënë se “shumë gënjejnë”, duke aluduar në sigurimin e tij. Pastaj konstatojnë se edhe Urko i ka mashtruar për atë se si është vrasësi, se ka qenë “shtat madh”, ndërsa Jankulloska thotë se ka qenë “i imët”. Nga biseda dëgjojmë se ku ka punuar Spasov, se më parë është njohur si “Hitler” dhe nuk kanë dashtë të tregojnë se policia speciale ka qenë e angazhuar në sigurimin e vendit, ndërsa Jankulloska konstaton “që edhe më shumë do të zhytemi” duke menduar për MPB-në. Dëgjojmë se “Hitler” duhet të shkoj në burg ngase ka lejuar që pjesëtar i njësisë speciale të jetë i angazhuar nga dikush tjetër, edhe atë në gjendje civile. Protugjeri propozon një vendim Solomon që të thuhet se vrasësi ka qenë në mënyrë private në manifestim, ndërsa Jankulloska thotë se kjo nuk është e mundur nga se është thënë publikisht se ka qenë i angazhuar me urdhër verbal.

Në bisedën e Jankulloskës me Koteskin, ai është dëshpëruar që nuk kanë dal menjëherë me variantin e parë, ngase me atë që kanë bërë, janë zhytur edhe më shumë dhe veç është e qartë se kanë gënjyer. Thotë se Spasov “shtiret si budalla”, deklaron që nuk është ai dhe nuk është paraqitur. Thotë se në gjyq kanë vetëm pranim pa asnjë provë. Koteski thotë se në këtë skandal, u ka ndihmuar Siteli, i cili “shtyn”, por edhe “të tjerët bëjnë diçka, andej këndej”… Ai potencon që nëse del se Spasov nuk është vrasësi, se i ka bërë “majmun”, se nuk ka bazë për “denoncim”, që mediumet që nuk e mbrojnë qeverinë nuk kanë argumente. Jankullovska e përshkruan edhe pranimin e Spasovit si kaotik, duke thënë se i ka ndryshuar disa detaje… Dëgjojmë se në MPB nuk ka shënim zyrtarë për pranim, a patjetër është dashtë të përgatitet një i tillë. Jankulloska zbulon se si janë përgatitur gënjeshtrat të cilat duhet të plasohen në Sitel, se Neshkoski ka vjedhur pije nga bari… Llatasi e ka thënë këtë, ndërsa Jankulloska thotë se plasim9 i kësaj variante është budallaki.

 

 I THIRRUR NË TELEFON NGA KUMANOVA..

Pastaj Jankulloska me Koteskin bisedojnë për fshehjen plotësuese të së vërtetës, ai propozon që t’i ndihmohet Spasovit dhe të mohohet pranimi se ka qenë në detyrë me urdhër verbal. Kotevski thotë se në këtë tentim mund të ndihmoj edhe fakti se urdhri ka qenë verbal, ndërsa në evidencën zyrtare nuk ka dëshmi se ai është thirrur. Pastaj ,në fakt e tregon të vërtetën se Urko i është paraqitur viktimës në telefon, dhe se ai në mënyrë zyrtare ka qenë në detyrë zyrtare në Kumanovë, ku është dashur të jetë deri në ora 10 në mbrëmje.

Në fund nga kjo përmbledhje vërtetohet se sa Gruevski ka qenë i përfshirë në skandalin e fshehjes së këtij rasti. E ka ditur se Urko i ka gënjyer për vrasjen, a më parë shumë herë ka dashur ta ndryshoj  nga funksioni, ngase Urko “gënjen si cigan”. Dëgjojmë se “komunistëve” një punë ju ka ikur nga vëmendja, ndërsa ajo ka qenë thelbësore – se njësia speciale nuk ka të drejtë të vihet ne detyrë me urdhër gojor”. Në këtë bisedë Gruevski e udhëzon Jankulloskën që të jap deklaratë se vrasësi nuk ka lidhje me sigurimin e kryeministrit, se është i Tigrave dhe të theksoj se vrasësi është nxjerrë para gjyqit. E gjithë kjo si tentativë që të fshihet krimi i qeverisë – fshehja e vrasjes që në fillim….

Të gjitha “bombat” i gjeni këtu.

 

Konferencë për shtyp nga Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së në Shkup, (05.05.2015)

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Your email address will not be published.