Biseda të përgjuara – pjesa 26: Tregti me vota
Disa nga krimet e fshehta të VMRO-DPMNE-së në Gostivar zbulohen në këtë përmbledhje të “bombave”. Përveç kësaj dëgjojmë edhe për atë se si Mijallkov dhe Jankullovska i quajnë shqiptarët, si VMRO-DPMNE ka bërë listë të keqe për zgjedhjet lokale në Gostivar në vitin 2013. Nga gojët e politikanëve shqiptar nga BDI dëgjojmë si i kanë marrëveshjet me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE.
Bisedat e kësaj përmbledhje në masë të madhe kanë të bëjnë me Gostivarin dhe makinacionet e VMRO-DPMNE-së të cilat e prekin këtë qytet. Në bisedën e parë Vllatko Çingovski drejtori i ELEM-it, kërkon nga Aleksandër Levksovski, drejtor i CHE Gostivar, të siguroj veturë për nevojat partiake të KO të VMRO-DPMNE-së në Gostivar gjatë kohës së regjistrimeve. Mund të jetë çfarëdo veture, edhe me shenja të ELEM-it edhe pa to, madje edhe vetura e sigurimit… Këtu bëhet e qartë se VMRO-DPMNE i keqpërdor mjetet e shtetit për qëllime partiake.
PUNËSONI VETËM NJERËZIT TONË
Në bisedën e dytë kuptojmë se për punësimet që bëhen në HC “Mavrovo” , siç shpjegoi në konferencën për shtyp, Bllagojçe Tërpeski, kryetar i bazës së LSDM-së – Gostivar. Punësohen njerëz me dirigjime partiake- ” jo pse janë të bukur”, bile edhe kur nuk ka ku të punojnë. Në bisedën e tretë, mes Vllatko Çingovskit dhe Oner Jakuposkit, drejtor i Parkut Nacional Mavrovë, zbulohet se si për kryetar i komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së kërkohet punë më e mirë, por ka edhe rikujtim në cilën- shkallë duhet të arrij urdhri për punësime partiake.
Pastaj dëgjojmë edhe bisedën e Nikolla Gruevskit dhe Mile Janaliesklit në të cilën Gruevski urdhëron që të gjendet mënyrë që Radio Gostivarin ta marr ndonjë nga Unioni i Forcave të Reja (UFR) të VMRO-DPMNE-së.
“AMAN- MË SHUMË SHQIPTAR SE MAQEDONAS!”
Vijojnë dy biseda mes Vllatko Çingovskit dhe Sasho Akimovskit, deputet dhe kryetar i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Gostivar. Në bisedën e parë dëgjojmë se si “konkurrohet” dhe si bëhet pranimi i kuadrove partiake në VMRO-DPMNE, për të cilën, përsëri dëgjojmë që merren vesh dhe “ndahen kuotat” me BDI-në. Kjo deri sa janë te angazhimi i vullnetarëve në institucionet shtetërore. Do të thotë, listën për të zgjedhurit në institucione u dërgohet nga ata të VMRO-DPMNE-së – nuk është e lejuar që zgjedhja të bëhet në vetë institucionin. Në bisedën në vijim Aqimovski ankohet se në listën e vullnetarëve të pranuar, në njësit rajonale të ELEM-it në Gostivar ka më shumë shqiptar se sa maqedonas se kjo do të jetë fundosje për qytetin. Çingoski pranon se janë marrë vesh me BDI-në që nga 150 njerëz 28 të jenë nga BDI-ja. Në fund të bisedës Çingovski e zbulon gjithë të vërtetën- që angazhimi i vullnetarëve është vetëm për periudhën parazgjedhore dhe se pastaj asnjë nga ata nuk do të punësohet.
” FIS I EGËR INDIAN”
Në bisedën që vijon në mes Gordana Jankulloskës dhe Sasho Mijallkovit, dëgjojmë se si ministrja flet për “Indian” dhe “fis i egër” kur flet për shqiptarët.
Pastaj dëgjohen tre biseda lidhur me zgjedhjet lokale. Biseda e parë është në mes Antonio Milloshoskit dhe Farko Dimitrieskit, ish deputet i VMRO-DPMNE-së nga Gostivari. Ai tregon se lista zgjedhore e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së nuk është e mirë dhe se në të nuk janë përfshirë njerëz me autoritet. Në bisedën e dytë në mes bashkëbiseduesve të njëjtë, kuptojmë se si në kohën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013, anëtarët e VMRO-DPMNE-së kanë marr urdhra nga Shkupi, të përcjellë nëpërmjet Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Gostivar, të votojnë për kandidatin e BDI-së, kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Sipas Dimitrieskit, Rufi Osmani, realisht ka pas përparësi në zgjedhjet lokale.
Në bisedën në vijim e cila është në gjuhën shqipe, Fatmir besimi nga BDI e vërteton tregtinë me VMRO-DPMNE-në që anëtarët e VMRO-DPMNE-së të votojnë për kandidatët e BDI-së në Tetovë dhe Gostivar. Besimi thotë që nëse në Tetovë VMRO-DPMNE ka arritur marrëveshje me PDSH-në, ajo parti shqiptare do ta merr pushtetin në qytet. Dëgjojmë se ka pasur marrëveshje që BDI t’i jap votat për VMRO-DPMNE-në në Karposh dhe Veles.
Pastaj vijojnë tetë biseda të cilat i zbulojnë manipulimet e VMRO-DPMNE-së rreth Ligjit për ushtarët e konfliktit të vitit 2001, i cili nuk është miratuar. Në bisedën e parë në mes Nikolla Gruevskit dhe Silvana Bonevës, ai ja shpalos idenë kur ka ra në gjumë – bile janë qortuar me BDI-në që ta lëshojnë Ligjin për ushtarët e konfliktit të vitit 2001 në procedurë parlamentare. Pastaj kuptojmë që motivi për një veprim të tillë është që në të vërtetë ky ligj as mos të sillet, dhe ky moment të “ruhet” për marrëveshje me BDI-në. “Do ta ruajmë dhe do të presim momentin kur atyre do të ju duhet ndonjë punë e madhe të cilën ashtu ashtu ne do duhet ta plotësojmë” thotë Gruevski.
Në bisedën në vijim, në mes Gruevskit dhe Jankulloskës, tregon se përcjellja e propozim ligjit në parlament më shumë ka “efekt për opinionin”, ndërsa Gruevski kalkulon sa të ketë rritje në pjesën financiare, që me atë të arrihet një reagim i ashpër dhe kundërshtim nga LSDM-ja. Me fjalë të tjera, të bëhet çdo gjë që ligji i VMRO-DPMNE-së të mos votohet. Pastaj në bisedën e tretë, Jankulloska përfundon që mund të ndodh që edhe ligji të kaloj në parlament, për çka propozon konsultim tek Trajko Veljanoski. Dëgjojmë se është realisht e mundshme që ligji të kaloj, për shkak të përkrahjes së LSDM-së dhe partive më të vogla, por ky nuk është plani i VMRO-DPMNE-së.
Në bisedat në vijim në mes Sasho Mijallkovit dhe Musa Xhaferit, sërish zbulohet marrëveshja në mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që ligji të dërgohet në parlament, por asnjëherë të mos miratohet.
NË “SITELL” TË HUTUAR
Pastaj dëgjojmë bisedën e pronarit të televizionit Sitel dhe redaktorit përgjegjës, në të cilën të dy janë të befasuar nga veprimet e VMRO-DPMNE-së që të tërhiqet ligji dhe pastaj ta lëshoj në procedurë të shpejtuar. Dëgjojmë se të dy janë të bindur se ajo çfarë po bëhet me vendosjen e përmendoreve nuk ka asnjë efekt, gjegjësisht askush nuk i është bërë qejfi. Pastaj Llatasi i lajmërohet Martin Protugjerit se “çdo gjë është nën kontroll” dhe se “ligji nuk do të arrij deri në votim”. Nga ajo që e thotë Protugjer shohim se tërheqja e ligjit nga procedura parlamentare dhe paraqitja përsëri në procedurë të shpejtuar, në të vërtetë është pjesë e manipulimeve të VMRO-DOMNE-së, që të t’i pamundësohet LSDM-së që ta paraqes Ligjin e njëjtë për miratim në procedurë të përshpejtuar. Pastaj Llatasi i paraqitet Goran Jovanovit, që t’i tregoj se nga Protugjeri i është premtuar se puna është “nën kontroll”. Megjithatë, përsëri ai është i brengosur…
Të gjithë bombat i gjeni këtu.
Konferencë e Bllagojçe Trpeskit, kryetar i KO LSDM-Gostivar 25.04.2015
Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari