Biseda të përgjuara – pjesa 28: DSK/SGS

VMRO-DPMNE e "angazhuar" në Kavadarc. Mijallkov i shqetësuar për SGS-në. Foto: Skrinshot

Në Kavadar VMRO-DPMNE ka bë presion ndaj kompanive dhe qytetarëve që të votohet për to ose të sponsorizohet partia, votimi i anëtarëve të partisë është realizuar nën kontroll të fuqishëm, dëgjojmë nga këto biseda. Dëgjojmë që ka edhe pakënaqësi tek krerët e komitetit komunal të partisë nga lista e këshilltarëve që është realizuar në Shkup, por edhe për atë q[ krerët e partisë ka siguruar privilegje dhe biznese për njerëzit e tyre. Dëgjojmë nga disa biseda që Sasho Mijallkov është njeriu që qëndron pas kompanisë SGS.

Gjatë prezantimit të kësaj përmbledhje të bisedave të përgjuara, të dedikuara kryesisht për Kavadarcin, Zoran Gjorgjiev, kryetar i LSDM-së në rajonin e Kavadarcit, përveç provave për keqpërdorim të kompanive private në Kavadarc për qëllime partiake të VMRO-DPMNE-së, prezantoi edhe incizime si dëshmi për atë se kush në fakt qëndron pas agjencisë Security Group Service.

HAJDE TË GJITHË, TË THYHET HESHTJA PARAZGJEDHORE!

Në bisedën e parë, mes Mile Janakieskit dhe Aleksandër Panov, kryetari i komunës së Kavadarcit, dëgjojmë që komitetet vendore të VMRO-DPMNE-së që janë koordinuar nga kryetari i komunës dhe kanë marr urdhër të vendosin pllakate dhe të shkatërrohen materialet propaganduese në heshtjen parazgjedhore. Pastaj dëgjojmë urdhër që të gjithë nga Komiteti komunal dhe kryetarët edhe kryesia të komiteteve vendore të dalin të votojnë më së voni deri në ora 9, ndërsa pastaj deri në ora 10 të afërmit e tyre, ndërsa më pas të punësuarit partiak. Dëgjojmë që kjo ka qenë praktikë në VMRO-DPMNE.

Pastaj vijon një nga bisedat e këtyre dy bashkëbiseduesve, nga e cila dëgjojmë që problemi i borxhit ndaj vreshtarëve, që ka ardhur si pasoj e shitjes së Vinejës, me ç’rast vreshtarët kanë dal në protesta, është serioze. Pastaj dëgjojmë që Panov thotë që lista e këshilltarëve e VMRO-DPMNE-së së tij ” nuk është e bukur”, gjegjësisht ata që janë të vlefshëm për partinë, sipas tij, janë ulur në pozicione më poshtë, edhe pse shumë janë angazhuar dhe angazhohen për partinë.

KOMPANITË PRIVATE. PRESIONI PARTIAK

Në bisedën e tretë të kësaj përmbledhje, Panov bisedon me Zoran Stavrevskin, i cili e informon kryetarin e komunës që Zoran Zaev do të vij në vizitë në Kavadarc dhe në fabrikën IGM. Stavrevski pyet si mund të organizohet takim me pronarin e fabrikës Geçev, një ditë pas vizitës së Zaevit, “që ta mbulojmë atë që Zaev ka qenë atje”.

Pastaj dëgjojmë dy biseda mes Mile Janakieskit dhe Aleksandër Panov, nga të cilat kuptojmë që kanë “bindur” dhe kanë ushtruar presion ndaj pronarëve të kompanive private që t’i urdhërojnë njerëzit të votojnë për VMRO-DPMNE-në. Pastaj dëgjojmë si pronari i “Kozhuvçanka” “rrugëton”  me VMRO-DPMNE-në shkon nëpër shtëpitë e të punësuarve dhe kërkon që të votojnë për VMRO-DPMNE-në, pasi më herët është betuar se do të punoj për VMRO-DPMNE-në në zgjedhje.

PËR NJERËZIT “TANË” PARCELA SIPAS RREGULLAVE “TONA”

Vijojnë tre biseda në mes Vllatko Mijallkovit dhe Kire Shopev, i cili, siç tha Zoran Gjorgjiev në konferencën për shtyp, është biznesmen i njohur, i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pronar i 1/3 të tokës në Rosoman. Mijallkov kërkon nga Shopov ndihmë për objektet në pronësi të ARM-së në Kavadarc ,që hapësirat t’i marr një mik i tij i afërt. Në njërin nga tre bisedat kuptojmë dhe që i interesuari mund t’i marr çelësat që të futet në objekt, edhe përpara se të jetë dhënë vendimi për marrjen e pronësisë. Në bisedën e fundit nga kjo përmbledhje dëgjojmë konfirmim që krye shefi i policisë së Kavadarcit është vendosur nëpërmjet linjave partiake të VMRO-DPMNE-së.

Pastaj vijon bisedë e Janakieskit dhe Panovit. Vetëm dy ditë përpara rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, Panov e informon Janakieskin që ka dhënë dorëheqje nga funksioni në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale. Me këtë arrin konfirmimi për dorëheqjen, për të cilën opinioni nuk u njoftua. Në bisedën e dytë, mes Janakieskit dhe Martin Protugjerit zbulohet që personalisht ai ka dhënë urdhër kërkesa për dorëheqjen e Panovit të fshihet, që opinioni mos ta kuptoj.

SASHO MIJALLKOV ËSHTË “ZOT” NË “SGS”

Pastaj vijon një bisedë në të cilën kuptojmë shumë gjëra për SGS-në. Në bisedën e parë dëgjojmë se si Sasho Mijallkov, drejtor i DSK-së, në bisedë me Sllobodan Nikollovski-Coben, një nga njerëzit kryesor të Agjencisë, është përkujdesur që SGS të fitoj një tender për sigurimin e një numri të madh të institucioneve dhe kompanive shtetërore në të cilat shteti i menaxhon. Mijallkov i tregon Nkollovskit që ka kontaktuar me Zoran Konjovskin të ja jep Nikollovskit dokumentacionin e prokurimit, siç thotë Mijallkov “të përgatitet strategjia”.

Në bisedën e dytë, dy bashkëbisedues koordinohen për çmimet që SGS duhet t’i pranoj në marrëveshjen me T-mobile. Mijallkov urdhëron  ” të jetë më pak fleksibil , dhe të luaj më fortë”, por e gjithë kjo të bëhet në koordinim me drejtorin kryesor të T-Mobile Maqedoni, Zharko Llukovski, Nikollovski kërkon nga Llukovski të i telefonojnë për t’i konfirmuar që mund të qëndrojnë në atë çmim. Në bisedën e tretë Mijallkov informon që ka biseduar me Zharko Llukovskin që të kontrolloj deri ku mund të shkohet me çmimin, por për shkak të dallimit kohor pritet përgjigje.

Në këtë bisedë e kuptojmë që Mijallkov qëndron pas SGS-së, që shihet nga vendimi se çfarë veturash do të blej SGS dhe nga ku. Në të njëjtën bisedë, Mijallkov konfirmon që edhe miqtë e tij nga operatori Albafon do të duhet të nënshkruajnë kontratë me SGS-në. Për t’u realizuar kjo marrëveshje duhet ndryshime në marrëveshjen me Telekom. Mijallkov thotë se do të flas me Zharko Llukovskin a mund të bëhen ndryshime të tilla me T-mobilen që SGS të mund të realizoj edhe këtë kontratë. Biseda e fundit nga kjo përmbledhje tregon që Mijallkov bën marrëveshje edhe për tender të tjerë për SGS-në përmes ministrave të tjerë të Gruevskit.

NË KOMPANINË PARTIAKE PUNËSOHEN ” TË DËGJUESHMIT” E BDI-SË

Në vazhdim dëgjojmë biseda të cilat tregojnë që Mijallkov mund të caktoj kush do të punësohet në SGS dhe kush do të përzihet, si dhe konfirmim që kjo agjenci punon për interesa partiak të VMRO-DPMNE-së. Në bisedën e parë nga kjo përmbledhje, Musa Xhaferi nga BDI reagon ngase në agjencinë SGS ka të punësuar anëtar të PDSH-së. Mijallkov thotë që të gjithë do të jenë të BDI-së nëse duhet, “vetëm mi jepni emrat dhe do të hiqen”. Në bisedën e radhës dëgjojmë që emrat e personave “të papërshtatshëm” nga PDSH janë dorëzuar, por dëgjojmë që Beqo ka dashur që të hiqet dikush me të cilin ka qenë në zënkë të rëndë familjare, për këtë arsye e ka prezantuar si anëtar të PDSH-së. Dëgjojmë që edhe VMRO-DPMNE patjetër të siguroj punësime në SGS për anëtarët e BDI-së, që BDI të ju siguroj vota VMRO-DPMNE-së “Kjo është interes i madh partiak” thotë Mijallkov.

BIZNESI PRIVAT “SHTYHET” NGA ZYRËN E SHEFIT TË DSK-SË

Pastaj dëgjojmë që Mijallkov është marr vesh për takim në SGS me biznesmen nga një shtet fqinj – në zyrën e tij në DSK. Mijallkov është angazhuar që ta mbroj imazhin e SGS-së, kështu që reagon tek Dejan Mitrovski – Urko nga sigurimi i Gruevskit, për kërcënimet që i ka bërë, dhe ato kanë shkuar deri te veshët “e SDS-it”

Pastaj dëgjojmë si interesohet për intervenimin e SGS-së në Vodno, te vendi ndërtimit, si definohet çfarë do të bëhet me çështjen e veturave të SGS-së, interesohet për problemin e “Mashinopromet”… që e gjitha tregon që dëshiron të jetë i informuar çfarë bëhet në ndërmarrje, çka edhe do të ishte e pritshme nga pronari ose kontrolluesi kryesor në emër të VMRO-DPMNE-së…

 

Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

 

 Konferencë për shtyp nga Zoran Gjorgjiev, kryetar i KK LSDM- Kacadarc, 30.04.2015, 30.04.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

 

.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Your email address will not be published.