BE-ja dhe NATO-ja nuk e orkestruan Euromaidanin në Ukrainë
Ndryshe nga sa thuhet në postimin që po shqyrtojmë, qytetarët e shteteve sovrane (në rastin e Serbisë dhe Ukrainës) të pakënaqur me disa situata në vendet e tyre të origjinës, e shprehin pakënaqësinë e tyre në protesta. Askush nuk i orkestron ato, por këto janë lëvizje proteste të brendshme që përfshijnë qytetarë të prekur personalisht nga politikat kundër të cilave po demonstrojnë.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook që thotë:
Sot shënohet dita kur #Majdani u #bë #NATO_satanike dhe #BE_pedofile në të cilën të gjithë #SË_BASHKU doni të shkoni, e pra #shkoni dhe mos u #ktheni, fis #i_ndyrë #tradhtarë, tuajt… rastësisht edhe në #KIEV dhe në #BEOGRAD e njëjta #parullë. By the way, le t’ju bëjnë #jashtëqitje në gojë #tëndyrë të gjithëve që i mbështesni #NATO-n_satanike dhe #BE-në_pedofile.
Njoftimi përfshin pamje video të protestuesve në Kiev dhe Beograd.
Nuk është e vërtetë që NATO është një organizatë satanike, as që BE është “pedofile”, dhe aq më pak që NATO dhe BE janë organizatorët e demonstratave në Ukrainë në vitin 2014 dhe atyre në Beograd që janë ende në vazhdim. Protestat e njohura si Euromaidan filluan në nëntor 2013 në Kiev kur presidenti i atëhershëm Viktor Janukoviç refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen e Asociimit me BE-në dhe në vend të kësaj iu afrua Rusisë. Shumë ukrainas dolën në rrugë sepse donin lidhje më të ngushta me BE-në, ishin të pakënaqur me korrupsionin dhe kundërshtuan tendencat autoritare të qeverisë. Protestat zgjatën për disa muaj dhe u përshkallëzuan në dhunë. Në shkurt 2014, Janukoviç u largua nga vendi. Bashkimi Evropian mbështeti reformat demokratike dhe integrimin evropian, dhe politikanët evropianë shprehën publikisht mbështetje për protestat.
Por nuk ka prova që BE-ja i organizoi ose i kontrolloi protestat. Fakti që u brohoritën slogane të ngjashme në dy vendet e ndryshme nuk është provë e protestave që vinin nga e njëjta qendër. Nga ana tjetër, NATO nuk kishte rol të drejtpërdrejtë në protesta, Ukraina nuk ishte anëtare e NATO-s në atë kohë, dhe as protestat nuk ishin zyrtarisht të lidhura me NATO-n. OJQ të shumta, media dhe organizata botërore i paraqesin ngjarjet e Euromaidanit si kryengritjen më të madhe pro-evropiane në historinë e Ukrainës. Protestat u nisën nga qytetarët ukrainas për shkak të vendimeve dhe pakënaqësisë së brendshme politike. Megjithëse vendet perëndimore shprehën mbështetje politike, nuk ka prova të konfirmuara që BE-ja ose NATO i krijuan ose i drejtuan protestat.
E njëjta gjë vlen edhe për protestat në Beograd, pra demonstratat studentore në Serbi – ato lidhen me një situatë të brendshme, ngjarjen tragjike në të cilën humbën jetën 15 persona, kur u shemb tendë e stacionit hekurudhor të Novi Sadit. Që atëherë, studentë nga disa universitete në Serbi kanë protestuar. Në rrugë, kërkohet përgjegjësi politike dhe penale e autoriteteve pas shembjes së tendës së stacionit hekurudhor të Novi Sadit. Përveç studentëve dhe qytetarëve, shumë kompani i janë bashkuar protestave që ende po vazhdojnë në Serbi. Këto protesta janë organizuar nga pakënaqësia e brendshme dhe nuk kanë lidhje me BE-në dhe NATO-n, as Perëndimi nuk është i përfshirë.
NATO dhe BE nuk janë as satanike dhe as pedofile. Vlerat që përfaqëson BE-ja konfirmohen edhe nga legjislacioni, pedofilia është krim në të gjitha vendet e BE-së. Sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, pika 34 thotë se qeveritë duhet të mbrojnë fëmijët nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual, përfshirë nga njerëzit që i detyrojnë fëmijët të bëjnë seks për para, ose që bëjnë foto ose video të papërshtatshme të tyre. Pornografia e fëmijëve është e dënueshme dhe është krim në të gjithë Evropën.
NATO nuk është një organizatë satanike, por më tepër një aleancë mbrojtëse me qëllimin kryesor të mbrojtjes së anëtarëve të saj nga kërcënimet e jashtme. Politikat zyrtare të NATO-s janë se nuk kërkon konfrontim, por megjithatë është e gatshme të mbrojë aleatët e saj. Autoritetet zyrtare në Moskë përdorin gjithashtu termin “Maidani i ri” në lidhje me akuzat për parregullsi zgjedhore në Serbi.
Ndryshe nga ajo që thuhet në postimin që po shqyrtojmë, qytetarët e shteteve sovrane (në rastin e Serbisë dhe Ukrainës) të pakënaqur me disa situata në vendet e tyre të origjinës, shprehin pakënaqësinë e tyre në protesta. Askush nuk i orkestron ato, por këto janë lëvizje proteste vendase që përfshijnë qytetarë të prekur personalisht nga politikat kundër të cilave po demonstrojnë. EU vs Disinfo shkruan se protestat e Euromaidanit nuk janë orkestruar dhe as organizuar nga Perëndimi, por se kjo është dezinformim pro-rus.
Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë botimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari