Besimtarët e grumbulluar në Strugë shkelën një sërë dispozitash ligjore, ku është përgjegjësia?

Foto: Printscreen (video)

Liturgjia tradicionale kishtare e cila u mbajt në Strugë shkaktoi reagime të institucioneve dhe opinionit, sepse qindra qytetarë u mblodhën nëpër rrugët e Strugës duke shkelur të gjithë masat qeveritare kundër shpërndarjes së virusit Kovid-19. Në një situatë të tillë, parashtrohet pyetja se cilët norma ligjore janë shkelur dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi? 

 

Shkruan: Vllatko Stojanovski 

Organizuesi i ngjarjes – tempulli “Shën Gerogij”, pretendoi se kisha disa ditë para i ka përgatitur besimtarët ndryshe ta shënojnë ngjarjen dhe më pas kanë thirrur të pranishmit që të ju mirëmbahen masave të qeverisë. Por, fotografitë e publikuar dhe incizimet dëshmojnë se të pranishmit nuk kanë mbajtur distancën përderisa klerikët nëpër qytetet i mbanin ikonat e shenjta. Po ashtu, numri më i madh prej tyre as nuk mbajtën pajisjen e nevojshme për mbrojte.

Qeveria si trup kolektiv vlerësoi se rasti paraqet një mosrespektim serioz dhe shkelje të ndalesave dhe urdhëroi Ministrinë për Punë të Brendshme të zbulojë kush mban përgjegjësi dhe të kallëzojë sanksione. Ministri për Punë t Brendshme, Naqe Çulev pranoi se ngjarje nuk ka qenë mirë e organizuar, duke sqaruar se përfaqësuesit e policisë kanë vepruar për ndalimin e grupimit të qytetarëve, përderisa gjatë kohës së ngjarjes nuk kanë mundur të intervenojnë sepse kanë rrezikuar reagimin e ashpër të besimtarëve dhe eskalimin e situatës.

KUSHTETUA KUFIZON GRUMBULLIMIN PUBLIKË NË GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME 

Që kur ishte aktuale masa për implementimin e orës policore gjatë festave të Pashkëve, në opinion u hap debati nëse shteti mund të kufizojë praktik e lirë të religjionit? Në këtë kontekst, Neni 19 i Kushtetutës garanton “sigurinë e përkatësisë fetare” dhe “shprehjen e lirë dhe publik, individuale ose në bashkësi të besimit”. Megjithatë, Neni 54 parasheh se “liritë dhe të drejtat e njerëzve mund të jenë të kufizuara në kohë të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme…”, ndërsa Neni 21 në mënyrë eksplicite ndanë “të drejtë për mbledhje të qetë dhe protesta publik mund të kufizohen në kushte të gjendjes së luftës dhe gjendjes së jashtëzakonshme”. 

Sipas kësaj, Qeveri ka të drejtë kushtetuese që të ndalojë mbledhjet publike, edhe nëse ata kanë karakter fetar. Në këtë drejtim, Qeveria me 20 mars të këtij viti miratoi Dispozitës me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tubime publike në periudhën se sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, e cila qartë dhe pamëdyshje thotë se:

Ndalohet mbajta e tubimeve publike në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. 

Më pas, ky ligj me tubime publike nënkupton se më tepër se 20 qytetarët të tubuar në hapësira të hapura ose të mbyllura për shkak të realizimit të aktiviteteve argëtuese, kulturore, politike, sportive por edhe interesave fetare të qytetarëve.

 

PËRGJEGJËSI PENALE PËR MOSRESPEKTIMIN E MASAVE 

Prej këtu, me ngjarjen janë shkelur edhe masat qeveritare, më saktë dispozitat me fuqi ligjore, mes të cilave ndalesa për tubime të grupeve në vendbanime. Më saktë, Qeveria miratoi dispozitë me të cilën parasheh dënime për qytetarët nëse mblidhen në grup më të madh se 2 persona, si dhe përgjegjësi penale për ato person që mblidhen në grup prej më tepër se 5 persona. Njëkohësisht në përgjegjësinë penale shkruhet edhe për mbajtjen e distancës prej 2 metrash, si dhe për mosmbajtjen e mjeteve mbrojtëse nëpër hapësira të mbyllura, por edhe në hapësira të hapura ku nuk mund të sigurohet largësia mbrojtëse.

Nga ky këndvështrim liturgjia në Strugë nuk është dashur të ndodh për arsye se paraqet grumbullim publik, i cili sipas dispozitave qeveritare, mbi baza të Kushtetutës, është i ndaluar përderisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme. Prej këtu, policia është e detyruar që të zbatojë ligjin (në gjendje të jashtëzakonshme dispozitat qeveritare që kanë fuqi ligjore), nuk është dashur të lejojë tubimin publik dhe është dashur të merren masa kundër organizatorëve, por edhe kundër pjesëmarrësve për shkak të tubimit në grupe më të mëdha se të lejuarat, mos mbajtjen e distancës minimale, dhe mos mbajtjen e mjeteve mbrojtëse. Ashtu që, në situatën që ndodhi tubimin, tani përgjegjësi mban policia.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.