Biljana Beliçanec – Aleksiq
Biljana Beliçanec – Aleksiq është kryetarja aktuale e Komunës së Kisella Vodës. Ajo është aktore teatri, televizioni dhe filmi.
JETA PRIVATE
Ka lindur me 25 korrik të vitit 1973 në Shkup. Bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve. Vajza e TV moderatorit dhe udhëheqësit të manifestimeve, Simon Beliçanec.
ARSIMIMI
Në vitin 1994 ka diplomuar së aktorja më e re e Fakultetit dramatik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup.
KARRIERA
Pas diplomimit në vitin 1994 u punësua në Teatrin Popullor “Vojdan Çernodrinski” në Prilep, ku ka luajtur rolet kryesore për të cilat më vonë ka fituar shpërblime dhe mirënjohje. Në vitin 1997 është punësuar në Teatrin e Dramës – Shkup. Ka realizuar një numër të madh të roleve kryesore dhe dytësore në më shumë projekte të teatrit në Teatrin e Dramës dhe në institucione dhe projekte të tjera.
Është fituese e çmimit për realizim të aktrimit për rolin e Znj. Martin në shfaqjen “Prima Dona tullace”, çmimin “13 Nëntori” në qytetin e Prilepit për pjesëmarrjen dhe prurjet në kulturë, çmimin për aktor të ri në Festivalin e MES Sarajevë viti 2000. Në vitin 2009 ka fituar çmimin për rolin kryesor femër në festivalin teatror “Vojdan Çernodrinski” për shfaqjen “Kinegonda në Karlalend” dhe në vitin 2012 për rolin Sara në “Qentë gjenetik”.
Fituese e mirënjohjes “Nëna Terezë” në vitin 2012.
Është parë në opinion për shkak të sinkronizimit të maqedonishtes në disa seriale turke, ndërsa populli ia dha nofkën “Hyrem”, pas sinkronizimit të personazhit Hyrem Sulltan në serialin turk “I madhërishmi”.
KARRIERA POLITIKE
Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, si kandidat i VMRO DPMNE-së, ajo u zgjodh kryetare e re e Komunës së Kisella Vodës.
BURIME
Ueb-faqja e kandidatit për kryetar komune Biljana Beliçanec – Aleksiq – Biografia
Komplete – Ekziston një arsye e mirë se përse jemi ata që jemi – Biljana Beliçanec Aleksiq
(26.05.2012) 10pa10 – Në 10pa10 me Biljana Beliçanec – Aleksiq
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari