Bill Gates asnjëherë nuk ka thënë se 700,000 njerëz mund të jenë viktima të vaksinave

Принтскрин видео

Postimi në Facebook, i cili është viral në mediat sociale këto ditë, përhap informacione të rreme për bashkëthemeluesin e Microsoft Bill Gates, duke nënkuptuar se ai “pret 700,000 vdekje si rezultat i vaksinimit“. Multi-miliarderi, i cili investon në zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave të koronavirusit, nuk e ka thënë kurrë këtë. Në një intervistë për CNBC më 9 prill të vitit të kaluar, ai ripohoi përpjekjet e tij për të gjetur vaksinë të sigurt që do të ishte efektive për të moshuarit, pa efekte anësore dhe vetëm në mënyrë hipotetike deklaroi se nëse ka efekte anësore në një në 10,000, potencialisht kjo mund të godasë 700,000 njerëz. Ai kurrë nuk tha se efektet anësore do të ishin fatale, siç thuhet në postim, i cili nxit fushatën kundër vaksinave dhe mund të ketë ndikim negativ në procesin e vaksinimit.

 

Recensojmë postiminFacebook, i cili manipulon informacionin e vjetër dhe të pasaktë në lidhje me Bill Gates dhe “kinse deklaratën e tij” se ai pret 700,000 viktima si rezultat i vaksinimit. Njoftimi është viral dhe tashmë ka 221 shpërndarje, shkon në favor të fushatës kundër vaksinave dhe shkakton frikë dhe panik në publik se vaksinat janë të dëmshme dhe efektet anësore mund të jenë fatale. Postimi po vihet në kontekstin aktual, edhe pse tituj të ngjashëm ishin në qendër të vëmendjes korrikun e kaluar, pas intervistës së Bill Gates me CNBC, të cilat tashmë janë konsideruar të rreme dhe të pasakta nga disa kontrollues të pavarur të fakteve.

EKSPLODIM I BILL GATES: Pres 700,000 vdekje si rezultat i vaksinimit kundër Covid, thuhet në postimin e publikuar.

Postimi shoqërohet me një fotografi të multimiliarderit amerikan dhe duket si një lajm i marrë nga mediat, i datës 16 mars 2021, megjithëse autori nuk vendosi link me tekstin origjinal, e as informacion me të njëjtin titull nuk mund të gjendet në ndonjë nga mediat në Maqedoni.

Por, pavarësisht nga konteksti kohor, pretendime të tilla janë të rreme. As në mars të këtij viti dhe as në 9 prill të vitit të kaluar, në intervistë për CNBC, pas së cilës artikuj të tillë u bënë viral, Bill Gates nuk tha se vaksinat do të ishin fatale për 700,000 njerëz.

Intervista është dhënë në periudhë kur vaksinat ende nuk ishin zhvilluar dhe miratuar plotësisht, ndërsa në të flet për pandeminë e koronavirusit dhe përpjekjet e tij për të ndihmuar në prodhimin e vaksinës. Gates diskuton rëndësinë e zhvillimit të vaksinave që nuk do të kenë pasoja të dëmshme dhe do të jenë efektive për të gjithë, përfshirë popullatën e moshuar. Duke iu përgjigjur pyetjes së kohës së kërkuar për zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave dhe efekteve anësore të mundshme, ai vetëm në mënyrë ilustrative dhe hipotetike jep një numër njerëzish në botë të cilët ndoshta mund të përjetojnë efekte anësore.

Nuk duhet të kemi pritshmëri joreale. Efektiviteti i vaksinave tek të moshuarit është sfidë e vërtetë. Tani është e qartë se ne kemi nevojë për një vaksinë që funksionon tek të moshuarit, të cilët janë në rrezikun më të lartë nga kovidi, dhe një vaksinë të zgjeruar që do të funksionojë tek ata, pa efekte anësore. Nëse kemi efekte anësore në një në 10,000, do të prekë 700,000 njerëz, tha Gates në intervistën për CNBC.

Ai përdor numrin 700,000 vetëm teorikisht për të treguar se sa e rëndësishme është krijimi i një vaksine që do të jetë efektive për të moshuarit pa efekte anësore. Gates vetëm thekson se ato mund të prekin potencialisht 700,000 njerëz, por në asnjë moment ai nuk thotë se këto efekte anësore do të jenë fatale dhe do të shkaktojnë dëme të përhershme.

Pra, të kuptosh vërtet sigurinë në shkallë gjigante midis të gjitha moshave – shtatzënave, meshkujve, femrave, kequshqyerjes, sëmundjeve shoqëruese ekzistuese – është shumë, shumë e vështirë …, thotë bashkëthemeluesi i “Microsoft” në intervistë.

Bill Gates, një përkrahës i vaksinimit kundër kovidit, i cili investon mbi 300 milion dollarë përmes Fondacionit Bill & Melinda Gates në luftën ndaj koronavirusit, shpesh është lidhur me teori të ndryshme konspirative që ai i quan “të çuditshme“. Gates beson se ky keqinformim është i rrezikshëm dhe mund të dekurajojë shumë njerëz që të vaksinohen.

Pretendimet se ai pranon se vaksinat do të vrasin 700,000 njerëz janë përshkruar si të rreme që vitin e kaluar nga AP News, AFP dhe disa kontrollues të fakteve në të gjithë botën.

Për shkak të të gjitha argumenteve dhe faktet e përshkruara më lart, ne e konsiderojmë postimin të jetë i rremë dhe i pasaktë, i cili synon të nxisë fushatën kundër vaksinave dhe të fusë frikën dhe pasigurinë tek njerëzit, veçanërisht në këtë periudhë të ndjeshme të rritjes së shpejtë të infeksioneve të reja dhe protestave kundër masave të fundit kufizuese për të pavaksinuarit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.