BIRN Kosovë: Kosova ende pa sigurime shëndetësore
Ministri aktual i shëndetësisë në Kosovë, Uran Ismaili, në disa raste premtoi se do të vendos në funksion Fondin për sigurim shëndetësor për qytetarët në Kosovë. Më saktë, ai deklaroi se në vitin 2019 është viti i sigurimit shëndetësor dhe kjo ka qenë prioritet i Ministrisë të cilën ai e udhëheq.
Birn Kosovë verifikoi këtë premtim të Ismaili dhe konstaton se Kosova përfundon edhe këtë vit pa Fondin për sigurim shëndetësor. Edhe përkrah faktit se ministri Ismaili, shpalli vitin 2019 si vit i sigurimit shëndetësor, Fondi për sigurim shëndetësor të qytetarëve në Kosovë akoma nuk është në funksion, ndërsa të njëjtin premtim ministri e shtyu edhe për një vit.
Sipas BIRN Kosovë katër ministra deri më tani kanë premtuar Fondin për sigurim shëndetësor, por asnjëri prej tyre nuk arriti të realizojë atë që premtuan.
Duke pasur parasysh këtë verifikim. BIRN Kosovë premtimin e përmendur të ministrit Ismaili e vlerësoi si të parealizuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari