Biseda të përgjuara – pjesa 23: “Marrëveshje” baroku

Edhe Alek Teranova është frikuar nga shkallët spanjolle. Foto: Skrinshot

Në bisedat më poshtë dëgjojmë për të dhunshmit e VMRO-DPMNE-së që kanë thyer shtabe zgjedhore të partisë opozitare, por edhe si “gatuhet” projekti 2014, si Gruevski ndryshon pamje të objekteve, sa është i nxehtë që të ndërtohen shkallët Spanjolle në bulevardin Maqedonia në Shkup, por edhe çfarë i përgatit pushteti Andrej Zhernovskit- personalisht Gruevski porosit shuplaka për kryetarin e komunës Qendër.

 

Kjo përmbledhje bisedash u prezantua një javë para referendumit në Komunën Qendër për rruajtjen e autenticitetit të QTQ-së dhe përmban disa incizime të cilat u shfaqën në konferenca për shtyp më herët.

Në bisedën e parë, atëherë ministre Gordana Jankulloska i tregon Martin Protugjerit që anëtar të VMRO-DPMNE-së, kanë thyer shtabe të BM-së të Lube Boshkovskit, ajo publikisht është nxjerrë që nuk mund t’i gjejnë të dyshuarit, por kërkon që Protugjer t’i “rregullon” personave që e kanë kryer shkeljen.

GRUEVSKI NË ROLIN E ARKITEKTIT

Katër bisedat e radhës janë nga Shkupi 2014. Në bisedat e Nikolla Gruevskit dhe Mile Jnakieskit kuptojmë si është shitur një parcelë në qendër të qytetit, si e ndryshon pamjen e objekteve të planifikuara, si Gruevski me biznesmenin grek Kondominis merret vesh për pamjen e Shtëpisë së Oficerëve. Dëgjojmë si i thirr “shokët” e tij- Ali Baba.. Dëgjojmë sa Gruevski “lufton” për gjelbërimin.

Pastaj të dy bisedojnë për “marrëveshjen” për Shkallët kontroverse spanjolle në qendrën Maqedonia, për atë se çfarë shumash janë në lojë në të dy variantet. Gruevski është pak i frikësuar të mos fillohet me trendin negativ, sepse investitori i interesuar “e dimë nga cili shtet vinë”…. Thotë tjetër është nëse ndërton afër Vardarit dhe nën Kala… Në fund kuptuam  qëndrimet e Gruevskit ndaj artit -investitori i interesuar është artist, që do të thotë “patjetër duhet të jetë i dhënë për barokun”. Pastaj kuptojmë si luhet loja me Alek Teranova, i cili nuk ka dash të shpejtoi “të mos duket se unë gjithçka aplaudoj. që gjithë qendrën e marrim ne”. Pastaj dëgjojmë për Zhermondin francez i cili ka dash të blej të gjithë QTQ-në dhe është shëtitur brenda saj…

PËR ZHERNVOVSKIN TRE SHUPLAKA

Vijon bisedë në të cilën Janakieski e informon bashkëbiseduesin për veprimin e kryetarit të komunës Qendër, Zhenrovski, i cili nuk i pranoi PDU-të e reja sipas merakut të Gruevskit. Më pas dëgjojmë për planin e krizës të cilin e përgatit Jankieski dhe Gruevski pas veprimit të Zhernovskit.

Në fund dëgjojmë si Gruevski porosit që qytetarët t’i futen Zhernovskit, “dhe një qytetar të shkoj dhe të ja fut tre goditje, të forta. dhe të dal nga aty”…. Janakieski thotë që tashmë përgatit “protestë”, ndërsa Gruevski porosit të përgatiten edhe Martini dhe Sule, “nga nesër të godasim”. Gruevski përsëri i “porosit” grushtet, dhe thotë se nuk ka arsye për shqetësim- për shkak se nuk do të ketë lëndime të rënda dhe nuk do të ketë bazë për vepër penale, vetëm për shkelje… Gjatë rrugës urdhëron edhe këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të dalin me akuza në konferenca për shtyp dhe të bërtasin…

 

Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

 

 Konferencë për shtyp e Sashe Bogdanoviq, kryetar i KK LSDM-Qendër Shkup, 19.04.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.