BIRN Kosovë: Lajm i rremë për të akuzuarën për vrasjen e Ivanoviç, Silvana Arsoviç është gjallë

BIRN Kosovë ka analizuar një lajm të publikuar në portalin Indeksonlajn në lidhje me pretendimin për vdekje të dyshimtë të Silvana Arsoviç, ish-sekretare politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviç dhe e akuzuar së bashku me pesë persona të tjerë për vrasjen e Ivanoviçit.

Në lidhje me rastin, KALLXO.com kontaktoi edhe Prokurorin Special Sylë Hoxha, i cili ka akuzuar Arsoviç dhe pesë persona të tjerë për vrasjen e Oliver Ivanoviç, ai lajmin këtë lajm e quajti të pavërtetë. Hoxha gjithashtu theksoi që është informuar nga kryeprokurori i Mitrovicës që e akuzuara ishte shtruar në spital për shkak të komplikimeve shëndetësore, por është gjallë, nuk ka vdekur.

Më herët, KALLXO.com raportoi se Silvana Arsoviç ishte shtrirë në spital për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe shtrëngimeve të gjoksit. Me këtë arsyetim, lajmi në fjalë vlerësohet si gënjeshtër, gjegjësisht e pavërtetë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.