Biseda të përgjuara – pjesa 27: Mbikëqyrje në DSK

Përgjimi është mbrojtur edhe nëpërmjet parlamentit. Fotomontazha: Vërtetmatësi

Kjo përmbledhje bisedash ofron fakte të reja për përgjimet nga DSK dhe për mundësitë teknike që i përmban kjo drejtori. Dëgjojmë që mund të lokalizohet çdo celular. Dëgjojmë se si krerët e DSK-së dhe MPB-së përkujdesen për kontrollet që komisioni parlamentar do të mund t’i bëj, kështu që Ligji për ndjekje të komunikimeve sipas nevojave “rregullohet”. Dëgjojmë që situata në DSK nuk është e mirë…

Bisedat e përgjuara që u prezantuan në këtë konferencë për shtyp, sipas liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, tregojnë në Maqedonia është zhvilluar një operacion i paligjshëm përgjimi i përmasave të mëdha. Sipas Zaevit, një gjë e tillë është bërë nëpërmjet sistemit për ndjekje të komunikimeve në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) pranë MPB-së së Republikës së Maqedonisë. Lideri i LSDM-së tha që ai ka më shume se 100.000 biseda dhe transkripto, rreth 18.000 SMS porosi, dhe bëhet fjalë për material pët më shumë se 12.000 numra të ndryshëm telefonik. Ai prezantoi edhe evidenca për persona të ndjekur dhe përgjuar sipas numrave të tyre të telefonit.

MPB MUND TË LOKALIZOJ ÇDO CELULAR

Në bisedën e parë të prezantuar dëgjojmë pohim nga ministrja e atëhershme për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloska, që me pajisjet e MPB-së mund të lokalizohet çfarëdo numri telefoni. Pastaj nga biseda e saj me shefin e shefit të atëhershëm të Zyrës për Sigurim Publik, Lubço Todorovskin- Radnikin, dëgjojmë edhe një konfirmim për atë që, Radniki thotë se ndiqen njerëzit të cilët janë në paraburgim shtëpiak, a shkojnë “nëpër spitale”,

Në bisedën e saj me Sasho Mijallkovin, drejtor i DSK-së, parashtron pyetjen nëse është mirë të promovohet qendër për ndjekjen e komunikimeve, kur ” ne themi, nuk kemi incizime, nuk kemi këtë, nuk kemi atë, a promovojmë kështu Qendre”.

PARLAMENTIT TË MOS I JEPET “ÇELËSI”

Pastaj vijon biseda e Gordana Jankulloskës me Trajko Veljanoskin dhe Jankulloskës me drejtorin e DSK-së, Mijallkov, se si angazhohen në përgatitjen e kornizës ligjore për DSK-në që të mos mund të futet Komisioni Parlamentar i obliguar për mbikëqyrjen e punës së  DSK-së dhe Agjencisë për Kundërzbulim. Kjo ka ndodhur në shtator të  vitit 2012, tha Zaev në konferencën për shtyp. Mijllkovfrikohet edhe nga ajo që ligji për ndjekjen e komunikimeve të mos hap mundësi që Komisioni “të hyj dhe të zgjat 12 muaj” dhe pyet si është e paraparë kjo me ligj. Jankulloska i thotë se mund të hyj vetëm në rast se me kohë paralajmërohet dhe më parë është paraparë afati. Mijallkov thotë se më mirë është për DSK-në që sa ma pak kjo çështje të parashihet me ligj.

Jankulloska me Veljanoski i diskutojnë cilat janë saktësisht kërkesat e LSDM-së për Komisionin dhe si mund të sillet DSK. Jankulloska për të njëjtën temë flet me Nikolla Poposkin dhe Mitko Çavkov. Jankulloska ,Çavkovit i thotë  që VMRO-DPMNE kërkon që nga propozim ligji të fshihet paragrafi për mbikëqyrje pa paralajmërim.

DSK NDIHMON PËR TË PASTRUAR LLOGARITË

Pastaj nga biseda e Mijallkovit me pronarin e televizionit Kanal 5, Emil Stojmenov, dëgjojmë se është e mjaftueshme të thuhet vetëm numri i telefonit, që ” blutë” të ndihmojnë që problemi  Stojmenovit të ” rregullohet”.

Pastaj nga Mijallkov dëgjojmë sa të punësuar ka kërkuar ai për DSK-në, pse operativa është zmadhuar, që ata njerëz patjetër duhet të trajnohen për përdorimin e pajisjeve nga Izraeli. Njerëzit që duhet të ndiqen, gjegjësisht ata të orientuar me opozitën, Mijallkovi i quan ” gjallesa”. Thotë se DSK-së i duhen shumë njerëz ” për partinë” duke ju referuar VMRO-DPMNE-së.

 

Тë gjithë bombat i gjeni këtu.

Konferencë për shtyp nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Shkup, 28.04.2015

 

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Your email address will not be published.