BIRN Кosovë: Tërmeti i parashikuar në rrjetet sociale ka qenë lajm i rremë

 

Rrjetit Ballkani për Gazetari Hulumtuese në Kosovë (BIRN) ka analizuar informacionin nga e ashtuquajtura Kompania Shkencore Natyrore për tërmet potencial në Kosovë,  publikuar në rrjetet social me 28 nëntor. Sipas këtij informacioni pritej tërmet në orën 2 pas mesnatës me intensitet prej 7,2 në Detin Adriatik, ndërsa i njëjti në Kosovë do të dëgjohet me intensitet prej 6,6 shkallë.

KALLXO.com që të verifikojë këtë informacion ka kontaktuar drejtorin e Institutit Seizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, i cili këto informacione i cilësoi të rrejshme dhe propagandë dhe theksoi se institucionet që ndjekin tërmetet nuk kanë pajisje që të mund të parashikojnë lokacionin, madhësinë dhe kohën e tërmetit.

Me këtë arsyetim informacioni i përmendet u vlerësuar si i pavërtetë. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.